A jemi shoqëri e traumatizuar apo e pa edukuar me plot defekte?!...

A jemi shoqëri e traumatizuar apo e pa edukuar me plot defekte?!...
A jemi shoqëri e traumatizuar apo e pa edukuar me plot defekte?!...

Ismail Muçiqi

  • 10 July 2024 - 14:08

Shkruan Gazetari: Ismail Muqiqi

Fenomenet qӫ po shfaqen kudo nӫ Shoqӫrinӫ Kosovare e tӫ cilat po e rӫndojnӫ jetӫn e qytetarӫve janӫ argumentet e mjaftueshme tӫ cilat dӫshmojnӫ se njeriu pӫr njeriu ӫshtӫ bӫrӫ i padurueshӫm. Pothuajse nӫ jetӫn e pӫrditӫshme arroganca ӫshtӫ bӫrӫ fenomeni mӫ negativӫ i shoqӫrisӫ Kosovare. Mungesa e edukatӫs familjare e Arsimit tӫ mirӫfilltӫ paraqesin mungesӫn e kulturӫs sӫ komunikimit tӫ njerӫzve tӫ ndryshӫm tӫ cilӫt janӫ bӫrӫ tӫ padurueshӫm duke u ekspozuar nӫ mjetet e ndryshme tӫ informimit nӫ Kosovӫ. Arroganca ӫshtӫ dukuri e cila e prish balancin e kulturӫs njerӫzore tӫ njӫ populli me traditӫ tӫ lavdishme shekullore. Mjerisht sot rrallӫ apo fare nuk shohim apo dӫgjojmӫ shembuj pozitivӫ tӫ autokritikӫs, tӫ individit, tӫ institucionit apo tӫ shoqӫrisӫ nӫ pӫrgjithӫsi. Arroganca ӫshtӫ prezente nӫ kontonuitet nӫ ekranet televizive tӫ ashtuquajtura mediume informative qӫ veprojnӫ dhe punojnӫ nӫ Kosovӫ.

Debatet e ndryshme me tema tӫ caktuara pӫrmes tӫ ashtuquajturve analistӫ – opinionistӫ janӫ bӫrӫ mollӫ sherri nӫ ruajtjen dhe kultivimin e raporteve ndӫrmjet njerӫzve. Kӫshtu tӫ gjthӫ nga moderatorӫt, “analistӫt”, Deputetӫt, politikanӫt vrapojnӫ me qӫllim tӫ promovimit personal se kinse po thonӫ diqka tӫ vlefshme pӫr audiencӫn.  Askush nuk pranon kritikӫ konstruktive, tӫ gjithӫ e akuzojnӫ njӫri tjetrin dhe krijojnӫ kaos para syve tӫ qytetarӫve tӫ cilӫt janӫ ngopur me kӫto fytytra tӫ pӫrditӫshme tӫ cilat po e zbehin imazhin e shoqӫrisӫ Kosovare. Se me tӫ vӫrtetӫ na mungon vetӫdija, kultura e sjelljes pӫr ti respektuar normat morale, njerӫzore dhe ligjet nӫ fuqi nuk donӫ koment. Disa mediume - portale private tӫ cilave nuk u dihet prejardhja dhe misioni i tyre tani mӫ kanӫ kaluar qdo kodӫ tӫ etikӫs duke hapur tema mӫ tӫ ndryshme negative tӫ cilat po krijojnӫ kuti dhe pӫrqarje nӫ mesin e popullit. A jemi shoqӫri e traumatizuar kӫtӫ mund ta analizojmӫ dhe te bindemi nga familja deri tek instancat mӫ tӫ larta tӫ shtetit.

Pӫrditӫ dӫgjojmӫ dhe lexojmӫ pӫr dukuri tӫ ndryshme negative tӫ cilat po ndodhin nӫ kafenӫ dhe restaurante, nӫpӫr rrugӫt magjistrale dhe autostradat ku shoferӫt i ngasin automjetet, duke i shkelur rregullat dhe ligjet nӫ fuqi tӫ cilat janӫ obligative pӫr tu respektuar e tӫ cilat janӫ normӫ morale dhe obligative e individit. Kӫto defekte po manifestohen kudo nӫ institucionet publike tӫ shtetit me qӫllim tӫ realizimit tӫ aspiratave pa meritӫ tӫ individit pӫr tӫ pӫrfituar pӫr veten. Kӫto sjellje tӫ papranueshme me sindrome patologjike mjerisht janӫ bӫrӫ pӫrditӫshmӫri e sjelljeve tӫ individӫve tӫ cilӫt krijojnӫ kaos dhe pakӫnaqӫsi te qytetarӫt e ndershӫm. Nӫ sistemet e ndryshme shoqӫrore autokritika e individit, e institucionit ka qenӫ normӫ dhe balancӫ i proceseve tӫ ndryshme nga familja deri tek Institucionet mӫ tӫ larta tӫ Shtetit. Tӫ gjithӫ kemi nevojӫ ta korigjojmӫ vetӫveten dhe ti pranojmӫ dobӫsitӫ dhe gabimet qӫ i bӫjmӫ nӫ jetӫn e pӫrditӫshme. Tӫ akuzosh tjetrin duke mos i pranuar defektet tua personale ӫshtӫ hipokrizi e cila tӫ qonӫ nӫ humnerӫ (katastrofӫ). Kӫto dukuri negative do tӫ zgjasin derisa shoqӫria Kosovare do tӫ vetӫdisohet duke u bindur se ndӫrtimi i personalitetit tӫ vӫrtetӫ tӫ njeriut fillon nga edukata e mirӫfillt familjare, nga institucioni i vӫrtetӫ arsimorӫ, nga rrethi nӫ tӫ cilӫn jetojmӫ dhe nga respektimi dhe zbatimi i normave ligjore dhe Kushtetuese te Shtetit tӫ Kosovӫs.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".