LUFTA DYSHEKULLORE SERBIANE PËR TA MËSHEFUR GJENOCIDIN NDAJ SHQIPTARËVE

 LUFTA DYSHEKULLORE SERBIANE PËR TA MËSHEFUR GJENOCIDIN NDAJ SHQIPTARËVE
 LUFTA DYSHEKULLORE SERBIANE PËR TA MËSHEFUR GJENOCIDIN NDAJ SHQIPTARËVE

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 10 July 2024 - 11:09

Shkruan: Akademik Prof,Dr: Hakif Bajrami

-ASANACIONI

(Funerali i Sigurimit shtetëror serbian në detyrën e kompromititmit)

Këto ditë Evropa përjetoi një ngjarje historike. Është fjala te kombi shumë largëparës i Francës. E vërteta, Francën më 1895 e shpëtoi nga intrigat fashiste Emil Zola.Francën e shpëtoi populli me votën e tij civilizuese më 7 korrik 2024, duke e mposhtur fashistën Mari Le Pen në strofullin e saj urrejtës.Në realitet nisemtarë për emancipimin politik ishin sportistët e kombëtarës futbollistike me Kilian Mbapën në ball. Dhtrohët pyetja, ku janë serbët në këtë kulturë evropiane të mundëshme gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX-t? Po, janë serbët ata që pesë (5) herë në zgjedhje e votuan S. Millosheviqin.E serbët pas luftës së UÇK-ës, pas bombardimeve të NATO-s, nuk po tregojnë shenja të demokratizimit. Më 8 qershor 2024 i aprovuan 49 pika nën maskën e Kishës serbe, të cilat pika, seicila është më nazifashiste se tjetra. Serbët nuk u ndalën vetëm me këtë program urrejtës. Ky popull ka në “qafë” shumë krime dhe vrasje politike që i ka bërë në emër të tij ish uDB-a dhe më vonë BIA në sinkroni me KOS-in.

Në këtë hulli, më 7 korrik 2024 serbët e uniformuar me urdhër të nxënsit Vojisllav Sheshelit “marrshuan” në një qytezë të Bosnjës. Me këtë marrshim Beogadi ka paralajmëruar se do të marrshojnë edhe në Kumanovë të Maqedonisë. Madje për çdo ditë Beogradi po i kërcnohën Kosovës në kufi.E ne ku jemi si shtet, dhe si tërësi kombëtare. Mendoi se jemi aty ku duhet forcuar aleanca me SHBA dhe NATO-n, duhet të jemi aty ku përcaktoi Ambasadori Hovenier se: Kufirri i Kosovës dihet se është në Veri të Ibrit, do të thot jo në Ibër, ku pretendon Serbia nazifashiste. Por mbi të gjitha, shqiptarët mendoi se janë në vendin dhe detyrën e duhur, duke i respektuar edhe këshillat e miqëve.

***

Në shtetet lindore në dekadën e fundit të shekullit XX-të, nuk e kishim problem se si do të na quajnë, sepse qëndrimin e Rusisë cariste, komuniste dhe neokomuniste, e kemi pasur të njohur, se ishte qëndrim armiqsor. Në shtetët perendimore, e kishim idenë se, duhej ta impononim qëndrim, sepse shtetët gjithandej nuk kishin qëndrim të drejtë ndaj çështjës shqiptare sepse: kufijtë në ish Jugosllavi sipas tyre nuk duhej korigjuar.E vërteta, e dinim se çfar pozicioni kishin pasur shtetet e fuqishme nepër kongrese dhe konferenca, të ashtuquajtura paqesore.E dinim, se qëndrimi i Konferencës Helsinkut më 1975, për mosndryshimin e kufijëve, ishte i padiskutueshëm, pa një luftë të drejtë gjithënjë duke u mbështetur në pozicionin e fuqishëm se përfaqsuesit e Shqipërisë Bregdetare nuk pajtoheshin se çështja e kufijëve është e mbyllur. Madje, ne në Kosovë kishim përpiluar pozicionin se çështja e kufijëve me Helsinkun, mund të jetë e ngrirë, por do vijnë kohërat dhe duhej ajo “ngrirëje” të shkrihët-të ndryshojnë qëndrimet, dhe pas viteve 90-eta u ndryshuan. Jo vetëm kaq, më 1981 pati filluar një fushatë e egër për të na quajtur neve shqiptarëve të robëruar në Shqipërinë kontinentale: iridentisë, nacioalistë, ballistë, enveristë, e më në fund, në dekadën e fundit na u shtua edhe nominimi“terroristë”.

1.Si t` i menjanojmë emërtimet urrejtëse

Pas daljës nga burgu (nja gjashtë muaj), Adem Demaçi do ta mbaj një tubim me tre intelektualë që i kishte caktuar ai vet. Aty, Baca do të shprehët: “Nuk ju kam ftuar të themelojmë parti, por jemi këtu që do të shtrojmë program se si duhet imponuar që të na quajnë në Perendim, me emër të vërtetë, duke u kuptuar e vërteta për robërinë e Shqipërisë Kontinentale. Në bazë të këtij vendimi, autori i këtij eseu do ta përpilojë LIBRIN e BARDHË në pesë gjuhë, “Për çështjën shqiptare”. Kuptohet se vështërsia më e madhe atëbotë ishte se, si duhet evituar nominimi “terrorisë”, e që kishte origjinë dhe prapavi evropiane, e të cilin nominim serbianët e kishin lansuar me kujdes nga ambasadat e tyre ish jugosllave, realitet ai që vinte nga disa organizata të majta të arealit Evropës, e që si shembull kishin luftën Irlandeze, po edhe luftën e Etës, për liri dhe sovranitet.Madje, Serbia në shtypin e saj, Çështjën e Kosovës, e kishte të njohur, se në fillim të dekadës tretë të shekullit XX Kosovën e quqnte- IRLANDA JONË (NASHA IRSKA), që po luftonte për të u ndarë nga pushteti i huaj.

