Ndarja e Kosovës është synim i kahmotshëm i Serbisë nga ideatori Dobrica Qosiq

Ndarja e Kosovës është synim i kahmotshëm i Serbisë nga ideatori Dobrica Qosiq
Ndarja e Kosovës është synim i kahmotshëm i Serbisë nga ideatori Dobrica Qosiq

Skender Mulliqi

  • 04 July 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

U bë luftë hibride kundër Kosovës , nga ndërmjetësit e deritashëm Borrell dhe Lajçak. Po përkrahet një shtet më hipotekë të gjenocidit, po përkrahet një regjim kriminal dhe luftënxitës në rajon i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Gadi në mënyrë të hapur u përkrahë nga Borrel e Lajçak një invazion politik dhe ushtarak serb në veri të Kosovës, për të legjitimuar ndarjën mbi baza etnike, që nuk ka qenë përcaktim i deritashem i faktorit ndërkombëtar.U harrua shumë rasti i terrorizmit shtetëror serb në Banjskë, që u aktualizua më të drejtë në takimin e Brukselit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

-Në mënyrë permanente po bëhët e rrezikshme siuata në rajon, kur fqinjët janë vu në shënjestër të kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë.Madje, asgjë më pak e rrezikshme nuk është situata nga koha e Millosheviqit.Edhe regjimi i Vuçiqit, po dëshiron ta kthen kohën e spastrimeve etnike në republikat e ish-Jugosllavisë.Po synohet të kthehet koha vdekjeve të njerëzve në të gjitha anët dhe krimet brutale . Aleksandër Vuçiq , Sheshel, Nikoliq , Daçiq dhe Vulin janë paradigmë e të keqes .Kurrë nuk bënë të harrohen se si nga Serbia na erdhën historikishtë dhe në luftën e fundit çlirimtare të këqijat më të mëdha njerëzore e materjale.

Nuk duhet harruar gjithashtu se bëhët fjalë për ish ministrin e informimit të kohën e Millosheviqit, i cili për një serb, ka kërkuar kokën e 100 boshnjakëve në Bosnje dhe Hercegovinë.Dhe, presidenti serb edhe pas 35 vitesh të përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, nuk dallohet për asgjë pozitive. Ky me ndihmën e Putinit , është duke bërë hapa të rrezikshëm për realizimin e projektit fashist për Serbi të Madhe.Ndarja e Kosovës është synim i kahmotshem i Serbisë me ideatorin Dobrica Qosiq. Dhe, për qudi në mënyrë shumë tëpa drejtë deri më tash në proces bota perëndimore , mori masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës!Këto janë pa dyshim rënje nën brez të një shteti i cili po dënohet për mos ndëgjueshëshemmeri politike.Kjo është e quditshme për këtë shekull.Një shteti mund ti vihen embargo ekonomike për gjera krejt të tjera, por jo edhe për mos ndëgjueshmeri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbron ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë vendit të vet. Ky po bashkëpunon me Bashkësinë Ndërkombëtare në mënyrë të drejtë e parimore, duke mos shkelë asnjë rregull të marrëdhënjëve ndërkombëtare, dhe duke mos e cenuar asnjë shtet për rreth, dhe as Serbinë , e cila u ka shumë borgj shqiptarëve. U bë luftë hibride kundër Kosovës , nga ndërmjetësit e deritashëm Borrell dhe Lajçak.

Po përkrahet një shtet më hipotekë të gjenocidit, po përkrahet një regjim kriminal dhe luftënxitës në rajon i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Gadi në mënyrë të hapur u përkrahë nga Borrel e Lajçak një invazion politik dhe ushtarak serb në veri të Kosovës, për të legjitimuar ndarjën mbi baza etnike, që nuk ka qenë përcaktim i deritashem i faktorit ndërkombëtar.U harrua shumë rasti I terrorizmit shtetëror serb në Banjskë, që u aktualizua më të drejtë në takimin e Brukselit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.U formua komision hetimi nga BE-ja por deri më tash nuk kemi ndonjë rezultat.Kjo si ka reflektuar Evropa deri më tash në procesin e dialogut, nuk është angazhim për paqe në Ballkan.Kjo është sjellje iracionale. Vuçiqi me mos zbatimin e marrveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, ka treguar së nuk është i interesuar për dialog.Këtë e tregoj edhe takimi trilateral i fundit në Bruksel. Dhe, e kam thënë edhe më herët, se e kan humbur kuptimin bisedimet më Serbinë .

Vuçiqi po kërkon luftë më çdo kusht përmës projektit të “Zajednicës” jo konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.Ne, duhet të krijojmë mekanizma mbrojtës në situatën e krijujar me fajin Vuçiqit dhe të strukturave kriminale serbe në veri, në veprimet e tyre të pa rreshtuara subversive.Kosova po dëshirohet të dobësohet deri në dorëzim, që të gjejnë zbatim planet për ndarjen e veriut të Mitrovicës, me pasuri të madhe nëntokësore dhe në këtë plan është edhe Liqeni i Ujmanit.Këtë të keqe të madhe për Kosovën e ka planifikuar magnati majtist Gjorgj Soros, i cili plan po gjenë përkrahje nga BE-ja, dhe nga amerikani Eskobar.Largimi i tyre nga ndërmjetësit në bisedime Kosovë-Serbi, hapë shtigje për një proces parimor, nëse dëshirohet që të arrihet normalizimi i marrdhënjëve të ndërsjella mbi bazat parimore të pranimit të pavarësisë dypalëshe.Kosova e amputueme, është gadi krejtë e pavlefshme për shqiptarët!Serbia dhe më tutje mbetet si dele e zezë në Ballkan. Pyetja shtrohet seriozisht se deri kur do te vazhdohet keshtu?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".