Lexoni edhe:
A jemi shoqëri e traumatizuar apo e pa edukuar me plot defekte?!...
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së që ndërmjetësit pro-serb Lajçak, ti vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,deri në fund të janarit të vitit 2025, i cili vjen disa muaj pasi që Lajçak, paraprakisht ishte emëruar për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër – post që ai duhej ta merrte që nga muaji shtator dhe të zëvendësohej me një diplomat tjetër, është lajm i keq për dialogun dhe Kosovën, pasi që vet Lajçak e ka dëmtuar dhe pamundësuar një sukses të pritshëm për lëvizje pozitive në përfarimin mes dy vedneve.
-Habit fakti se si shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka bërë kërkesë për vazhdimin e mandatit të tij, me arsyetimin se qëllimi i këtij vendimi na qenka që të mos krijohet vakuum në këtë post, deri sa të emërohet pasardhësi i ri i Lajçakut. Kjo për faktin se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së që Lajçakut ti vazhdohet mandati si emisar i dialogut deri në fund të janarit të vitit 2025, është vetëm vazhdim i improvizimit dhe humbjes kohë në dialog, kur dihet botërisht anshmëria tij e skajshme në procesin e deritashëm dhe pozicionimi i hapur në favor të Serbisë, me presion të vazhdueshëm jo parimor dhe tepër të pa drejtë ndaj Kosovës.
A jemi shoqëri e traumatizuar apo e pa edukuar me plot defekte?!...Lexoni edhe:
E duke qenë se për pasardhësin e Lajçakut vendosë e nominuara për shefe të re të diplomacisë evropiane pasardhësja e Borellit, zonja Kaja Kallas, ajo së pari duhet të merr përsipër postin e ri, në fund të vjeshtës, e më pas të merret me emrat potencial për emisarin e ri në dialog. Por ndonëse akoma asgjë nuk është e sigurtë, janë dy emra që momentalisht përmenden si kandidatë të mundshëm potencial për postin e Lajçakut: danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë si dhe Pekka Haavisto ish-ministër i jashtëm i Finlandës. Kështu që, siç shihet ngë këto zhvillime, pas zgjedhjeve të fundit në BE, emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, andaj Lajçak mbetet përkohësisht në detyrë.
Siç dihet Lajçak me qëndrimin e tij, të njëanshëm në favor të serbisë,e ka denigruar tërësisht cakun e arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe dërguar gjendjen drejtë acarimit dhe përshkallëzimit të mëtejmë të gjendjes ndërmjet të dy vendeve, por që fatmirësisht është mirë menagjuar dhe përballuar me sukses, falë mbështetjes serioze të aleatëve të dëshmuar të Kosovës, si ShBA-së dhe vendet më të fuqishme mike të dëshmuara evropiane, sikur Gjermania dhe Anglia. Kurse sa i taklon Lajçakut, ai as që do të arrij për periudhn e mbetur shtesë ti përmirësoj gabimet e tijë të mandatit të deritashëm, pasi që asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i itij, që ta adresojë përgjegjësinë aty ku e ka vendin, në qeverinë e Serbisë, e cila hapur është deklaruar për mos zbatimin e marrëveshjers së dakotrduar, për të cilën vet është pajtuar në Bruksel dhe Ohër, me aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Misioni i deritashëm i Lajcakut me pozicionim të njëanshëm duke mbështetur hapur palën sebe, është dëshmuar tërësisht i dështuar dhe si i tiullë edhe është kritikuar publikisht, jo vetëm nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, por në disa raste edhe nga europarlamentarët e përbërjes së kaluar të Parlamentit Evropian. Diplomati Sllovak i ka shkuar shumë për shtatit politikës hegjemoniste të Serbisë dhe asnjëherë nuk kanë pasur përplasje apo ndonjë formë paralajmërimi për kushtëzim nga ana e BE-së kundër Vuçiqit dhe shtetit serb, për mos zbatmin dhe bllokimin e marrëveshjeve, madje nuk ka pasur as ndonjë reagim serioz nga Lajcak edhe pas sulmit terroristë të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjsk të Zveçanit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".