Lexoni edhe:
Pse shteti në Kosovë nuk i regjistron shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri?
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Duket se zgjedhjet në BE dhe vonesa e krijimit të strukturave të reja pas zgjedhore, qëllimisht po keqpërdoren për të mos i dhënë përgjigje akoma heqjes së masave shtrënguese ndaj Kosovës. Madje me zvarritjen e vendimit për heqjen e masave ndëshkuese, të shpallura vitin e kaluar, po dëshmohet edhe njëherë më tepër, se Kosova është duke mbetur edhe më tej, peng i burokracisë së BE-se kundër Kosovës!
-Nuk do mend se ky është edhe një absurd tjetër i llojit, që vijon ta dëmtojë padrejtësisht Kosovën, duke e lënë në mënyrë cinike edhe më tej, nën masat e padrejta ndëshkuese të Bashkimit Evropian, që prej verës së vitit 2023. Masa, të cilat blloku i vendosi në emër të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e lira demokratike dhe ligjore, nisën detyrën e tyre në komunat në veri, madje jo vetëm kaq, por ata u tentua të pengohen dhunshëm për të marr edhe funksionet e tyre kushtetuese të fituara në zgjedhje të lira demokratike dhe mënyrë të rregullt ligjore. Me kalimin e kohës, u konstatua më tepër se qartë, se masat e vendosura njëanshëm ndaj Kosovës, ishin tërësisht të pa drejta, dhe shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të tyre, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor. Raport ky që fatkeqësisht, vijon të mbetet i pa shqyrtuar në sirtar, edhe pse tashmë, janë bërë pothuajse një muaj nga dorëzimi i këtij raporti, por ende nuk ka ndonjë vendim nga blloku evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Për aq më tepër, Byrokracia e BE-së dhe shkaku i animit të disa vendeve ndaj Serbisë, duket që nuk po merr fund sepse vendimi i merituar, për heqjen e masave po tej zvarritet qëllimisht, me arsyetimin banal të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se kinse diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave akoma janë duke vazhduar. “Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, është një dokument konfidencial dhe siç theksoi në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024,përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, ndaj dhe nuk kuptohen arsyet se për çfarë vazhdojnë Diskutimet në Këshill ”?! Pra nga kjo përgjigje shihet qartë se derisa para një viti masat u vendosën me shumë nxitim, megjithëse ato ishin gabim, tani të njëjtin gabim vet BE, për habi, po heziton ta anulojë dhe ti kërkoj madje edhe të falur Kosovës pse u kufizua, izolua e ndëshkua padrejtësisht, për shkak të provokimeve të nxitura dhe të orkestruara direkt nga Serbia hegjemoniste. Kurse pikërisht shkaku i masave të BE-së Kosova, vazhdon të mos ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, madje minoritarët serbë, kanë pasur mundësi edhe të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave, ndaj dhe nuk ka më, asnjë arsye që të mbahen këto masa. Përndryshe mbajtja në fuqi e këtyre masave kundër Kosovës, është faktor shumë destimilus dhe ndikues për të keq edhe në procesin e dialogut, kur dihet mirëfilli se nuk ka fare, asnjë kuptim që të dialogosh duke u trajtuar si subjekt i ndëshkuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".