Regjimi diktatorial i Putinit rus dhe ai autokratit e shovinistit serb Aleksandër Vuçiqit duhet të përjashtohen nga Evropa

Regjimi diktatorial i Putinit rus dhe ai autokratit e shovinistit serb Aleksandër Vuçiqit duhet të përjashtohen nga Evropa
Regjimi diktatorial i Putinit rus dhe ai autokratit e shovinistit serb Aleksandër Vuçiqit duhet të përjashtohen nga Evropa

Skender Mulliqi

  • 20 July 2024 - 08:35

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Botën e zotërojnë pikëpamjet e ndryshme, të demokracisë e qytetërimit dhe të autoritarizmit. Për këta të fundit u krijua termi sociopatik. Këta janë njerëz që manifestojnë brutalitet, pa ndjeshmëri njerëzore dhe morale, ndaj popullit të vetë se pari , e mos të flasim ndaj popujve të tjerë. Këta paraqitjet në publik i manifestojnë përmes besimeve morale të pa sakta. Ata nuk disponojnë ndjenjat e fajit, dhembshurisë , keqardhjes, etj…Ata nuk kanë ndjenjën e ndërgjegjes. Një shoqëri e drejtuar nga sociopatë , nuk do të përfitonte askush, ku përjashtohet logjika e shëndoshë, e cila zëvendësohet më ide megalomane , me logjikë përjashtuese e raciste.

-Historia mbanë mend psikopatë të cilët sollën luftëra, sollën vuajtje të mëdha deri në shkatërrim të njerëzimit. I tillë sot në skenën politike botërore, është diktatori rus, Vladimir Putin, i cili shumë herë më logjikën psikopatike ia kalon gjermanit, Josep Gebelsit. Në fushën e politikës, mashtrimi dhe vetëmashtrimi kanë rol të madh, ku njeriu humb çdo kontakt jo vetëm më publikun e tij, por edhe më të vërtetën. Bota përparimtare ka rënë në hall të madh për të shpëtuar nga një njëri i tillë, si Putin, që bëri invazion mbi Ukrainën sovrane ,dhe solli përplasjen e madhe të Izraelit dhe Hamasit në Rrypin e Gazës, për ti realizuar interesat pushtuese ndaj ish Republikave të Bashkimit Sovjetik. Dhe, më të drejtë është shtuar frika si ky hipnotizer rus mund të hedhë një bombë atomike, të cilën gjë e përmendë shpesh në fjalimet e tij. Cari rus pretendon të shpallë një botë të re, në të cilën Rusia do të jetë kryesorja. Në fakt nuk bëhet fjalë këtu për botë të re, por flitet për një botë që në mënyrë dramatike, të kthehet epoka e Luftës të Ftohtë, e cila u përmbyllë nga reformatori rus, Mihael Gorbaqov. Oferta e Putinit është rendi hegjemonist, duke mos respektuar të tjerët, që bie ndesh më rregullat e demokracisë ndërkombëtare. Putin thotë në mënyre manipuliative se Rusia nuk ka ndërmend të jetë e klasit të dytë në marrëdhëniet botërore. Kjo fletë për sistemin që përditë po kalbet, dhe se nuk ka alternativë shpërbërja me shpejtësi. Rusia është vend i errësirës dhe skllavërimit. Arroganca e komunizmit sovjetik nuk ka rënë. Putin po nxiton të realizon projektin arrogantë e fashist në aspektin etnik e fetar të botës ruse përmes aplikimit të dhunës së organizuar .Në emër të një farë denazifikimi, Rusia edhe i fillojë operacionet ushtarake, në Ukrainë që nuk është e vërtetë. Ky sulm është i formës më brutale të ideologjisë fashiste. Ishte sulm aq ekstrem, aq ekstrem dhe turpërues ndaj rendit demokracisë dhe lirisë qytetare. Presidenti rus është një stalinist që duhet të ndalet nga NATO . Ky mori mësimet fashiste nga Sllobodan Millosheviqi, e cili më dhunë deshi ta formon Serbinë e Madhe. Për sa i përket çmendurisë, Putin e tejkalon edhe Musolinin. Cinizmi i fashizmit rus është totalitarë. Po përdorë ideologjinë e praktikës fashiste për të kthyer Epokën Lindjes .Në kaosin që po përhapet, Evropa dhe Amerika duhet të qëndrojnë të bashkuara në rrëmujën e krijuar më luftë të Putinit. Rusia është fashiste ,se regjimi i Putinit tipologjizohet fashist, nga e kaluara sovjetike, të cilën Kremlini nuk dëshiron ta dënojë. Regjimi diktatorial rus i Putinit por edhe regjimi i autokratit e shovinistit serb, i Aleksandër Vuçiqit duhet të përjashtohen nga Evropa të portretizuara si antiteza e saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".