E ne si pjesë e kombit shqiptar, e kishim një përvojë se: pa luftë, okupatoriserbian nuk largohet nga trojet tona, të cilat më 1912 Beogradi i trumbetonte se i ka çliruar. Prandaj, me të gjitha forcat intelektuale dhe zakonore, në tubim do të shtrohet nevoja e trasimit të rrugës lirisë me fuqinë e armëve, ashtu si e kishte paraparë Adem Demaçi më 1963 në Programin e LRBSH-ës (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve), me moton esencciale: “Nuk është me rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”. E verteta, meritat më të larta për organizimin e luftës armatosur të pjesës së robëruar të kombit tonë, i kanë djemtë dhe vashat shqiptare, të cilat me guxim dhe vëndosmëri bërën burgje, demonstrata, greva, por më në fund e shtërnguan fuqishin edhe “gishtin e pushkës”, për çdo armik, por edhe dorën e pajtimit ndërshqiptarë në përgjithësi.Mos ta zagjsim. Adem Demaçi është ai që i bëri lutje (fundi i 1998) Riçard Hollbrukut se:“Zotëri shumë i nderuar- NUK JEMI TERRORISTË, SEPSE NE BËJMË LUFTË TË DREJTË”. Lidhur me këtë, në 16 faqe tekst, Adem Demaçi në gjuhën angleze ia dorëzoi Riçard Hollbrukut një prememorje (ala sikurse Peticioni i Hasan Prishtinës më 1930), se si duhet vërtetuar realiteti i luftës së UÇK-ës(Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), se nuk jemi terrorisë, se duam të jemi të lirë në shtetin e Kosovës. Pikërisht, pas gjashtë ditëve( fundi i nëntorit 1998) në zyrën e Adem Demaçit në Prishtinë, do të vjen një amerikan, sigurisht zyrtar i CIA-s, emri (Servante?) i të cilit ishte i trilluar, dhe do të shprehet: “Nga kjo ditë lufta juaj, nuk do të quhët terroriste”. E vërteta, Bacin ky pozicionim i Perendimit (Amerikës mike dhe shumë të dashur sidomos), e pati trimëruar aq tepër, sa që kur erdhi çasti që të ftohet një konferencë historike paqesore për Kosovën në Rambuje (shkurt-mars 1999), Adem Demaçi u pozicionua fuqishëm: ”Nuk pranohët kurrfar syzereniteti jugosllav mbi Kosovën”. E drafti i Rambujesë, ishte tërësisht diçka ndryshe se: sovraniteti i RFJ-ës mbi Kosovën ishte aksiomë e padiskutueshme, qysh nuk diskutohej as çështja e kufijëve sipas Helsinkut 1975, dhe e avansimit Kosovës në Republikë, të paktën. E vërteta, qëndrimin ndaj Kosovës në Perendim, e ka imponuar lufta e drejtë e UÇK-ës, plus një diplomaci politike që ushtrohej nga patriotët shqiptarë në: Nju Jork, Bruksel, Zvicër, Gjermani, Vjenë, Romë, Zagreb, Lublanë, kudo që kishte shqiptarë dhe lufta jonë njihej si e drejtë e patjetërsuar. Dhe, kur ajo luftë u fitua, në Beograd dhe Moskë pati filluar një fushatë shumë e egër, se si të devalvohet, të paktën jo tërësia, por një pjesë e luftës, duke na thënë: “Nuk akuzohën shqiptarët si popull, por individët e UÇK-ës duhet të hetohën e gjykohën në mënyrë që lufta e UÇK-ës të dali e pastër”(?!!!). Ishte kjo fjali të cilën Baca e pati çuajtur: “Kurthë me bisht”, dhe doli të jetë ashtu.

E vërteta, Rrezoluta 1244 e KS OKB u jepte hapësirë forcave që e kishin humbur luftën me UÇK-ën dhe NATO-n në Kosovë më 1999, si një Luftë e Tretë botërore,që ta lanësojnë dhe zhvillojnë një luftë speciale kundër shqiptarëve në përgjithësi, fakt ai që zbulohët me trillimin e “Shtëpinë e Verdhë”. E dihej se ajo luftë speciale, e ka bazamentin në Moskë dhe Beograd.Në anën tjetër dihej se nuk ishte humbës i luftës vetëm Serbia fashiste, por edhe Rusia e nazifashizuar, sepse ishte për ruajtjën e tërësisë toksore të RFJ-ës.Si vajtën ngjarjet dihet.Ndërsa për fatin e Programit Adem Demaçit, kur më 2006 u shkëput nga Serbia Mali i ZI, në Perendim nuk kishte më dielmë se kur sllavët nuk mund të jetojnë së bashku me popullin më luftënxitës në Ballkan pra me serbianë, atëherë si mundën shqiptarët ta durojnë robërinë serbiane. Mu për këtë historia erdhi deri aty sa që më 17 shkurt 2008-pasoi shpallja e Pavarësisë Kosovës. E vërteta, pranimi i shtetit të dytë shqiptar-shtetit të Kosovës, nga shtetët demokratike Perendirmore, u pa se te shqiptarët triumfojë qëndrimi se: jemi Perendimor, jemi me NATO-n, i cili institucion ushtrak dhe humanitar për 78 ditë me 1058 aeroplana e bombardoi Serbinë e kasapit Ballkanit i quajtur S. Millosheviq.

