Hapja e Urës së Ibrit e domosdoshme por me kujdes dhe analiza mikroskopike të situatës së sigurisë dhe politikës me interesa strategjike

Hapja e Urës së Ibrit e domosdoshme por me kujdes dhe analiza  mikroskopike të situatës së sigurisë dhe politikës me interesa strategjike
  • 06 July 2024 - 09:26

Shkruan: Dr Hysni Aliu

Është interes i Perëndimit që Kosova të forcohet, dhe forcimi i Kosovës nuk bëhet me ura që ndajn popujt. Së këndejmi unë besoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më të mirën e mundshme që për hapjen e Urës së Ibrit të dakordohet në mënyrë interne me vendet mike duke bërë pjesën e vetë të punës, duke mos ra në kurthet e vëna nga Serbia me miqtë e saj në Lindje e Perëndim.

Bota është në krizë të madhe, dhe mua po më duket që të gjithë po luftojnë kundër të gjithëve, megjithëse kemi aleanca shtetesh në Lindje e Perëndim që të bëjnë të ndiesh që disa poluftojnë kundër disave, pra Lindja kundër Perëndimit. Hapja e Urës së Ibrit do të thoshte një afrim edhe njerëzor në mes të shqiptarëve dhe sebëve atje. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e frikës që mbretëron nga njëri tjetri, edhepse në fillim frika do të shtohej për shkak të së kaluarës tragjike të atij qyteti, por jo vetëm. Hapja e kësaj ure donë një kujdes mikroskopik për nga preciziteti, sepse çdo gabim në këtë pikë mundë ti kushtoj shtrenjtë Kosovës.

Ditën kur u mbajt takimi i fundit në Bruksel unë thash që ky ishte një takim për tu mar vesh për hapjen e Urës së Ibrit, sepse Perëndimi quditërisht po kërkon që Kosova te marr bekimin e Serbisë për këtë qështje. Ende besoj që ai takim që përfundoj pa takim trepalësh kishte atë qëllim, ku Kosovës i kërkohej të hiqte ndalesën për mallërat serbe e si shpërblim Serbia do lejonte hapjen e Urës së Ibrit, e BE do hiqte sanksionet ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, nuk habitë fakti që pikërisht në këtë fazë po kërkohet edhe hapja e disa pikave tjera kufitare me Serbinë si pjesë e një pakete për hapjen e Urës së Ibrit dhe heqjen e sanksioneve nga BE dhe heqjen e ndalesës për mallërat Serbe në Kosovë.

Edhe deklaratat e Vuçiqit edhe të Petkoviqit kur analizohen thellësisht të qojnënë këtë konkluzion, ku Vuçiq flet për mallërat serbe e Petkoviq për marrëveshjen e kufijve komunal në mes dy mitrovicave e cila sipas tijështë kusht për hapjen e Urës së Ibrit. Edhe takimi i dytë i z. Bislimi me Petkoviqin ishte në këtë funksion. Siq po duket do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ashtu siq u shfytëzuan për qështjen e dinarit serb parase Kosova të merr dritën e gjelbërt për hapjen e kësaj ure. Për dinarin serb patëm 7 takime e për urën të shofim se sa takime do të ketë.

Serbia ka treguar që ka ndërruar doktrinën dhe nuk do pranoj më asnjë marrëveshje e cila vjen si rrjedhjë e vendosjes para aktit të kryer, ashtu siq bëri me dinarin, kështuqë shpresat për marrëveshje në këtë aspekt janë më tepër se iluzioniste.Para disa muajsh kam ndëgjuar edhe një deklaratë të ambasadorit të Francës për Urën e Ibrit ku ai shprehet indirekt ose direkt kundër hapjes së kësaj ure, ndërsa ambasadori gjerman në po të njëjtin vend shprehet pro hapjes së asaj ure.

Kur dihet që Franca është pjesë e kuintit dhe në të njëjtën kohë e përkëdhelë shumë Serbinë, gjasat për një marrëveshje perëndimore për këtë qështje janë të vogla.Se heqja e ndalimit të mallërave serbe po mendohet në Kosovë, sipas mendimit tim flet edhe fakti që z. Kurti në Gjermani po siguron skaner me rreze X të cilët do siguronin një transport të mallërave të sigurt nga Serbia, ku kamionat e ardhur nga atje do skanoheshin në mënyrë që të pengohet futja e armëve nga Serbia, zatën arsyeja e ndalesës së këtyre mallërave nga qeveria ishte pikërisht rrezikimi i sigurisë së Kosovës në veri.Edhe ambasadori amerikan para një kohe foli për lëvizjen e lirë të mallërave porë potencoj qartë edhe sigurinë ndërkufitare si një lloj kushti për këtë lëvizje.

Siq duket edhe heqja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës po kushtëzohet nga vendet mike të Serbisë pikërisht edhe me heqjen e kufizimit për mallërat serbe nga Kosova. Tani si do shkojnë gjërat unë nuk e di, porë jamë i sigurtë që marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë, e as miqtë e Serbisë nuk do tëndërrojnë qëndrimin pa presionin amerikan.

Është interes i Perëndimit që Kosova të forcohet, dhe forcimi i Kosovës nuk bëhet me ura që ndajn popujt. Së këndejmi unë besoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më të mirën e mundshme që për hapjen e Urës së Ibrit të dakordohet në mënyrë interne me vendet mike duke bërë pjesën e vetë të punës, duke mos ra në kurthet e vëna nga Serbia me miqtë e saj në Lindje e Perëndim. Unë besoj që ura i Ibrit duhet të hapet në kordinim me SHBA-të, Britaninëe Madhe dhe Gjermaninë, e mundësisht edhe Italinëe Francën. Duke hapur urën së pari për ambulancat dhe automjetet e policisë dhe zjarrëfikësit, e pastaj pas një kohe 1-2 muaj edhe për makinerit e punës, kamionët shleperët, e gjithë kjo do të shoqërohej me largimin e karabinierëve italian nga ai vend dhe marrja e kontrollit nga njësit e specializuara të policisë së Kosovës së bashku me vëzhguesit e EULEX- it dhe pjestar të KFOR- it amerikan, si siguresa e tretë. Pra një ekspozim gradual edhe i popullatës në dy anët e Ibrit do të ishte rrjedhë logjike edhe sa i përket sigurisë dhe shmangies së euforisë së popullatës së vuajtur, eufori të cilën Serbia do e shfrytëzonte maksimalisht për konflikt.

Besoj shumë që para hapjes së Urës së Ibrit, Komuna e Mitrovicës së jugut duhet të bënë një informin të popullatës e posaqërisht të të rinjëve atje në mënyrë që të shmanget çdo triumfalizëm, apo festë nga jugu në veri, duke ra kështu në kurthat e Serbisë. Duhet të informohet edhe popullata serbe në veri për hapat që do të merren duke ju ofruar edhe atyre ndjenjën e sigurisë, në mënyrë që edhe serbët e veriut ta kuptojnë që për çdo rast atje është Policia e Kosovës dhe KFORI me EULEX- in.Me një fjali për ti thënë të gjithat, hapja e Urës së Ibrit sa ështëçështje e sigurisë edhe më tepër është qështje psikologjike e cila donë punë psikologjike porë edhe punë të vazhdueshme parandaluese të shërbimeve të sigurisë.

E ftoj Qeverinë Kosovës që në këtë qështje në asnjë mënyrë mos të bënë hapa të pakoordinuar sidomos me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Dështimi në këtë çështje do të thoshte dështim i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".