Me z. Trump President i SHBA-ve do të ndryshon e tërë struktura ekonomike-politike dhe ushtarake në Evropë

Me z. Trump President i SHBA-ve do të ndryshon e tërë struktura ekonomike-politike dhe ushtarake në Evropë
Me z. Trump President i SHBA-ve do të ndryshon e tërë struktura ekonomike-politike dhe ushtarake në Evropë

Muhamet Kelmendi

  • 18 July 2024 - 16:36

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Tashmë me të madhe po thuhet, pas atentatit ndaj z.Tramp në SHBA, që është kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit në SHBA për President, se do të fitoj në zgjedhje dhe do të bëhet President. Në kuadër të kësaj, po bëhen analiza dhe po ipen mendime të ndryshme mbi vijën politike dhe diplomatike të SHBA-se me z.Tramp President.

- Ajo që dihet është se SHBA do të ketë pozitën e parë në politikën e z Tramp. Asgjë kundruall interesit të SHBA-ve nuk do të vihet përball. Këtë e vërteton thënia: "Amerika first". Për Evropën, Azinë dhe Ballkanin Perëndimor parashihet zgjidhja e çështjeve mbi baza të popullsisë së një vendi. Problemet që ekzistojnë do të merren ashtu siç janë në zgjidhje, qoftë edhe duke e ndryshuar edhe tërësinë territoriale të shtetit. Kjo do me thënë se Kosova do të bëhet temë e diskutimit për ndarje të saj midis Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, në anën tjetër. Pozita serbe me z.Tramp President është domethënëse. Edhe Bosnja e Hercegovinë do të likuidohet si shtet. Republika Srpska do të bashkohet me Serbinë. Mbetet Mali i Zi dhe çështja shqiptaro -serbe.

E ardhmja e Kosovës mbetet si objekt i kompensimit të interesave serbe për lëshimet e mëdha ndaj familjes së z.Tramp në fushën ekonomike. Këtu dy rrugë janë për Kosovën: 1. Bashkëpunimi me diplomacinë amerikane për ndarjen e Kosovës me shtetin serb, ku kërkohet vendosmëri, në mënyrë që Mitrovica, Trepça dhe Ujmani të mbesin nën sovranitetin e Republikës së Kosovës. Po aq me rëndësi është që të futet edhe Lugina e Preshevës në reciprocitet me ndarjen që do të bënë SHBA. Natyrisht se kërkohet të luftohet edhe për Sanxhakun, si krahine jo serbe, duke u angazhuar për një status të gjerë politik nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar. Shqiptarët kërkohet të bashkohen me Shqipërinë në një shtet nacional. 2. E kundërta është aftësia ushtarake e Kosovës që vetëm për vetëm ta ruaj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, qoftë nevoja edhe me luftë. Në këtë anë Kosova do të ketë përkrahje nga Gjermania, mundet edhe nga Anglia. Austria do të jetë në anën e Kosovës. Franca do të kaloj tërësisht në anën serbe. Mbetet të shihet se ku do të jetë Turqia. Shpresohet se me Kosovën.

Thuhet këtu se edhe NATO do të dobësohet, mos edhe të shkatërrohet si forcë e përbashkët ushtarake e demokracive perëndimore. Ukraina do të detyrohet ta pranoj armëpushimin dhe edhe nëse nuk ka zgjidhje, ky armëpushim, mundë të jetoj me decenie, mos edhe me shekuj. Evropa në tërësi do të dobësohet dhe do të mbështetet në interesat sovrane të shteteve në Evropë. Edhe pozita e Tajvanit do të dobësohet. Agresioni i Kinës merr formë konkrete. Në Lindje të Afërt nuk ka ndryshime. Izraeli e ka përkrahjen e pa kufizuar nga Administrata e z.Tramp. SHBA me z. Tramp President nuk futen në luftë me Kinën për Tajvanin. Raportet midis dy Koreve mbesin siç janë. Me Rusinë do të bënë kompromise. Mbesin interesat e SHBA-ve jetike për Administratën e z.Tramp. Bota që e njohim do të pëson gradualisht ndryshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".