Skënderbeu e krijoi ushtrinë e parë kombëtare arbërore

Skënderbeu e krijoi ushtrinë e parë kombëtare arbërore

Gjon keka

  • 20 July 2024 - 13:35

Nga Gjon Keka

-Asnjë hero i asnjë kohe nuk është më i denjë për një kult se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu).Sepse asnjë nga heronjtë tanë, çfarëdo triumfesh që kanë arritur nuk ka bërë aq shumë sa ai për të përhapur më tej vlerat dhe traditën e vërtetë iliro-arbërore,moralin e vërtetë ,lirinë e vërtetë për kombin tonë arbëror dhe aftësinë e bërjes ,udhëheqjes së urtë ,vizionare dhe mbajtjes së Shtetit. Askush nuk i ka shprehur aq qartë dhe pastër ndjenjat më të thella dhe ngritjen më sublime të atdheut të tij për të cilat kombi është i aftë, prandaj askush nuk është aq afër zemrës së kombit tonë arbëror sa ai.

Epoka apo pjesa më e lumtur e historisë së kombit tonë është epoka apo periudha në të cilën ai jetoi.veproi dhe mbretëroi.

Kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) krijoi ushtrinë e parë kombëtare arbërore, e cila mbante triumfalisht flamurin e lirisë dhe pavarësisë së kombit në kryeqytetet e Europës së asaj kohe. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".