Lexoni edhe:
Qeveri teknike, jo politike!
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Parimisht Kosovaështë kundër ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajcak. Ky sllavomadh nuk ka arritur asnjë sukses për një mandat të plotë. BE ia vazhdoje mandatin deri në fund të janarit të vitit 2025. Sllovaku sllavomadh është treguar jo i barabartë në raportet Kosovë-Serbi.
Përgjatë tërë mandatit,Lajçak,ka anuar nga shteti serb. Deklarimet, qëndrimet dhe propozimet me shkrim kanë qenë në anën serbe. I ndihmuar nga Boreli, ka ndikuar që raportet midis Kosovës dhe Serbisë mos të relaksohen. Duket se për mision ka pasur dhe e ka akoma mos afrimin e qëndrimeve Kosovë-Serbi. Edhe në muajt e ardhshëm këtë vazhdim të qëndrimeve do ta kemi. Nuk do të arrinë as për 6 muajt e ardhshëm asnjë sukses në raportet Kosovë-Serbi.
Qeveri teknike, jo politike!Lexoni edhe:
Do të vazhdon konflikti dhe urrejtja. Edhe sanksionet ndaj Kosovës janë propozuar nga tandemi Borel-Lajçak. Qëllimi është që Serbia të fiton në kohë. Shteti serb pret kohën dhe qëndrimet po i lidhë me gjendjen në Ukrainë, në NATO dhe në zgjedhjet në SHBA. Kështu mendon se NATO do të dobësohet me Trump president në SHBA dhe në këtë kohë ka mundësi të ndikoj në qendrimin tjetër politik ndaj Kosovës. Serbia e pret momentin për ta ripushtuar Kosovën. E kjo realizohet, sipas sllavomëdhenjëve, me fitoren e Rusisë në Ukrainë dhe me z.Tramp president në SHBA. Këtej po i ndihmon në kohë sllavomadhi Lajçak.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".