Shqiptarët duhet të faktorizohen, ndryshe s'ka qetësi

Shqiptarët duhet të faktorizohen, ndryshe s'ka qetësi
Shqiptarët duhet të faktorizohen, ndryshe s'ka qetësi

Fadil Maloku

  • 12 July 2024 - 07:43

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Duket që dukuria e proamerikanizmit dhe properëndimizmit në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare, në veçanti atë kosovare, është duke e riamputuar “prefiksin” e prirjes dhe ndjenjës së kompleksit të inferioritetit individual e kolektiv. Riamputimi, rikonfigurimi, apo edhe riaktivizimi i këtij kompleksi, që në lashtësi në të gjitha periudhat e qenësimit historik shqiptar ka “prodhuar” njëmendësinë e një lloj emancipimi kinse civilizues, e kulturor, kujto sundimet; romake, bizante, otomane, e serbe, në fakt ishte edhe i dëmshëm e edhe kompleksiv, për etnitë e vogla dhe të paorganizuara; ekonomikisht, ushtarakisht e kulturalisht, siç ishim ne shqiptarët. Edhe në ditët tona është duke na përcjellur ky trend i akomodimit me çlirimtarët e rinj, miqtë apo aleatët tanë. Dallimi i “arkitekturës” së re fuqizuese, qëndron veç në folklorin dhe ikonografinë e mënyrave të reja amputuese.

- Kolonializmi, e sidomos neokolonializmi postmodern, sociologjikisht mundë të përkufizohet edhe si tendencë rritjeje, ruajtjeje, dhe zgjerimi i hegjemonëve të kohës në të cilën po jetojmë. Nga këndvështrimi historik, neokolonializmi e nënkupton edhe idenë e rritjes së ambicieve, monopoleve, dhe kontrollit masiv mbi vendet e vogla, të varfra, të paemancipuara dhe të pa arsimuara. Ballkani Perëndimor, që gjeografikisht dhe gjeostrategjikisht përfshin ish republikat e Jugosllavisë, në kuptimin më të ngushtë; minus Slloveninë dhe plus Shqipërinë, dhe disa shtete tjera, në kuptimin më të gjërë, në fakt janë dhe ende mbesin një ambient mjaft pjellor, për interpretimin postkolonial. E themi kështu, ngase e kemi parasysh gjithnjë historinë ekzistenciale, dhe ndërrimin e “çlirimtarëve” të herëpashershëm të kësaj hapësire. Nuk është i rastësishëm perceptimi për Ballkanin Perëndimor, si një “udhëkryq” gjeopolitik,strategjik, ekonomik, e civilizues për hegjemonët e kohërave të ndryshme, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Duket që dukuria e proamerikanizmit dhe properëndimizmit në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare, në veçanti atë kosovare, është duke e riamputuar “prefiksin” e prirjes dhe ndjenjës së kompleksit të inferioritetit individual e kolektiv. Riamputimi, rikonfigurimi, apo edhe riaktivizimi i këtij kompleksi, që në lashtësi në të gjitha periudhat e qenësimit historik shqiptar ka “prodhuar” njëmendësinë e një lloj emancipimi kinse civilizues, e kulturor, kujto sundimet; romake, bizante, otomane, e serbe, në fakt ishte edhe i dëmshëm e edhe kompleksiv, për etnitë e vogla dhe të paorganizuara; ekonomikisht, ushtarakisht e kulturalisht, siç ishim ne shqiptarët. Edhe në ditët tona është duke na përcjellur ky trend i akomodimit me çlirimtarët e rinj, miqtë apo aleatët tanë. Dallimi i “arkitekturës” së re fuqizuese, qëndron veç në folklorin dhe ikonografinë e mënyrave të reja amputuese.

Ndërkaq, qëllimi mbetet ai i njëjti, ai i vazhdimit të kompleksit që na e amputuan “miqtë dhe aleatët e vjetër historik”, lexo pa hamendje; pushtuesit!. Por, pse ndodhi kjo kështu? Po t’i pyesësh, historianët, ata ta japin një përgjigje absurde që për mendimin e tyre ka të bëjë me: vogëlsinë tonë demografike kundruall madhështisë së pushtuesve historik, me degradimin tonë, e me përralla tjera injorante. Filozofët, nuk kanë jap përgjigje fare. Për një arsye të thjesht; s’i kemi pasur asnjëherë në traditën dhe etnopsikologjinë tonë kolektive. Por, në rrafshin e mëhallëve, krahinave… kemi pasur dhe ende kemi edhe për eksport! Etnologët e antropologët mbetën dhe ende mbetën të fjetur në inkubatorin e dijes. Ekonomistët dhe ushtarakët, nuk janë marr fare me dukurinë e kompleksit të inferioritetit. Tani, mendoj që është koha që dioptria sociologjike, duhet t’i hyjë një analize më përmbajtjesore dhe ta jap gjykimin e vetë meritor. Por, edhe këtu çalojmë se vetëm ky komunitet nuk mundet ta diagnostifikoj natyrën e kompleksit të inferioritetit, që na e ka vonuar shumë realizimin e asaj që shquhet dhe identifikohet si arkitekturë e shtetësisë dhe vetëdijes kombëtare.

Kjo prirje, por, duket edhe si synim i natyrshëm tashmë është bërë edhe sekret publik, si për rajonin, ashtu edhe në nivel global. Këtë e kanë konstatuar edhe shumë sondazhe vizavi. Kjo dukuri, me sa mund të bazohet dioptrinë tonë sociologjike, e sidomos përvojën e proamerikanizmit në botë, tek ne, në vend të varësisë dhe identifikimit me sistemin vleror, social, politik, kulturor, e parime dhe fondamente mbi të cilat u ndërtua dhe u mirëmbajt “ëndrra amerikane” me dekada të tëra, në nivel global, po ushtrohet në formë dhe përmbajtje inferioriteti e pajtimi të qenit infantil, dhe at si komb edhe si shtet. Pra, në vend që ta ndërtojmë këtë identifikim dhe varësi vlerore nga sistemi model perëndimor, ne në fakt gabimisht këtë identifikim po e ushtrojnë tashmë dy tri dekada, si imitim i verbët dhe si model që nuk e përmbrendëson jashtësinë tonë, sociopolitike e as atë autentike kulturore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".