Me besim në Amerikën dhe Gjermaninë, finalja e dialogut me Serbinë përfundon me njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa asnjë kompromis tjetër

Me besim në Amerikën dhe Gjermaninë, finalja e dialogut me Serbinë përfundon me njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa asnjë kompromis tjetër
Me besim në Amerikën dhe Gjermaninë, finalja e dialogut me Serbinë përfundon me njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa asnjë kompromis tjetër

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 July 2024 - 08:03

Shkruan:ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Pergjigjen më të mirë,më konkrete, më bindese e lexova atë që e dha të enjten ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kur tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikes e shohin që rezultati perfundimtar Kosovë-Serbi mundë të jetë vetëm njohja reciproke. Edhe ambasadori gjerman, John Rohde, si gjithmonë ishte këmbëngulës dhe i pandryshuar duke thënë po ashtu, se nëse Kosova dhe Serbia duhet t´i bashkohen Bashkimit Evropian normalizimi duhet të rrezultoj me njohje.

Shtetet e Perëndimit, SHBA dhe BE, në këtë drejtim po mundohen që edhe me premtimet dhe ndihmat për këto dy shtete ta joshin arritjen e marrëveshjes. Në fakt, kohëve të fundit shihet dhe bëhet përpjekje edhe nga populli serb që të del nga ky batak qëështë futur me mendje të sëmurë të ndërroj udhë dhe të largohet përfundimisht nga Rusia dhe të drejtohet nga Bashkimi Evropian, mirëpo politika shoveniste serbe i ka nën kontroll dhe i rrin mbi kokë taman si shpata e Demokleut dhe nuk guxojnë të bëjnë asnjë hap përpara dhe kundër kësaj politike hegjemoniste. Pra, këtë premtim nga Bashkimi Evropian për Serbinë personalishte e shoh si zgjidhje se Serbia është lodhur më me këtë ide primitive, dhe kam bindje të plotë që poupulli serb do e përkrahë dhe do të kërkoj nga qeveria e Serbisë që të ndërroj udhë,por politika që drejtohet nga këta ultra shovenist serb nuk do tëketë sukses. E vetmja mënyrë dhe shpëtim për popullin serb është që kjo qeveri të shkoj në theqafje dhe ta marrin drejtimin ata që shohin rrugën nga Bashkimi Evropian , nga bota Demokratike, nga bota e qytetëruar. E di se do jetë vështirë se Rusia është brenda kudo në serbi prandaj edhe Bashkimi Evropian dhe sidomos Amerika, Gjermania janë vënë në këtë drejtim që ta bindin dhe ta largojnë nga përkrahja që po i bëhet Rusisë nga Serbia, kur e tërë bota është kundër këtyre dy shteteve agresore.

Ndërkaq, Kosova e ka thënë fjalën e saj dhe rri po aty se Kosova kërkon vetëm njohjen e Kosovës shtet sovran dhe do bëhen marrëdhëniet e fqinjit të mirë si me të gjitha shtetet. Kosova nuk e ka epitetin e agresorit dhe qëllimit qëtë gllabëroj toka të huaja, pra njohja reciproke dhe do të shërohet i tërë Ballkani nga kjo sëmundje luftënxitëse dhe kërcnimet, kur nuk e përkrah askush në botën e qytëruar, si ta zëmë se për të mirë Kosova është e para nga këto shtete në fjalë që i ka përmbushur dhe duhet ecur përpara dhe po ecë Kosova me hapa të sigurtë, ndërkaq, Serbia nuk është vetëm Kosova halli për ta por ata kanë problem edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën ndaj ata që e ndjekin rrugën kah Rusia do të mbesin vetëm prapa. Nëse edhe pos këti premtimi që e dha Bashimi Evropian me Fonde astromike dhe nuk e pranoj Serbia do i ikë treni dhe do mbesin në shi dhe në batak. Përpos njohjes reciproke Serbia nuk do të shkoj ndrydhe përpara dhe do të jetë larg familjes në Bashimin Evropian, ku duhet të jenë të gjithë nën të njëjtin kulm

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".