Në këto rrethana, as Kushtetuta e Kosovës, as Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë, Serbinnuk e konsideroninmë argument që duhej negociuar me te për: dominiumin dhe imperiumin. E, kur edhe këto vlera të drejtësisë u sqaruan, aty kah viti 2010, qarqet hibride lindore e ideuan: “Shtëpinë e verdhë –trafikimin e organeve njerëzore”,e ideuan një shtëpi në Malësi të Shqipërisë Bregdetare. Çudi, ideatorët e kishin shpikur Shtëpinë e verdhë, afër shtallës bagëtive!!! Prandaj,kur ky fabrikim u tregua se është turpi i Evropës nëse i besohët, me të gjitha mjetet u kurdis se: “Krerët e UÇK duhet të përballën me ligjin ndërkombëtar”. Me që në KS OKB një amputim të tillë nuk e pranoninas Kina e as Rusia, skenari i intrigave iuimponua Kuvendit Kosovës (e hanë mollën Parlamenti i injorantëve!), që ta aprovojë Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t` i hetojë drejtuesit e UÇK-ës. Sido që të mirret, historia një ditë do të shënojë: “Në Gjykatën Speciale për UÇK-ën, janë marrë dhe po gjykohën: 1. Lajmëtari i UÇK-Rexhep Selimi, antarët e Shtabit Përgjithëshëm: Hashim Thaçi ( një ndër drejtuesit kryesor të UÇKës, ish Kryetar partiedhe President i Kosovës); Jakup Krasniqi, i burgosur politik, pastaj zëdhënës i Shtabit të UÇK-ës, Kryetar i Parlamentit Republikës Kosovës; Kadri Veseli, një ndër drejtuesit e UÇK-ës, dhe pas çlirimit Kryetar i Parlamentitdhe kryetar partie. E vërteta, këto personalitete po e vuajnë hetimin dhe gjykimin në Hagë, por trilluesit e “fajeve” kundër tyre, çuditërisht në Evropë, janë në liri (rusi, serbiani, malazezi dhe dy agjentë “pa kombësi”, të cilët sot kanë edhe beneficione dhe nuk dihet ku janë me banim).Shtrohet pyetja, deri kur shqiptarët do të lajnë haraç, për luftën e tyre dyshekullore kundër gjenocidit sërbian, i cili është dëshmuar se ka qenë i programuar me 37 programe, për t` i shfarosur shqiptarët në përgjithësi.

2.Trillimet serbiane janë në ofenzivë kundër Republikës Kosovës

Shërbimi informativ serb, sipas dokuemnetve që janë publikuar nga serbianët, numrohët si një institucion shumë profesional me kuadër të shkolluar sipas standardeve të kohës. Ai sherbim për një kohë të gjatë është marrë me trillime dhe ia ka arrijtur qëllimit, sepse Gjykata Speciale sot i rrinë çdo shqiptari te dera me moton se: “Mos keni dëmtuar kundërshtarë politik dhe kombëtar”, që do të thot se: “Nuk keni bërë luftë të drejtë”. Së këndejmi, ky qëndrim mund të thuhet se është derivat i dy agjencive informative dhe kontrainiformative të shteteve më të fuqishme të globit.

Derivati serbian i Shkollës ruse, e cila regruton agjentë, për interesa të veta ka një evolucion nga shkolla e Kominternit, me emrin KGB. Por ekziston edhe derivati serbian i Shkollës agjnturore që quhet“amerikane”, e cila regrutonte agjentë për interesa të veta, shkollë ajo e cila drejtë për drejtë transformohej, varësisht nga kushtët që pas kohës organizonte leksione parktike të spiunimit, sidomos në kohën e Jugosllavisë socialiste.Në lidhje me këtë, shumë agjentë serbian në prani të instruktorëve perendimor dhe lindor: praktikën e kryenin para instruktorëve të “fuqishëm” nepër qendrat frekventive jugosllave si syrvejim nepër: aeroporte, stacione trenash, stacione autobusësh, kafene dhe restorante, e deri te tubimet ndërkombëtare që mbaheshin në Beograd e gjetiu nepër Jugosllavi, sidomos në Ballkan dhe Evropë. Për këtë realitetdo të shkruan hollësisht pas demobilizimit udbashi serbian Zoran Mijatoviq, në librin e tij dokumentar, botuar me 2004.

Në një distancë kohore, sidomos pas Plenumit Brioneve (1966) LKJ e merr rrolin e diktuesit agjneturor (pra jo vetëm prijësit) në vend të UDB-ës, në shoqëri. Lidhur me këtë të gjithë agjentët e Sigurimit shtetërorserbian, ata publik dhe ata sekret, me infirmatorë me pseudonime ishin të ndarë në dy grupe: Grupin serbian të shkollës që quhej“amerikane”, e drejtonin: Goran Petkoviq, Dragutin Petkoviq, Misha Miliqeviq etj. Grupin e shkollës ruse, e përbënin: Jovica Stanishiq (shef resori), zavënës resori Drgan Ristianoviq, Zoran Mijatoviq, Nikolla Kovaçeviq, “Malazezi” dhe Prof. Krsta Dançejiq.Ky staf i agjentëve serbian e mbulonte tërë Jugosllavinë e mbetur me suflerë të paguar. Mbi të gjitha, të dy shkollat i bashkonte një interes që shkonte shumë largë në histori: Deri te koha e Car Dushanit, me prapavi që të “përtrihën shtrirjët e saj 9 vjeçare 1346-1355” dhe të krijohet Serbia e Madhe, qoftë edhe me gjenocid.

