Procesi i integrimit dhe transformimit në kohë, Shqipëria nuk është më vend i shumicës absolute të besimit musliman
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Statistikat e fundit zyrtare në Shqipëri tregojnë se popullësia në Shqipëri ka ra nën 50 perqind që i përkasin besimit islam.Këto të dhëna zyrtare i ka paraqit një medium publik turk , që më pastaj mediumet shqiptare, sipërfaqësor e kanë transmetuar këto të dhëna duke iu referuar mediumit publik turk.Dhe sipas analizave dhe rrethanave ndikues të cilët kan qenë përcaktues nnë sjelljen e gjendjes në uljen e besimit të shqiptarëve tek 'feja islame', nevojitet të paraqiten disa faktor si më të mundshëmit.
- Më forcimin e vetëdijes të demokracisë liberale, qytetarët shqiptarë kanë arrit tek ngritja e emancipimit individual ndaj besimeve fetare duke evoluar me bindjen se besimi në vlerat përendimore është më i dobishëm për ta ,dhe përmes këtyre vlerave si e mirë e lirive individuale u ofron lirin shpirtërore , mendje të hapur ndaj ardhmërisë shqiptare,madje besohet se besimi islam rrezikon qenien kombëtare shqiptare ,dhe bashkëjetesën me kombet tjera në familjen moderne evropiane.
- Faktori tjetër i rënies së besimit shqiptarë në fenë islame në Shqipëri, vlerësohet edhe nga arritja e lirive demokratike tek shqiptarët pas një periudhe të gjatë të diktaturës komuniste dhe mbylljes, të kohës së tranzicionit nga ateizmi në shoqëri të lirë , dhe përgjatë këtij rrugëtimi , përplasja e shoqërisë shqiptare me doktrina të ndryshme të predikimeve fetare, ka quar edhe te arritja e pjekurisë e bërjes së dallimit, se çka konsiderohet më e mirë për individin në besimin fetar .
- Faktori tjetër ndikues,si përcaktuesi i mundshëm ikjes së shqiptarëve nga besimi islam, është edhe hapja e Shqipërisë dhe përcaktimi i saj ndaj vlerave integruese përendimore.
- Faktori tjetër i largimit të qetë nga islami në Shqipëri mund të ketë ndikuar, migrimi i popullatës në botën perëndimore, ku atje kanë arrit të bëjnë dallimin ,se çka është më e mirë për besimin e tyre shpirtëror dhe dobishmerin e tyre si individ.
- Dhe si faktori tjetër ndikues në largimin e shqiptarëve nga besimi islam ,ka mund të ndikojnë edhe rrethanat e zhvillimeve globale,zhvillimi i teknologjisë dixhitale ,dhe për rrjedhojë, evulimi i formësimit të vetëdijes globale për një shoqëri të re përgjithshme globale të përmasave unifikuese të shoqërisë globale dixhitale.Lëvizje të tilla të largimit apo ikja nga islami, ka edhe në Kosovë, si lëvizja e Deçanit,shoqata kulturore si pasardhës të Gjergj Kastrioti Skënderbeu etj, të cilat lëvizje dhe evulime, e 'islamin' e konsiderojnë , si të pa dobishëm për individin dhe shoqërinë shqiptare si tërësi.Si më të zeshmit në këtë çështje janë , levizja e diasporës të Kosovës , e cila me të madhe po konvertohen në besimin krishter.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".