Lexoni edhe:
Shpërblimi i Lajçakut edhe me 6 muaj shtesë për dialogun me Serbinë, një lajm i keq për Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Marrëveshja e Ohrit ia ka qitur kapakun dështimit, e ka bërë dialogun të pamundshëm. Kjo marrëveshje kishte të bëjë me themelimin e Asociacionit e kjo është e pa mundur me Kurtin dhe me statutin e propozuar si non paper. Për herë të parë në histori të shteteve të pavarura shkruhet një dokument obligues për një shtet të njohur ndërkombëtarisht. Procesi është komplikuar dhe i dëmotuar mjaft shumë. Kosova e kushtëzuar,me sanksione, pa asnjë hap të ndërmarr ndaj Serbisë për Banjskon.
-Vazhdimi i mandatit për ndërmjetësuesin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë z. Miroslav Lajcak ështëvazhdim i pa rezultat. Kjo dyshe evropiane, Lajcak dhe Borell, ka deshtuar në dialog. Nuk ka më pse të humbet kohë me të njëjtin formacion dhe me të njëjtën qasje politike e diplomatike. Sidoqoftë për mos mbetjetë vakumit mund të jetë korrekt vendimi,por ky dialog ishte fund e krye i dështuar,pa rezultat, me komplikime dhe gjithçka tjetër. Pra ishte dështim total. Në vend që të caktohet ndokush tjetër për dialog atij ju vazhdua mandati. Mendoj që nuk ka ka kohë për të humbur. Edhe ashtu është humbur shunë kohë. Dështimi është evident. Marrëveshja e Ohrit ia ka qitur kapakun dështimit, e ka bërë dialogun të pamundshëm. Kjo marrëveshje kishte të bëjë me themelimin e Asociacionit e kjo është e pa mundur me Kurtin dhe me statutin e propozuar si non paper. Për herë të parënë histori të shteteve të pavarura shkruhet një dokument obligues për një shtet të njohur ndërkombëtarisht.
Procesi është komplikuar dhe i dëmotuar mjaft shumë. Kosova e kushtëzuar,me sanksione, pa asnjë hap të ndërmarr ndaj Serbisë për Banjskon. Pa ide qysh me i obligue palët për ta zbatuar marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshje e dobët që ka mbyll qarkun për zgjidhje. Kjo marrëveshje nuk prodhon stabilitet e as asgjë ,nuk garanton përveq thenelimin e asociacionit. Për mendimin tim kjo është arësyeja pse është e dështuar dhe ka kompkuar plotësisht arritjen e ndonjë marrëveshje përfundimtare. Tash më është koha e fundit që qasja ne dialog duhet te ndryshoj plotësisht, Qysh do të zhvillohet tutje ky proces pritet të shihet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".