3. Kryeagjnetët serbë në Kosovë

Agjentët më të njohur që ishin me shërbimin agjenturor në Kosovës, nga viti 1989, ishin sistemuar për çudi jo në Prishtinë apo Prizeren, por në dy qendra administrative të Kosovës.Zoran Mijatoviq ishte emruar me detyrë speciale në Ferizaj.Kurse, Frenki Simatoviq ishte emruar me detyrë speciale në Pejë. Kryesisht këta emra i zbulon Zoran Mijatoviq, në librin e tij dokumentar, e që u përpilua për nevoja të hetuesëve të Tribnalit Hagës, që u themelua nga KS OKB pas luftërave gjenocidale në: Slloveni, Kroaci, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. (shiqo: Rrezoluta e KS OKB nr. 771 12 gusht 1992-Fajtorët për krime lufte; Rrezoluta e KS OKB nr. 808, 22 shkurt 1992-Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës; Rrezoluta e KS OKB nr. 827 25 maj 1993-Gjykata ndërkombëtare për ish Jugosllavinë; Kandidatët për gjyqtarë me Rrezolutën nr. 857 20 gusht 1993).

Shumë informatorë të shërbimeve të spiunazhit dhe kontraspiunazhit, pas aprovimit të Rrezolutës KS OKB për themelimin e Tribunalit Hagës, do të vijnë në Jugosllavi dhe do të punojnë për t` u furnizuar me informata, për:“krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, në Republikën Federative të Jugosllavisë (RFJ), sidomos në Kosovë. Madje agjentët e Gjykatës Speciale do të angazhojnë përkthyes dhe dëshmitarë të mbrojtur, bugjeti i të cilëve ishte nja dy herë më i lartë se bugjeti i Serbisë. Në lidhje me këtë, nominimi i agjentëve nepër Kosovë, është ndier si informatë së pari nga një gazetar korat, i cili u bë figurë mediale e “nëntokës”, pas izolimit të Sllobodan Millosheviqit, kuptohet pasi që i humbi zgjedhjet parlamentare. E vërteta, edhe ideatori që e zbuloi Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, u bë temë studimi nepër sherbimet informative dhe kontrainformative në tërë globin, sa që ai shumë shpejtë fitoi azil politik në Kanada. Pra, Kosova më 10 qershor 1999 u çlirua, por njëherit u mbush me agjnetë të paguar, të cilët muarën emrin e përgjithshëm: “dëshmitarë të mbrojtur”. Këta agjentë të mbrojtur populli i jonë, si ata nën okupimin e turkut, si ata nën okupimin e serbianit, i ka quajtur HAFIJË. E në etapa të ndryshme hafijët i ka njohur populli dhe çuditërisht i ka toleruar!Po këta hafijët e sotit, nga Kosova populli nuk i njeh sepse janë strehuar nepër Evropë dhe jashtë saj, dhe janë bërë disi dahijët e “demokracisë”.

4.Çështja e asanacionit i kishte siellur hetuesit e Tribunalit Hagës në Beograd

Aty kah përfundimi i bombardimeve (maj 1999) qarqet agjenturore serbiane duke e vrejtur numrin e kufomave shqiptare se ishte shumë i madhë, do ta ndërmarrin hapin për largimin e një pjes të tyre nga Kosova. Për këtë aksion, mendohej se nuk do të hihej një kohë të gjatë, se ku janë dhe sipas propogandës tyre, madje duhej përshpëritur se: “ende janë gjallë diku në mesin e një milion shqiptarëve të deportuar”. Deri te zbulimi i maskimit të kufomave shqiptare (1999), erdhi pasi që një kamion frigorifer ishte zbuluar, pas zbritjës së nivelit ujit në Danub. Zbulimin e bëri publik përmejt postimit të një fotografie Dragan Vitomiroviq nga Zajçari. Për kamionin ishte folur një kohë se: “është mbeturinë e bombardimeve të NATO-s, por që brenda tij u gjetën pastaj kufmat e shqiptarëve nga Kosova.

Për çështjën e kamionit frigorifer së pari ishte debatuar: në zyrën e Ministrit Punëve të Brendëshme të Serbisë. Aty operativistëve, Ministri u kishte thënë prerazi (kuptohet pas fitorës së opozitës serbiane në Serbi se: “E vërteta duhët të zbardhet”. Me këtë kërkesë, shkruan Zoran Mijatoviq (ish operativist i sigurimit sekret serbian) pajtohet edhe udhëheqësit tjerë”. Lidhur me këtë, do të fillon gjurmimi i krimit i cili përshkruhet se: “Ata të Sigurimit publik pas inforamtave nga Zajçari kishin ardhur në argumentin se kufomat e shqiptarëve ishin siellur nga Kosova për të humbur gjurmë të krimeve. Prandaj, asanimi (pastrimi) kishte pasuar me largimin e kufomave nga Kosova në vende të maskuara nepër Serbi.Kufomat ishin siellur deri në Batajnicë me kamionin frigrifer përmes Bubanjë Potokut. Gjatë sielljës, kamionin frigorifer e kishte përciellur një veturë Golf i bardhë, të cilin e drejtonte një kolonel i Sigurimit policorserb.

Të dhënat për maskimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova ishin tubuar nga ish shefi i resorit Rade Markoviq, i cili për tërë operacionin kishte lëshuar edhe një deklaratë me shkrim, dhe për këtë çështje njohtohën hetuesit e Tribunalit Hagës.Në hulumtim e sipër ishte konstatuar se kufoma të maskuara të shqiptarëve të Kosovës ka edhe në Bajina Bashta. Nuk filtet për lokalitetin e Pruçës, por çuditërisht nepër Kosovë çështja e zbulimit të kufomave do t` iu besohet individëve të paditur dhe plus mendjemëdhej se “po hyjnë në histori”. Ata, të gjithë nuk kishin kapacitet të diturisë e as të guximit sepse UNMIK hapur kishte dalur me qëndrim se: “hetimin e krimeve e ka në kompetencë dhe asnjë instutucion vendor nuk lejohet të mirret me çështjën”.

