Lexoni edhe:
Nomenklatura e re Bashkimi Evropian duhet ta ndalon politikën ledhatuese ndaj Serbisë
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Për t'i dhënë fund çdo iluzioni serb duhet të kemi anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, që edhe u interpretua në forma të ndryshme, se e ardhmja e Kosovës është në integrimet euroatlantike, ndërsa duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo ishte shprehur së Kosova e ka gatishmërinë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, ndërsa Serbia jo.
-Amoraliteti dhe perversiteti serb për spastrime të reja etnike po bënë që dhe dialogu i cili është zhvilluar deri më tani, po rrezikohet të vdes. Sa herë që bëhet fjalë për Serbinë, nuk teprohet nëse kthehemi pak në retrospektivë të ngjarjeve historike dhe të luftës të fundit çlirimtare . Nacionalizmi i formës më brutale po na përsëritet edhe sot nga njeriu që ishte pjesë e aparatit agresiv e gjenocidial të Millosheviqit, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sigurisht së askush nuk do të ishte marrë kaq shumë më temën e Serbisë, po mos të ekzistonte rreziku nga shpërthimi i luftës të re, me këtë shtet i cili nuk po reformohet, dhe me të cilin u detyruam nga faktori ndërkombëtar të zhvillojmë bisedime maratonike për normalizim të marrëdhënieve që nuk duken as në horizont. Nacionalizmi serbomadh në ish Jugosllavi kishte kulmuar më luftë. U tregua aq shumë brutal kundër nacionaliteteve të tjera , duke ngulfatur kështu emancipimin e tyre , duke ju edhe mohuar elementin konstituiv, që ju takonte .Me së keqi e pësuan Bosnja dhe Kosova. Serbia përmes Millosheviqit I cili zbatoj planet djallëzore te Ilija Garashaninit të vitit 1844,duke vazhduar me idetë e Memorandumit të Akademisë Serbe të vitit 1986, më moton shoviniste të” bashkimit të gjithë serbëve në një shtet”.Në luftë për zbatimin të këtyre planeve ogurzeza u vranë dhe u masakruan më së shumti myslimanët dhe shqiptarët. Pasojat e kësaj ideologjie fashiste ishin të mëdha , të cilave po ju shihet sherri edhe sot.
Nomenklatura e re Bashkimi Evropian duhet ta ndalon politikën ledhatuese ndaj SerbisëLexoni edhe:
Amoraliteti dhe perversiteti serb së bashku më idetë e tyre për spastrime etnike nuk po pushojnë. Serbet nuk po lirohen nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve , prandaj duken edhe aventura të Borrelit dhe Lajçakut forma që zgjodhën në procesin e bisedimeve. Ishin bisedimet e deritashme faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i Kosovës. Është e pa mundur të zhvillohet dialogu, kur ende shoqëria serbe është e pa moral ,nuk është shoqëri civilizuese , të cilën po e drejtojnë kriminelet e luftës . Asociacioni po kërkohet më ngulm për minoritetin serb në Kosovë nga Vuçiq, se hyn në projektin e botës serbe. Nuk është që këtë fakt nuk e dinë edhe BE-ja, e cila përmes ndërmjetësve po e ndihmojnë aneksimin veriun e vendit, nga Serbia grabitqare. Fatkeqësisht idesë të botës serbe iu kishte bashkëngjitë edhe ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi cili përkrahu edhe Kishën Ortodokse Serbe –ngjarjet në Cetinje, si frymëzim shpirtëror për maskara dhe vrasje të jo serbëve në ish Republikat e Jugosllavisë. Rrugën e tij po e vazhdojnë në pushtetin e Malit të Zi, Millatoviq dhe Mandiq. Në Bosnje kemi Dodikun e Republika Srpskes. Sikur po na kthehen vitet e mbrapshta të 90-ta të shekullit të kaluar, kur edhe fillojë shkatërrimi më dhunë i ish -Jugosllavisë, duke pasur parasysh edhe rrezikun e shpërthimit të një luftë të re, në Ballkan pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Në këto rrethana është urgjente edhe rreshtimi i të gjithë shqiptarëve liridashës, që këto ide antishqiptare mos ti lejojnë të realizohen së bashku me miqtë tanë perëndimor dhe NATO-n. Për t'i dhënë fund çdo iluzioni serb duhet të kemi anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, që edhe u interpretua në forma të ndryshme, se e ardhmja e Kosovës është në integrimet euroatlantike, ndërsa duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo ishte shprehur së Kosova e ka gatishmërinë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, ndërsa Serbia jo. “Kemi kërkuar nga BE-ja që palët të zbatojnë marrëveshjen paralelisht. Ne nuk ikim nga obligimet që dalin nga marrëveshja, por Serbia duhet t'i zbatojë në të njëjtën kohë”- kishte deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"