Lexoni edhe:
SHQIPTARËT NË KORDINATA KOMBËTARE DHE POLITIKE NË LUFTË PËR BASHKIM OSE DEZINTEGRIM
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Ish-ministrit britanik, Denis MacShane, thotë se provokimet nga Beogradi janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Andaj deklarata e Ish-ministrit britanik, Denis MacShane i cili e thotë hapur se ka informacione të sakta dhe të besueshme, se Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës, duhet marrë vërtetë shumë seriozisht, alarmuar dhe mobilizuar për mbrojtje.
-Denis MacShane, e ka zbuluar këto të dëna derisa ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës dhe provokimet e herëpashershme që po ndodhin atje nga grupet e organizuara kriminale serbe, të mbështetura nga Serbia. “Dua të them, faktin e qartë se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga Serbia në veriun e Kosovës, organizuan një sulm në Banjskë ku vranë edhe njerëz, provokime këto që fatkeqësisht janë pjesë e politikës serbe”, u shpreh diplomati britanez.
SHQIPTARËT NË KORDINATA KOMBËTARE DHE POLITIKE NË LUFTË PËR BASHKIM OSE DEZINTEGRIMLexoni edhe:
Edhe pse në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës, në Kosovën qendrore dhe jugore shqiptarët dhe serbët kanë jetuar mirë, Denis MacShanea thotë se pavarësisht kësaj, Serbia po bën çmos për ta okupuar me çdo mjet veriun e Kosovës! Në anën tjetër disa radikal, por jo, shumë njerëz në Serbi,e shohin Kosovën në mënyrën që 60-70 vite më parë Franca e shihte Algjerinë , apo Britania Irlandën 100 vite më parë”, tha ai. E duke ditur se me të drejtë, të gjithë në Kosovë, e shohin veten si viktima, është një kërkesë e natyrshme, që kriminelët serbë dhe Serbia të ndëshkohen, kurse sfida që po përcillet dialogu për normalizim mes dy vendeve duhet të tejkalohet për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, ka deklaruar Denis MacShane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".