Me politikën ledhatuese të BE-së Serbia nuk do të bindet ta pranon shtetin e Kosovës

Me politikën ledhatuese të  BE-së Serbia nuk do të bindet ta pranon shtetin e Kosovës
Me politikën ledhatuese të  BE-së Serbia nuk do të bindet ta pranon shtetin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 08 July 2024 - 07:58

hkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova është e gatshme të eci në rrugën e normalizimit me shtetin serb. E kundërta është te shteti serb.Serbia nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksmarrëveshjen e Ohrit. Nuk po e pranon shtetin e Kosovës dhe po përgatitë dhe po kryen sulme të rënda, edhe të karakterit terrorist mbi Kosovën. Kur dihet kjo, futja në një thes me shtetin serb të Kosovës është jo e drejtë.

-Bashkimi Evropian ka deklaruar se marrja e granteve dhe intergrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë subjekt varet kryesisht nga proceset demokratike dhe ndërtimi i shtetit ligjor.Garantet dhe kreditë e buta janë të nderlidhura me reformat e përcaktuara nga BE. Ndërsa, ndaj Kosovës dhe Serbisë është dhënë kushti i zbatimit të marrëveshjeve të ndërlidhura dhe zgjidhja e konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë.Afatet e fundit të cilat shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i dorëzojnë në Komisionin Evropian agjendat e reformave në bazë të të cilave do të marrin përkrahje nga fondi i Planit të BE-së për rritje është 24 gushti dhe parat e para pritet të shpërndahen në fund të këtij viti.Këto plane kërkohet të jenë konkrete dhe të dorëzohen me kohë.Këtej, për Kosovën dhe Serbinëështë edhe kushti i zgjidhjes së konfikteve midis tyre. Mos ecja në rrugën e tillëështë e mbyllur ndihma në format e përcaktuara ng BE-ja.Kjo lidhje është jo e drejtë.Kosova është e gatshme të eci në rrugën e normalizimit me shtetin serb.

E kundërta është te shteti serb.Serbia nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksmarrëveshjen e Ohrit. Nuk po e pranon shtetin e Kosovës dhe po përgatitë dhe po kryen sulme të rënda, edhe të karakterit terrorist mbi Kosovën.Kur dihet kjo, futja në një thes me shtetin serb të Kosovës është jo e drejtë.Kosova nuk mundë ta detyroj shtetin serb në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Serbia po tregon qartë se nuk e njeh Kosovën në shtet. Asnjëherë nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë.

Pra, nuk është e drejtë ndërlidhja e procesit integrues të Kosovës me shtetin serb.Kosova nuk ka përgjegjësi.

Mjetet prej 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardëeuro kredi nga viti 2024 deri në vitin 2027 janë shuma të mëdha. Me to pretendon BE ta shtyej Ballkanin Perëndimor në reformim.Por,përkundër kësaj, BE i ka dhënë në të kaluarën miliona Euro shtetit serb. Nuk e ka ndërlidhur këtë ndihmë me procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.Kështu do të veproj edhe më teje BE. Pa e ndryshuar këtë qasje dhe pa e ndarë nga Serbia shtetin e Kosovës nuk tërhiqet shteti serb nga pikësynimi i ripushtimit të Kosovës.Këtë e ka të përcaktuar në Kushtetutë.Kushtet e BE-së kërkohet të qartësohen ndaj shtetit serb. Me këtë kuptohet:

1. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Bruxelit dhe të Aneksmarrëveshjes së Ohrit.

2. Heqja nga Kushtetuta e Serbisë të Kosoves si territor serb.

3. Heqjen dorë nga aksionet terroriste dhe lufta agresive ndaj Kosovës, duke i hequr bazat ushtarake dhe policore nga kufiri me Kosovën.

4. Pranimi de-fakto dhe de jure tështetit të Kosovës.

5. Ndërtimi i demokracisë funksionale në Serbi.

6. Futja e minoritetit serb në Kosovë në sistemin juridiko-politik të Republikës së Kosovës etj.

Së paku këto duhet të plotësohen nga Serbia që të medohet se shteti serb po ecë drejtë intergrimeve në BE.Asnjërën nga këto kushte nuk e ka plotësuar Serbia.

Të gjithë në Beograd deklarojnë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën në shtet.Nuk ka hequr dorë shteti serb as nga aktet terroriste. Në Serbi është grupi terrotist i Radojçiqit. Tash po përgatiten grupe tjera terroriste për të luftuar në Kosovë.E tërë politika dhe propaganda serbomadhe është e drejtuar kundër Kosovës.

As masa ndëshkuese ndaj shtetit serb nuk ka dhënëBE-ja.Dihen të gjitha aktet antidemokratike dhe terroriste të shtetit serb dhe nuk ndëshkohet.Po vazhdon ledhatimi i kriminelëve dhe të veglave ruse në Serbi. Shteti serb nuk po largohet nga Rusia dhe nga Kina. Po armatoset për agresion.Po pse atëherë ndëshkohet Kosova?

Shteti i Kosovës është shtet i ri dhe pa një fuqi ushtarake. As miqtë e Kosovës nuk janë konsekuentë në raportet Serbi me Kosovën!Po ndëshkohet Kosova dhe pa të drejtë i kërkohet asociacioni pa asnjë kusht të permbushur nga Serbia.Kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen. Çdo ndihmë financiare dhe inkuadrimi do të ndërlidhet me asociacion.Kjo është e pa drejtë.

Dhe, kjo kurrë kështu nuk e detyron Serbinë në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu vetëm do të bëhet forcimin ushtarak i Serbisë me mjetet e BE-së dhe pastaj edhe lufta bëhet e pashmangshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".