Lexoni edhe:
Kosova duhet të mobilizohet për mbrojtje nga Serbia
Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi
Kur me luftë Rusia është duke tentuar për realizimin e idesë të gjithë rusët në një shtet, në anën tjetër Serbia , po përgatitet që me ndonjë invazion të mundshem ushtarak të ndërhyn në veri të Kosovës, për ndarjën e saj. Koncepti i vjetër politik serb , për zgjerim territorësh, vazhdon më pretendimet territorial edhe ndaj Bosnjes e Hercegovines dhe Malit të Zi.
-Zhvillmet në Evropë kërkojnë një mirëkuptim më të madh, të paanshem dhe efektiv.për avansim të proceseve të stagnuara nga burokracia evropiane. Pas zgjedhjeve në BE-, kërkohet që në krye të kësaj strukture të vijnë njerëzit e përgjegjshëm, njerëz të rëndësishëm për të ardhmën po aq të rëndësishme.Proceset pozitive mund të zgjasin me dekada, ndërsa vendimet e gabuara politike mund të merren sa ora.Në mozaikun e keq të politikës , kemi një grup sharlatanësh të politikës të dalë nga anonimiteti, në krye më Putinin në Rusi dhe Vuçiqin në Serbi, të cilët po propagandojnë së bashku me shtypin e tyre gebelsian se Rusia do ta fiton luftën në Ukrainë, ku sipas tyre do të arrihet një lavdi e re .Rusia kreu agresion të paligjshëm kundër Ukrainës sovrane më 24 shkurt 2022.Nga kjo kohë në Serbi është sforcuar politika e radikalizmit nën ndikimin e propagandës ruse.Këtë shtet e ka vërshuar genjështra , manipulimi dhe për qudi thuhet së afër 80 përqind të serbëve i besojnë ato.Kjo tregon se sa me shpejtësi ka depërtuar propaganda shumë e rrezikshme ruse për rajonin në Serbi, dhe në vendet tjera aty ku ka serb.Pse te shumica serbe ka depërtuar propaganda ruse me aq brutalitet? Kjo mund të shpjegohet edhe nga faktet historike, se serbët rusët i konsiderojnë vëllezër.
Kosova duhet të mobilizohet për mbrojtje nga Serbia Lexoni edhe:
Pastaj, orientimin prorus të shumicës serbe duhet të ketë një arsye për të shpjeguar. Këtë llojë të supremacisë në realicion me politikën perëndimore, e cila edhe pse shumë po investion në Serbi, propaganda ruse po është dominuese.Kjo për një shtet normal dhe demokratikë është marrëzi banale.Tjetër, kur jemi këtu.Rusinë dhe Serbinë i bashkon ideologjia për dominimin pan sllavistë në Evropë dhe në Ballkan.Këtë po e pretendojnë hapur Putin dhe Vuçiq përmes ideve fashiste të ”botës ruse” dhe të “botës serbe”.Nëse Serbia do të pëfitonte diçka nga invazioni ushtarak rusë në Ukrainë, dy vjet janë një periudhë mjaftë e gjatë , që të shoh se Serbia nga Rusia nuk ka asgje .Zatën zhvillimet e luftimeve flasin se Rusia çdo ditë e më shumë është duke pësuar humbje.Rusia ka menduar se agresioni kundër Ukrainës do të qon në shembjen e NATO-s dhe BE-së.
Rusia sipas shumë ekspertëve ushtarakë nuk ka forcë lufte, dhe deri në fund tëvitit do të jetë vështirë për ta.Kur me luftë Rusia është duke tentuar për realizimin e idesë të gjithë rusët në një shtet, në anën tjetër Serbia , po përgatitet që me ndonjë invazion të mundshem ushtarak të ndërhyn në veri të Kosovës, për ndarjën e saj.Koncepti i vjetër politik serb , për zgjerim territorësh, vazhdon më pretendimet territorial edhe ndaj Bosnjes e Hercegovines dhe Malit të Zi.Sergej Lavrov famëkeq , sipas politikës së vjetër ekspansioniste Pan sllave , i kishte dërguar një letër tubimit Gjithë serb në Beograd.Në fjalimin e tij propagadistik, ai tërhoqi vëmendjën kur tha” së rusët së bashku më popullin serb duhet të krijojnë një rënd të ri botëror”.Dhe. fjalimi i presidentit serb, Aleksander Vuqiq pas shënimit të 29 vjetorit të Masakrës të Srebernicës, kur tha së “ shtetet e rajonit dëshirojnë konflikte dhe intervenim të NATO-s, për asgjësimin e Serbisë”.Këtu Vuqiqi ka menduar më shumë në paralajmërimin që i erdhi Serbisë nga presidenti amerikan, Joe Bajden.
Por, qenësorja e kësaj qëndron në faktin se presidenti serb , qartazi e shpesh ka vu në dukje pozicionin e Serbisë për deastabilizim të Ballkanit, veçmas të Bosnjes dhe të Kosovës.Vuçiqi me këtë rast përmend luftën, të cilën gjoja nuk e dëshiron , e në të vërtetë gjithë kohën e mendon dhe planifikon luftë të re në Ballkan, në të cilën luftë do të shkatërrohej vetë siq e ka thënë në këtë kontest ,presidenti amerikan, Joe Bajden.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".