Lexoni edhe:
Në Shqipëri duhet të ndryshojë kultura dhe politika në lidhje me Kosovën
Shkruan: ANALISTI- Skënder Kapiti
Ura e Ibrit është bërë si ish Muri Berlinit, dhe mosfunksionimi i kësaj ure është bërë me mbështetjen e të aleatëve evropianë të Serbisë me qëllim për t’i paraprirë ndarjes së Kosovës duke penguar shtrirjen e sundimit të ligjit në Veriun e Kosovës, gjë që mjerisht e verbërisht e kishin pranuar edhe politika e pushteti në Kosovë, ata të para Albin Kurtit. Dhe mos-hapja e saj në fakt është një turp për ndërkombëtarët, të cilët me dashje apo pa dashje janë shkaktarët që Veriu i Kosovës për shumë kohë mbeti i pa integruar në Republikën e Kosovës.
Në Shqipëri duhet të ndryshojë kultura dhe politika në lidhje me KosovënLexoni edhe:
-U desh dhe ishte fat i mirë për Kosovën që shqiptarët e Kosovës e zgjodhën dhe ia besuan qeverisjen Albin Kurtit , i cili bëri të mundur shtrirjen e legjitimitetit shtetëror të shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e Kosovës. Mos-hapja e urës së Ibrit në fakt kjo ishte pretekst artificial i ndërkombëtarëve që nxisin pakicën serbe për të mos integruar në shtetin e Kosovës. Ura e Ibrit tashmë duhet hapur sepse ngjarjet e fundit si më kryesorja, shtrirja e zbatimit të ligjit, autoritetit dhe të shtetit në Veriun e Kosovës e bën të pakuptimtë mosfunksionimin e kësaj ure pasi edhe tri ura të tjera mbi lumin Ibër funksionojnë dhe se nuk është e drejtë që vetëm ura kryesore të mos jetë e hapur. Është e sigurt se edhe vetë shumica e pakicës serbe nuk është se janë kundër hapjes së saj. Nuk e di se si ka mundësi që evropianët që e mbajnë veten si kampionë të lëvizjes së lirë të qytetarëve, nuk dihet se pse e bënë këtë eksperiment në Kosovë, ashtu sikurse edhe shumë eksperimente të tjera si ai për Bashkësinë e komunave serbe. Hapja e urës së Ibrit do rrëzonte edhe “pretendimin” e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili për Veriun e Kosovës ka thënë se është “tokë e askujt”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".