5.Asanacioniështë planifikuar nga shtabi i S. Millosheviqit

Në kabinetin e Sllobodan Millosheviqit në prill-maj 1999 do të marrin pjesë: Kryetari i RFJ S. Millosehviq, Rade Markoviq ish shefi i Resorit Sigurimit Shtetëror, Vllastimir Gjorgjeviq Shef i Resorit Sigurimit Publik,dy oficerë të ushtrisë (emrat nuk publikohën në dokument) dhe Velko Stoilkoviq.Ky forum do t` i mban tri mbledhje. Në të parën do të plasohet numri i viktimave shqiptare në Kosovë nepër komuna. Në mbledhjën e dytë, do të prezantohet numri i shqiptarëve që janë deportuar jashtë Kosovës. Në mbledhjën e tretë, do të diskutohet asanacioni-pastrimi i terenit, për t`i sielluar kolonët serbian nga Kroacia në pronat shqiptare në Kosovë. Këta planifikues të krimeve, në tubim me sugjerim të Sllobodan Millosheviqt marrin vendim:“deri satë zgjasin bombardimet e NATO-s t` i largojnë kufomat e shqiptarëve, nga vendi i krimit për shkaqe humanitare, në mënyrë që mos të përhapet asnjë lloj i infektimit në teren”. Kufomat, trilluan ata:“janë pasojë e bombardimve të NATO-s dhe luftës së terroristëve shqiptarë”!.

E vërteta, një konstatim i këtillë ishte personalisht i S. Millosheviqit dhe i grupit të oficerëve, që ishin zhytur në banditizëm nepër lokalitetet e Kosovës, sidomos nga treva e Serandës dhe Rahovecit me Rrethinë. Por, jo vetëm nga këto treva, therrja e fëmijëve, grave, pleqëve dhe plakave ishte bërë profesion i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve të shumtë serbian, por që kurrë mizoritë e tyre nuk u hetuan dhe gjykuan as nga Gjykata e UNMIK-ut, as të EULEX-it, sepse gjykatat e Kosovës nuk u lejuan të mirrën me krime të rënda fare, me moton se: “janë të paafta dhe të ideologjizuara”!.

Madje ka pasë edhe kërcnime nga agjentët e UNMIK-ut se:“hulumtimin e krimeve nuk guxojnë ta bëjnë as punëtorët shkencor e as gazatarët hulumtues të Kosovës”. Madje, nëpunësit e UNMIK-ut i kishin udhëzuar edhe zyrtarët që konsoderoheshin si një formalitet, që Arkivi i Kosovës nuk guxon të grumbullojë argumente për krimet.Bile u kërcnuan se nuk guxoni të botoni kurrfar publikacioni dhe të ekspozoni fotografi të mizorive serbiane. Përkundrazi, Arkivi i Kosovës e themeloi një Këshill profesional në krye me Adem Demaçin në fund të vitit 1999, dhe nën kërcnime të UNMIK-ut, bëri një ekspozitë të fotografie dhe një studim voluminoz në katër gjuhë, për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve 1844-1999. Në ato rrethana të pengimit, se nuk duhet zbuluar e vërteta për krimet serbe, mendoj se Kosova ishte kthyer në një koloni moderne nga BE-s dhe KS OKB-ës. Por të kuptohemi se ai pozicion nuk plasohej pa fajin e “kuadrove” tona të mëhallave që luftonin për pozita “institucioneale”, e jo për shtet të së drejtës, dhe diturisë civilizuese. Madje, atëbotë zhvillohej një luftë speciale në tërë Kryesisë LDK-ës për ‘vazhdimin e institucionalizmit” plus edhekundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës saj të drejtë, por që edhe në këtë segment kishte përplasje jo të vogla me moton: “Kush i pari”.Të kthehemi te rrënjët e krimit.

6.Mbledhje vijuese në Beograd për asanimin e kufomave shqiptare nga Kosova

Pas dy ditësh nga mbledhja e parë ( në mja 1999), në zyrën e Ministrit të Punëve të Bbrendëshme të Serbisë (Vllajko Stoilkoviq), mbahet mbledhja për detalizimin e operacionit asanacionit-(pastrimit), për trasportimin e kufomave shqiptare në vende të sigurta nepër Serbi.Ky vendim mirret derisa bombardimet e NATO-s po vazhdonin. Lidhur me këtë aksion, Rade Markoviq deklaron para hetuesëve ndërkombëtar, pas qershorit 1999: “Çka ju tha operativisti dhe çka ka shkruar nuk dua ta komentojë. Por, sipas mendimit tim, thot ai se: “Shërbimi i Sigurimit Shtetëror sekret, nuk është i angazhaur në operacionin e asanacionit (pastrimit) terenit nga kufomat shqiptare”. Sherbimi sekret deklaron Zoran Mijatoviq, do të punojë në lidhje me vrasjet, kurse ata të Sigurimit Publik do të punojnëzbulimin se kush e ka kryer asanacionin. Seicili le ta pastrojë shtëpinë e vet”, ishin shprehur agjentët serbianë. Gjithnjë në lidhje me këtë detyrë kriminale, Ministri nuk e pranon ndarjën e përgjegjësive, por ata të Sgurimit sekret, do ta mbajnë qëndrimin e tyre, prandaj do të mbrohën më vonë: Zorani dhe Gorani, në publikimet e tyre nepër libra. E vërteta, asnjërin asnjë drejtësi civilizuese nuk e liron nga përgjegjësia shumë e rëndë e shekullit për gjenocidin, sepse ishin masakruar kufomat, ishte deportuar populli,ishinë plaçkitë e bombarduar gati çdo shtëpi shqiptare, ishin dhunuar afro 20 000 femra, prandaj ky banditizëm serbian nuk mund të injorohej me asgjë.

