Lexoni edhe:
Mbajtja e Urës mbi lumin Ibër mbyllur për lëvizjen e lirë është njollë e turpit edhe për demokracinë evropiane
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Nuk është problemi profesional i hartimit të statutit të asociacionit. Jo ,këtu ka vendim të qartë, s’ka Asociacion. Krejt çka mundë të ndodhë është zbatimi i marrëveshjeve të kaluara që janë mbi 33 sosh. Pra s’ka gjë prej asaj që mendon Serbia për themelim të një asociacioni. Mendoj se është humbje kohe me folë për Asociacion me Kurtin. Pra ai ka qenë dhe mbetet i qartë se nuk ka asociacion etnik.
-Bazuar në ecurinë e deritashme të procesit të dialogut, nuk e besoj se do të ketë zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Pra gjasat janë krejtësisht minimale. Çështja duket të jetë tash shumë e qartë që përfundimisht nuk ka Asociacion. Kur jemi te dialogu dhe pritja për njohje nga Serbia, është e qartë se Serbia nuk pranon njohje të shtetit të Kosovës. Kjo duket e pa shpresë edhe që të flitet për marrëveshje të Ohrit. Nuk është problemi profesional i hartimit të statutit të asociacionit. Jo ,këtu ka vendim të qartë, s’ka Asociacion. Krejt çka mundë të ndodhë është zbatimi i marrëveshjeve të kaluara që janë mbi 33 sosh.
Pra s’ka gjë prej asaj që mendon Serbia për themelim të një asociacioni. Mendoj se është humbje kohe me folë për Asociacion me Kurtin. Pra ai ka qenë dhe mbetet i qartë se nuk ka asociacion etnik. Tash edhe përpjekje mbi përpjekje të qarqeve ndërkombëtare janë jo të mjaftueshme , jo detyruese për Kurtin. Këtë e dinë të gjithë. Mendoj se më tepër dialogu do të koncentrohet në marrëveshjet e kaluara që ato të zbatohen dhe të prodhojnë atë efektin e tyre pozitiv të shtensionimit dhe të normalizimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"