Lexoni edhe:
Pse shteti në Kosovë nuk i regjistron shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri?
Nga Skënder Sadri KAPITI
-*Shkak për këtë shkrim është bërë tollovia mediatike në këtë vit në lidhje me pushuesit nga Kosova që vijnë në Shqipëri për sezonin turistik ku janë rralluar së tepërmi vizitorët nga Kosova, gjë që peshën e madhe për këtë e mbajnë edhe operatorët turistikë, edhe publiku, edhe politika e mediet të cilat I mëshojnë një propaganda djallëzore anti kosovare, duke reklamuar sikur në Shqipëri po dynden turizmi “elitar” euro perëndimor dhe nuk po ka vënd për miliona turist parelinj e të pasur të huaj nga lindja e perëndimi, si dhe nga sjellje të pahijshme kundër pushuesve kosovarë të disa bizneseve turistike me qëllim që të mos vijnë kosovarët.
Dhe kur shohin se të huaj nuk ka dhe plazhi është bosh,atëherë thonë se përse nuk po vijnë kosovarët, madje fillojnë dhe i fajësojnë ata.
Banorët e Shqipërisë duhet të ndryshojnë kulturë dhe etikë në lidhje me Kosovën , duhet të tregojnë respekt dhe mirënjohje reciproke; shqiptarët e Shqipërisë kanë deficit patriotiko-kulturor dhe nuk e njohin qëndresën , sakrificat dhe kontributet e jashtëzakonshme të kosovarëve për liri, shtet dhe bashkim kombëtare. Shqiptarët e Shqipërisë nuk e dinë se çfarë genocidi barbar ka ushtruar Serbia mbi Shqiptarët e Kosovës, dhe mesa duket opinioni në Shqipëri paskan menduar se shqiptarët e Kosovës kanë luftuar për të ardhur e pushuar në plazhet në Shqipëri për pushime, gje që e tregojnë në mënyrën se si sillen e veprojnë ata me pushuesit nga Kosova, duke menduar se kosovarët do vine për plazh se nuk kanë se ku shkojnë tjetër. Ata duhet që tashmë të ndryshojnë sjellje, jo vetëm qytetarët e Shqipërisë por duhet të ndryshojë edhe politika në Shqipëri, politika e xhelozisë dhe egoizmit karshi shtetit të ri shqiptar të Kosovës,sidomos kjo e këtyre viteve të fundit e cila ka prekur e pezmatuar rëndë shqiptarët e Kosovës, si një politikë kundër interesave të shtetit të Kosovës.
Kosovarët kanë luftuar për liri, pavarësi e për bashkim kombëtar dhe jo vetëm për të pushuar në plazh në Shqipëri, që edhe në këto pushime vërehet një sjellje aspak e mirë në mënyrën se si sillen jo vetëm pronarët e hoteleve, të lokaleve e të shtëpive që i japin me qera, por edhe se si sillen me kosovaret edhe punëtorët e shezllonave, ata të parkimit të automjeteve edhe deri edhe ata që pjekin misra e shesin domate, speca e shalqinj që sapo kosovarët shkojnë për të blerë te ta, ata menjëherë ndryshojnë çmimet. Ky është realiteti që e prekin vetë pushuesit nga Kosova të cilin nuk mund ta fshehin e as ta mbulojnë as nja 2 apo 3 kënduesa, recituesa a zhurmuesa servilë e “patriotë”nga Kosova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".