7. Hetuesit e Tribunalit Hagës kërkojnë informata inkriminuese nepër Serbi

Pas një konsultimi të shkurtër përshkruhet në dokumnete, hetuesit e Tribunalit Hagës e shtruan pyetjën ish sigurimsave: A ju kujtohet se kush i ka marrë deklaratat nga Rade Repiqi dhe Rade Markoviqi për asanacionin e kufomave shqiptare nga Kosova? Në lidhje me këtë Zoran Mijatoviq spjegon se: “Hetuesit e Tribunalit Hagës pyetnin për gjërat më të imta, për t` i zbuluar fajtorët e krimit, në mënyrë që të dihet se kush e IDEOI bartjën e kufomave shqiptare jashtë Kosovës, në mënyrë që kufomat të maskohën nepër Serbi e jo në Kosovë. Me që mbetjet mortore të masakruara ishin akuzë e rëndë për çdo gjykatë, për atë krim nuk mund të mos akuzohet edhe policia sekrete dhe ushtria, komandat e të cilave sherbime e kishin fjalën e parë dhe të fundit, në çdo aksion kriminal në Kosovë. Pra, asanacioni nuk shiqohej si çështje individuale, por e qarçeve të caktuara komanduese të pushtetit, e që ishin ideuar nga oficerët e ushtrisë dhe policisë serbe, e ku kishte instruktorë rus.

8. Dialogu i ekspertëve të krimit dhe si e kualifikojnë njëri tjetrin

Për të provokuar dhe kuptuar diçka më tepër hetuesi Fullton (Irlandezi) etj.nga Tribunali i Hagës, do t` i drejtohet operativisit spsecial të Sherbimit sekret serbian Zoran Mijatoviq se: “ Ti, Zoran Mijatoviq je terri i vërtetë. Në Ferizaj ke pasë informata se çka po ndodhë në tërë Kosovën. Po pse në Prishtinë nuk kishit operativist të rangut tuej?”. Lidhur me këtë akuzë Zoran Mijatoviqi e pyet hetuesin Fullton:” Pse jam terri”? Fullton i përgjigjet: “Ti je tip i rrezikshëm- mendojë në kuptimin pozitiv”. Zoran Mijatoviq i përgjigjet: Mendoi se nuk je më i mirë as ti, por kemi dallim, se ti jeterri në kuptimin negativ. Mendoj se ata të Sigurimit tashe tutje do të hetojnë edhe ty, se si po gjurmon. E në Prishtinë nuk kemi pasë operativistë specal, sepse atë detyrë e kanë kryer shqiptarët e shumtë, që bënin gara cili po informon më shumë raste të krimeve, për të na joshur neve t` u japim beneficione. Mjerishtë, disa prej tregimeve të tyre, e që kishin të bënin me serbët e “vrarë” ishin treguar si trillime të interesit tyre të ulët”. Irlandezi Fullton: “Fillon me qeshë dhe merr pozicion grimasash se ai është fuqia e jo përgjegjësi i krimit e që ishte në rastin konkret Zorani dhe kampi i gjeneralëve serbianë, që ishin në luftën më të pistë që kishte zhvilluar ndonjë ushtri në Evropë”, do të shprehet Irlandezi. E vërteta, hetuesit ishin në luftë për ta zbuluar se kush është urdhërdhënësi i aksionit asanacionit. Më tutje, në dokumentin e poseduar, Zoran Mijatoviq e përshkruan kampin e gjeneralëve me duar të përgjakura. I përshkruan edhe operativistët tejrë si: Frenki Simatoviqin që punonte sipas “shkollësamerikane” (zanatin), derisa S. Millosehviqi për shkak të pozicionimit e ndrroi nga pozita, kuptohet pa i denuar sikurse që i ekzekutoi: Kapetan Draganin, Arkanin, Igiqin dhe shumë kriminelë të tjerë, të cilët i kishin tejkaluar shkollat e terrorizmit nepër Evropë dhe kudo nepër glob, me mësimet e tyre që i kishin ideuar popat serbian nepër kisha, po edhe i kishin mësuar nga literatura interne e Udbës serbiane.

E vërteta, pushtetët nepër Evropë kishin mësuar majftë nga shembulli serb për “menaxhimin e krimeve”- maskimin e kufomave, sepse tërë operacionin kreu shtetëror e kishte nominuar si: “Çështje humanitare”. Së këndejmi, sistemi shumëpartiak i instaluar në Serbi, me që përmes: Librint kaltërt 1976; Memorandumit 1986; Programit Jugosllav për Kosovën më 1988, grusht shtetit më 23 mars 1989, ishte deshmua se në ish Jugosllavi (Serbi) po vendosej diktatura e banditizmit, e Gestapos, ku seicili do t` ia han kokën seicilit më në fund, ashtu si janë vrarë udhëheqësit serbian në mes veti për dy shekuj. Së këndejmi, edhe mizoritë kundër të tjerëve, serbët do t` i konsiderojnë si dukuri normale, sepse Kisha Ortodokse Serbe, është ajo që do të ndermjetësojë te Zoti, dhe serbianëve do iu japi fuqi për luftëra të reja, për ta mbuluar tërë mozaikun e gjenocidit me asanacion të kufomave të masakruara shqiptare. Mendoi, se këtu dikund në këtë purgator të Dante Aligierit, pushon vdekja e zotit serbian, të cilin e shajnë atëherë kur u duhët dhe nuk u duhët, sepse sharjën dhe krimin serbët e kanë kthyer në shkollë të gjenocidit, prej së cilës nuk mund të asanohën kurrë, si duket.( lexo: Zoran Mijatoviq, Opelo za drzavnu tajnu, Beogrda- Funerali mortor i sekretit shtetëror).

