Lexoni edhe:
Qasja në dialogun Kosovë-Serbi duhet të ndryshohet
Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi
Kosova është e të gjithëve jo vëtëm e një individi apo subjekti të caktuar politik.Po shohim një përçarje absurde kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe.Këtë asociacion famoz e lanë të dera Thaçi dhe Mustafa, e jo Kurti siq po pretëndojnë të fajësojnë opozita.Nëse nuk janë më krerët e lartëpërmendur të PDK-së dhe LDK-së, janë liderët e ri të cilët nuk po tregohen fleksibil dhe nuk po e pranojnë se parardhësitë e tyre me nënshkrimet në Bruksel të viteve 2013 dhe 2015, e kanë pru kryeministrin Albin Kurti para një sprove të madhe , të cilën ai deri më tash e ka kryer më sukses, kur dihet se marrveshjet e karakterit ndërkombëtare është zor të anulohen. Kurti nuk po e pranon implementimin e një asociacioni i cili do ta zhbënte shtetësinë e Kosovës, të cilën gjë e dinë mirë edhe opozita.
-Shqiptarët i dinë mirë veset e serbëve sepse me tipare janë shumë të hendikepuar. Jetuam me dhunë bashkë më serbët në ish-Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviqit , që të dy këta armiq të përbetuar të shqiptarëve.Na e shtruan zullimin për të katër anët, me burgosje, rrahje , vrasje , deri në largim nga vatrat tona shekullore.Por, që natyrishtë se çdo e keqe e ka edhe përfundimin e vetë.Pas disa dekadash okupimi klasik, erdhi edhe drita e lirisë së shumë pritur në vitin 1999, kur edhe e fituam luftën pas shumë sakrificave njerëzore e materiale nga djemtë dhe vajzat më të mirë të kombit.Na ndihmuan edhe miqtë tanë evropian dhe Amerika .Për fat të keq na ka qëlluar si fqinjë një shtet megalloman me logjikë fashiste, i cili shtet nuk po heq dorë nga pushtimi i tokave shqiptare në veri.Kur kërkohet unitet i gjithë spektrit politikë , ky unitet po na mungon se po dominon interesi karrieristë e partiak para interesit shtetëror e nacional!Blloku opozitar prej së ka ardhur Albin Kurti në pushtet, nuk po tregon pjekuri politike bashkëpunuese me pushtetin në temën jetike kur bëhët fjalë të bisedimeve me Serbinë, për normalizim të marrdhënjve të ndërsjella.Kosova është e të gjithëve jo vëtëm e një individi apo subjekti të caktuar politik.
Qasja në dialogun Kosovë-Serbi duhet të ndryshohetLexoni edhe:
Po shohim një përçarje absurde kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe.Këtë asociacion famoz e lanë të dera Thaçi dhe Mustafa, e jo Kurti siq po pretëndojnë të fajësojnë opozita.Nëse nuk janë më krerët e lartëpërmendur të PDK-së dhe LDK-së, janë liderët e ri të cilët nuk po tregohen fleksibil dhe nuk po e pranojnë se parardhësitë e tyre me nënshkrimet në Bruksel të viteve 2013 dhe 2015, e kanë pru kryeministrin Albin Kurti para një sprove të madhe , të cilën ai deri më tash e ka kryer më sukses, kur dihet se marrveshjet e karakterit ndërkombëtare është zor të anulohen.Kurti nuk po e pranon implementimin e një asociacioni i cili do ta zhbënte shtetësinë e Kosovës, të cilën gjë e dinë mirë edhe opozita.Dihet se Asociacionit i ka parapri Decentralizmi i pushtetit lokal me kontributin e Lufti Hazirit.Nuk them se edhe atëherë sikur tashë Kosova iu ka nënshtruar trysnisë së madhe ndërkombëtare në maratonën e bisedimeve Kosovë-Serbi, por që këtë fakt duhet të pranon opozita e jo ta mohon rregullisht.Po shohim dhe po degjojmë përditë se si struktura kriminale dhe terroriste serbe , u bashkuan pas zgjedhjeve nacionale dhe lokale, dhe janë duke lëvizur çdo gur, për ta futur me dhunë nën juridisiksionin serb, veriun e Kosovës.Vuçiqi, Shesheli, Daciqi, Nikoliqi e Vulini më direktivat e Putinit, po tentojnë ta kthejnë kohën e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.Këta luftënxitës po mëndojnë së Rusia do të dalë fituese e luftës në Ukrainë dhe iu kan shtuar apetitet që të vazhdojnë projektin e lënë gjysmë të Millosheviqit , për Serbi të Madhe, apo për Mini Jugosllavi.
Serbët po bëhen unik edhe në politikat pushtuese, kurse neve na gjenë e zezë dita e ndasive, atëhere kur kërkohët më së shumti unitet, se po na rrezikohet seriozishtë Republika.Edhe diçka kur jemi këtu.Edhe ndërmjetësit ndërkombëtar Borrell, Lajqak shumë padrejtë ia mbajtën anën kohën e fundit Serbisë në bisedime.Në një formë apo tjetër e ndihmuan procesin e stagnimit të bisedimeve.Ende po mbajmë mbi supe masatë ndëshkuese , kur dihet së Serbia e Vuçiqit hapur është kah kërkon ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, fillimisht përmes Asociacionit më kompetenca ekzekutive.Zatën edhe këtu qëndron stoicizmi i Vuçiqit para çdo takimi të nivelit më të lartë, në implementimin e asociacionit, duke refuzuar zbatimin e aneks marrveshjës të Ohrit, që do të ishte defakto pranim i pavarësisë të Kosovës.Kohën e fundit me Tubimin Gjithëserb në Beograd, serbët dolën me një platformë të përbashkët apo dokument, të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet.Kremlinin paraprkisht e kishin vizituar Dodik dhe Vulin për të marrë instrukcione. Në Serbi është vendosur një sistem banditeskë e kriminal në simfoninë e shtetit dhe të kishës.
Këtu nuk kemi të bëjmë me simpfoni natyrishtë por me anarki vlerash politike dhe shovenzëm.Serbia ka konceptuar një lojë të keqe me mitet e rrejshme serbe.Ideja e bashkimit të serbëve në një shtet, është ide utopike për tu realizuar.Ideja e Pan-Serbisë është iluzion patetik, është iluzion në kokat e mykura mesjetare serbe. Aty ku festohet çmenduria , besimi pushon.Serbia nga apetitet ndaj tokave shqiptare,është duke u përplasur rregullishtë me armikun imagjinar.Përdorimi i kishës në një shtet laik, shndërrimi i një patriarku në funksionar , kjo është ajo që po shohim sot në Serbi.Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi është njeri që ka qenë pjesë e grupit të kriminelëve të luftës , të cilët prap u bënë bashkë.Serbia nuk ka ndryshuar në botkuptim , nuk ka ndonjë ndryshim domëthënës nga babai i kombit, Dobrica Qosiqit dhe brezitë të fundit të budallënjeve ultranacionalistë me ideologji fashiste në pushtetin e Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".