Lexoni edhe:
“Lajçak është i përbetuar në anën e Serbisë”
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Vuçiq, Sheshel, Nikoliq e Daçiq ishin pjesë e regjimit kriminal të Millosheviqit, të cilët së bashku kryen krimet më të mëdha njerëzore dhe materiale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Shqiptarët duhet ti ngjeshin mirë radhët se kemi të bëjmë me një fqinjë historikisht pushtues , dhe me një situatë destabilizuese jo vetëm në Ballkan , por edhe në Evropë, nga serbo-rusët të cilët po mendojnë se iu ka ardhur koha të dominojnë me politikat hegjemoniste të shekullit të kaluar.
-Pas disa kohe të takimeve të pa suksesshme të bisedimeve të presidentit të Serbisë, dhe të kryeministrit të Kosovës, në Bruksel, para disa ditësh u mbajtë takim trilateral, por nuk pati takim ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit në procesin e normalizimit të marrdhënjëve Prej kur së është Vuçiqi në pushtet, ku edhe u organizuan takime të nivelit më të lartë në mes dy shteteve, zyrtarët e BE-së, nuk kuptuan se shumë veshtirë do të bëhet ndonjë hap konkret apo obligativ , me ish shefin e informimit të kohës së Millosheviqit dhe me kriminelët e luftës siq u bënë bashkë, Nikoliq , Sheshel dhe Daçiq.
“Lajçak është i përbetuar në anën e Serbisë”Lexoni edhe:
Këta protagonistë të krimeve më të rënda në ish-Jugpsallavi, larguan masovikisht shqiptarët nga trojet etnike duke i vrarë dhe duke bërë masakra çnjërzore.Nuk po kupton apo nuk po intereson kjo ndëmjetësve ndërkombëtar në bisedime , Lajçak të cilit iu shty ky post deri në janar, Borell, e Eskobar, se Vuçiqi ka mbetur me logjikën luftënxitëse, ka mbetur në kornizat e një njeriu i cili parreshtur dëklaron se nuk do të pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, si kushti kryesor për normalizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi. A është e mundur që zyrtarët evropianë po tolerojnë një njeri me veti psikopatike , i cili demokracinë dhe paqen i konsideron kupleraj të shprehem ashtu? Fushata që po zhvillohet për një farë “bote serbe” , ku protagonistë janë kriminelët serb në Bosnje, në krye me Millorad Dodik, në Mal të Zi, më Andreja Mandiq, duke thirrë dhe zhvilluar tubimin Gjithë serb në Beograd, janë front i ri për luftë të re në Ballkan, me motivacion fashistë të “ bashkimit të gjithë serbëve në një shtet”.Ky tubim ishte jashtë çdo rregulle demokratike dhe është tubim për destabilizm të rajonit.Tjetra.Si nuk kërkuan Borrell, Lajqak dhe amerikani Eskobar, që Serbia të heq nga preambula e saj kushtetuese Kosovën si pjesë përbërese të saj? Presidenti Aleksandër Vuçiq gjithë mandatin e tij është duke i zhvilluar bisedimet sikur Kosova të ishte Krahinë Serbe, e jo shtet sovran dhe i pavaruar që është .
Është shumë e quditshme të konsiderohet Vuçiqi si ndonjë shtetar !Se a do të nënshkruaj ai dokumentin përfundimtar obligativ në bisedime , shumë vështirë të besohet.Ky nuk firmosi aneks marrveshjën e Ohrit të planit franko-gjerman, sikur që nuk i zbatojë shumë marrveshje ndërkombëtare të Brukselit. Është bërë tashmë shumë e qartë se Serbia , është duke dashur të përfiton në kohë, më zhvillimet më të reja në BE dhe zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Amerikë, që Donald Tramp të zgjedhet president. Ajo që duhet theksuar në çdo shkrim të karekterit të tillë, është se uzdaja më e madhe e estabilshmentit shovenist serb, është në fitoren e Putinit mbi Ukrainë, për të bërë faktike idenë për Serbi të Madhe apo për Mini Jugosllavi, siq ishte motoja edhe e tubimit Gjithë serb në Beograd. Zaten Vuçiqi iu kishte bërë të qartë botës perëndimore , me rastin e përvjetorit të bombardimit të NATO-së ,mbi caqet kriminale serbe , se gjoja mbi serbët ishte bërë krim dhe se këtë fakt Perëndimi duhet pranuar dhe paguar.Vuçiq, Sheshel, Nikoliq e Daciq ishin pjesë e regjimit kriminal të Millosheviqit, të cilët së bashku kryen krimet më të mëdha njerëzore dhe materiale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, BH dhe në Kosovë.
Shqiptarët duhet ti ngjeshin mirë radhët se kemi të bëjmë me një fqinjë historikisht pushtues , dhe me një situatë destabilizuese jo vetëm në Ballkan , por edhe në Evropë, nga serbo-rusët të cilët po mendojnë se iu ka ardhur koha të dominojnë me politikat hegjemoniste të shekullit të kaluar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".