9.Krimet ndaj shqiptarëve për serbët janë vetëmnumra në tavolinat diplomatike

Krimet serbiane duhet të sanksionohën në Gjykatën e Tribunalin e Hagës. Por ai tribunal i drejtësisë sikur ka mbetur në gjysmë të rrugës, krejtë me parpavi ruso-evropiane, deri sa disi të konstruktohën “krimet shqiptare”, dhe të sigurohët një baraspeshë që:“duhët t`i mvishën krimet UÇK-ës”. E vërteta, ajo gjykatë me çdo mjet, me që është mbështetur për muri gjatë këtij vitit, sepse fabrikimi i akuzave është plagosë shumë rëndë, me zbulimin se:“Dik Matri dhe Karlla Del Pintën kanë trilluarShtëpinë e Verdhë, ku janë përzier agjenturat serbe dhe ruse”. Po shtrohet pyetja, pse hetuesit amerikanë dhe të vendve tejra evropiane, janë shumë të vëndosur që ta ekuilibrojnë peshën e krimit të serbëve dhe shqiptarëve, krejtë me prapavi.Lidhur me këtë krim mendoi se: koha dhe realiteti po tregon, se lufta speciale po zhvillohët që: Serbia mos të akuzohet për t`i paguar dëmet e luftës (reparacionet ). Pra, asanacioni, dominimumi, imperiumi, kondominimumi dhe eutanazia janë koncepte që presin sqarim nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, për të cilën edhe NATO dihet se ka bërë Luftën e Tretë Botërore të drejtë në miniaturë, nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Po Lufta e katërt Botërore, nëse do të ndodhë, kujtojë se ka filluar këto ditë një fushatë e fallgjive të flasin se:“lufta do të ndodhë”. Po shtrohet pyetja nëse ndodhë, atëherë njerëzit në Luftën e Pestë Botërore, do të luftojnë me shpata dhe huj gardhi.

PS: Shumë ish udabsh shqiptarë të kohës jugosllave, kanë filluar të viellin informata duke akuzuar djathtas dhe majtas, duke menduar se: “pa neve nuk ka shtet sepse kemi punuar drejtë”. Po, do të thoja, por duhet botuar dokumentet e spuinëve pa asnjë hezimtim, në mnyrë që të filloi Epoka e demokracisë, dhe shqiptarët ta lërënin prapa kohën e hafijeve, suflerëve dhe spiunëve, e që janë paguar për ta krijuar shoqërinëe smurë dhe të pasigurtë shqiptare, që po gjenron edhe në kohën e sotme. Pra,ky soj i lig shqiptarësh-ish udbash, duhet të shkruajnë libra, por vetëm me refernca ose dokumente të fotokopjuara. Pra, vetëm duke i botuar dokumentët ‘zejtaria’ e tyre antinjerëzore do të sheshëzohet në mënyrë që mos të përseritët.

10. Pse u themelua më 8 qershor 2024 institucioni i quajtur “Bota serbe”

Shoqëria serbe të paktën gjatë dy shekujve të fundit, vërehet se nuk mundet për të jetuar pa afera, intriga dhe vrasje mizore. Kjo “botë e infektuar” tërë arsenalin e intrigave, kam mësuar nepër arkivat e tyre deri sa po i hulumtoja, e ka mësuar nga popat dhe oficerët e vet. Lidhur me këtë, nëse “Bota Ruse” shkatrrohet më 1991, atëherë “Bota Serbe” dihet se shkatrrohet më 1999, në rrethana të bombardimit të NATO-s dhe luftës së UÇK-ës. Por, duhët shtuar se shkatrrimi i shtetit serbian ka ardhur edhe në saje të deshtimit të Kuvendit Vaselenës, që ishte caktuar të mbahet në Beograd më 27 maj 1999, krejtë me qëllim që Kisha serbe të promovohet në shekullin XXI e para, dhe ta fitojë një lloj advokature që: “Lufta në Jugosllavi është zhvilluar në mbrojtje të kryqit, në mbrojtje të Evropës”, ashtu si ishte “vizatuar” në Kushtetutën e BE në fillim.

Sot, më 2024, kur makineria vrastare e Vlladimir Putinit, është në luftë me kombin Ukrainas, është në luftë në Saharën qendrore me interesat koloniale të saj edhe me Francën, e cila në shumë aspkete po e kërcnon edhe sigurinë në Ballkan, për faktin se Franca i ka 50 centrale berthamore, lëndën hargjuese për të cilat e merr nga “kolonitë” në Afrikë, ku ka konkurencë sidomos Rusinë, prandaj lufta në Ukrainë, për Putinin nuk guxon tëjetë e humbur, por dihet hapur se nuk mundet as ta fitoj. Pra, makinerisë Putinit i mbetën tri rrugë për të dalë nga “kneta” në të cilën vet është gozhduar: Putini ta vasti vetën, të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil diku në Iranë ose Kore Veriore, ose të afërmit të organizjnë atentat ndaj tij, sepse është shumë më i rrezikshëm se Hitleri, sepse disponon me bomba atomike, me të cilat do të pësonte pjesa më e madhe e civilizimit. Në këtë rrafsh, mizoritë e Hitlerit të Ballkanit (S. Millosheviqit), duhet mësuar sepse zejtaria e krimeve kishte shkuar shumë largë, sa që bartëja e kufomave është vetëm një epizodë, sepse “industria e dhunimeve nepër Kosovë” nuk është shpalosur sa e si duhet sepse, drejtësia ndërkombëtare qëllimisht ka dështuar.Ma në fund, duhet publikuar se tre aeroplan rus ishin në gadishmëri për të bartur kufoma të shqiptarëve, por që u zbrapsën sepse pengesat në fluturim ishin të papërballueshme. (Hulumto: Publikimin e Viktor Çernomirdinit).

