Lexoni edhe:
Nomenklatura e re Bashkimi Evropian duhet ta ndalon politikën ledhatuese ndaj Serbisë
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Reagimi i egër e fare i pa takt i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, kundër Ligjit të miratuar në seancën e fundit, është edhe një dëshmi tjetër që flet publikisht, se sa thellë është kapur sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, nga nëntoka e krimit të organizuar, prandaj secili hap i Qeverisë dhe iniciativa të reja ligjore për reformim dhe funksionalizimi Profesional, po has në rezistencë e kundërshtim të fort, duke përdorë edhe Gjykatën Kushtetuese si servil të zhvlerësimit dhe anulimit të ligjeve të tilla.
Nomenklatura e re Bashkimi Evropian duhet ta ndalon politikën ledhatuese ndaj SerbisëLexoni edhe:
-Ligji për Këshillin Prokurorial, pas një procesi gjithëpërfshirës (përfshirë përfaqësuesit e sistemit prokurorial), i miratuar në përputhje të plotë me opinionet e Komisionit të Venedikut dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, të cilit i ka paraprirë një procedurë e gjatë e hartimit dhe ka përfshirë tri herë edhe konsultimin formal me Komisionin e Venedikut, diskutime e propozime konkrete nga organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, propozime dhe diskutime nga vet përfaqësuesit e sistemit prokurorial si dhe nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, çuditërisht po kundërshtohet nga KPK i kapur fund e krye nga rrjetet e krimit të organizuar në vend. Reagimi i egër e fare i pa takt i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, kundër Ligjit të miratuar në seancën e fundit, është edhe një dëshmi tjetër që flet publikisht, se sa thellë është kapur sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, nga nëntoka e krimit të organizuar, prandaj secili hap i Qeverisë dhe iniciativa të reja ligjore për reformim dhe funksionalizimi Profesional, po has në rezistencë e kundërshtim të fort, duke përdorë edhe Gjykatën Kushtetuese si servil të zhvlerësimit dhe anulimit të ligjeve të tilla. Ministria e Drejtësisë, e cila është edhe hartuese e ligjit për KPK-në, ka shprehur keqardhje për reagimin e pa matur të Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK) më 15.07.2024 ndaj miratimit të Ligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës e cila thotë se edhe ky reagimi I fundit i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim. Reagimi dhe kundërshtimi që vjen nga KPK-ja, sipas MD-së është krejtësisht i pa bazuar dhe pa argumentuar., ngase ashtu si gjatë pjesëmarrjes në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, si edhe në diskutimet e fundit dhe amendamentet e shqyrtuara në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, reagimi i KPK-së nuk përmban as edhe një argument të vetëm se si ky ligj “cenon pavarësinë e KPK-së”, “ndërhyn në mandatin kushtetues” apo edhe “pamundëson funksionalizimin e KPK-së”, siç pretendohet në reagimin e pa kuptueshëm të KPK-së. Madje reagimi përveçse përmban të pavërteta e pasaktësi faktike, gjithashtu bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara e as argumentuara ligjërisht dhe profesionalisht, veprime dhe qasje që bie në kundërshtim edhe me vet rolin dhe mandatin e KPK-së për bashkëpunim konstruktiv dhe kontribut profesional në përmirësim të sistemit të drejtësisë, në veçanti atij prokurorial, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë sqaron se Ligjit për Këshillin Prokurorial, i ka paraprirë një procedurë e gjatë e hartimit e cila ka përfshirë konsultimin formal tre herë me Komisionin e Venedikut, diskutime e propozime konkrete nga organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, propozime dhe diskutime nga vet përfaqësuesit e sistemit prokurorial si dhe nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës së fundmi. “Pra, ndryshe nga konstatimet e pavërteta dhe aspak të qëndrueshme të Këshillit Prokurorial për qasje të njëanshme, refuzim dhe injorim të propozimeve e komenteve të përfaqësuesve të tyre, Ministria e Drejtësisë rithekson se në vazhdimësi ka ftuar përfaqësuesit e sistemit prokurorial në takimet e grupit të gjerë punues, por edhe në takimet e veçanta, duke trajtuar kështu secilin propozim të tyre dhe duke adresuar dhe pranuar të gjitha ato që janë në interes të vet reformës, thotë Ministria e drejtësisë. Sipas Ministrisë së drejtësisë, Rrjedhimisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një procesi gjithëpërfshirës (përfshirë përfaqësuesit e sistemit prokurorial), ka miratuar një Ligj reformues për sistemin, në përputhje të plotë me opinionet e Komisionit të Venedikut dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese së vitit të kaluar për këtë çështje. Si rrjedhojë, Ministria e Drejtësisë kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të braktisë qasjen destruktive dhe tendencat penguese, të jetë një partnerë bashkëpunues me qëllim të jetësimit të plotë të reformës në drejtësi dhe i bën thirrje KPK-së të fokusohet në zbatimin e këtyre elementeve që janë në të mirën e vet sistemit dhe reformë që publiku, së bashku me reformat tjera e pret nga institucionet të cilat janë të mandatuara për të garantuar sundim të ligjit, ofruar drejtësi e mbrojtur të drejtat e njeriut. Pra kjo dëshmon ashiqare se derisa po përmbyllet pakoja ligjore e reformimit të sistemit të drejtësisë, krimi i organizuar është në kulm i shqetësuar, andaj dhe po kërkon çdo mundësi për ta penguar zbatimin e ligjeve dhe bllokimin e tyre, e për të qenë absurdi edhe më i madh, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe vendimin për Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".