E në lidhje me këtë, shtrohet pyetja: pse nuk studiohët Kushtetuta e Republikës Kosovës nga juristët. Aty nuk flitët për kurrfar asociacioni të komunave serbiane. Pra, serbianët në sinkroni me ndërkombëtarët nepër tavolina po krijojnë koncepte jashtë kushtetuese, krejtë me prapavi që Beogradi të mbetët në “lojë”, pale mos po e shkëputë ndonjë pjesë të Kosovës, për çka intenzivisht po e ndihmon një kompani për menaxhimin e investimeve, me emër Perendimor! E vërteta, ajo kompani nuk bartë kufoma të shqiptarëve, por po pret nga pusia ta menagjojë pasurinë e mineraleve të Kompleksit “Trepça”.

PS: Shkrimi i kushtohet Kuvendit Ferizajit që më 13 korrikut 1908, që e dridhi Stambollin dhe e detyroi Sulltanin ta sjell Kushtetutën e Mitaht Pashës, por edhe të tregohet e tërë kalbësia e një perandorie që ishte e urrejtur nga shqiptarët, me të drejtë. Në Kuvendin e Ferizajit u përkujtuan: Vrasja e 500 politikanëve shqiptar në Manstir më 9 gusht 1830 nga Valiu i Manstirit, duke ngrënë iftar;u kujtua likvdimi i Mithat Pashës më 1876; u kujtua organizimi i 16 000 proceseve gjyqsore kundër Lidhjës Shqiptare të Prizrenit 1878-1881;u kujtua Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi;u kujtua atentati ndaj Hazhi Zekës;u kujtua vëndosjën e ËRFISË (Gjyqit të vdekjës më 1907,i cili do të përseritet edhe më 10 shtator 1910 në 10 pika për tërë Vilajetin e Kosovës).

Pas vitit 1908, më 1 maj 1918 në Shkodër u kujtuan të gjitha viktimat shqiptare, sidomos ata të Kryengritjës 1910-1913;U kujtuan të gjithë të varurit shqiptarë në hujë gjatë rrugës:Shkup-Ferizaj-Prishtinë-Besianë-Perpellac nga Shefqet Turgut Pasha.

Në lidhje me këtë kemi bërë një studim krahasimtar: Urdhërin e shtetërrethimturk (ËRRFI), do ta kopjojnë serbianët kundër shqiptarëve nga viti 1877 ederi më 1999. Nëse osamno-turqit i kishin bërë katër ËRRFI, Serbianëtnë 23 diktaturat ushtrake të tyre, të vëndosura sidomos në Kosovë, më 1913-1999 (të gjitha janë të evidentuara ), kanë një ngjajshmëri të përpikët. Krahasoni ËRRFIN turke të publikuar më 10 shtator 1910, botuar në origjinal në librin: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Libri 1. 2002,Prishtinë, me diktaturat ushtrake serbiane në kontinuitet : Si e riokupoi Mbretria SKS Kosovën 1918-1941, Libri 2, Prishtinë; Si e okupoi Jugosllavia fderative Kosovën 1945-1999, Libri 3, Prishtinë, ku do të mësohet se mizoritë serbiane më 1998/99 ishin shumë më minore se ato të mëparmet. Serbia kriminale në dhjetor 1877 i shfarosi 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit; por u shpërblye me pavarësi në Kongresin e Berlinit më 1878. Serbia më 1912/13 i asanacioni 132 katunde shqiptare, i krijoi 3 kampe të përqëndrimit, më 28 VI në Gazimestan i vrau në një gropë 600 politiknanë shqiptarë duke i hudhur tri granata mbi ta; Serbia më 1918-1941 i deprtoi në Anadoll 36000 familje shqiptare (burimi: Seksioni i pashaportave), i krijoi 4 kampe të përqëndrimit për familjët kryengritëse shqiptare (Burimi: AJ. S. 14, K. 101), dhe në fund planifikoi edhe ndarjën e Shqipërisë më 1939 (Elaborati i Ivo Andriqit, i botuar). Serbia në fund të shekullit XX-t planifikoi përmes: Memorandumit të Akademisë 1986, përmes publikimit të KOS-it “Zaduzbine Kosova”, përmes “Tokës së djegur”, përmes “Koridoreve përplasëse”, përmes Planit “Patkoi” ta asanaciojë tërë Kosovën. Shqiptarë, kalvari si pasojë e terrorit shtetëror nëpër lokalitetet e Kosovës, e sidomos në: Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës si kampe përqëndrimi, prej kah u deportuan nepër Botë afro 1 000 000 shqiptarë, është akuzë që mendon, flet dhe duhet të veprojë: që Serbia mizore të paditët për gjenocid, sepse argumente dyshekullore ka, e ato gjurma janë sot nepër Kosovë nepër varreza përkujtimore si janë ato nëPrekaz e deri te Meja me 599 lokalitete të tjera, që akuzojnë rëndë Serbinë okupatore, sikurse Srebërnica për gjenocid. Unë popullit i besoi, ndërsa çdo individ dhe politika në çdo kohë, duhët të verifikohët para popullit, për ndryshe na pret kënga e funeralit mortor!

Prishtinë më 13 korrik 2024

(Kosova Sot Online)