Drejtësia e Kosovës e kapur nga krimi i organizuar, anarki e plotë në gjykata dhe në prokurori

Drejtësia e Kosovës e kapur nga krimi i organizuar, anarki e plotë në gjykata dhe në prokurori
Drejtësia e Kosovës e kapur nga krimi i organizuar, anarki e plotë në gjykata dhe në prokurori

Hasan Preteni

  • 21 July 2024 - 09:15

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni 

Çka jemi ne dhe ku jetojmë ne. Shtylla shtetërore që nuk i përgjigjet askujt,që nuk raporton në Kuvend, që emëron dhe shkarkon sipas interesit të një grupi joformal të politizuar në skajshmëri. Qeveria duhet të reagoi me të njëjtën mase, jo buxhet për të padëgjuarit, jo buxhet për ata që e keqpërdorin atë, jo paga shtesë, jo investime kapitale. Kushtet e punës më të mirat, pagat më të larta, privilegje në pafundësi, paga edhe pas përfundimit të mandatit.  Vende pune sa të duash. Kjo duhet ndalur.

-E potencoi se KPK i Kosovës është institucioni më joprofesional i Kosovës. Po ata duhet të kujdesen për respektimin e legjislacionit në Kosovë, ata duhet ti ndjekin të gjithë ata që nuk e respektojnë atë. Qeveria i propozon ligjet, Kuvendi i miraton kurse prokuroritë "kujdesen" që ti sanksionojnë ata që nuk e respektojnë ligjin. Me qfarë të drejte KPK e gjykon legjislativin apo ekzekutivin,nga derivon kjo " fuqi" e tyre. Trumbetojnë me të madhe në çdo reagim, deklarate apo prononcim individual të njerëzve të politikes kur flasin për rastet konkrete që duhet të hetohen nga ta. Në anën tjetër organi më i lartë jo vetëm administrativ prokurorial, i gjykon vendimet -ligjet e organit legjislativ. Në cilin vend të botës mundë të ndodhë kjo, nga erdhi kjo praktikë, nga cili shtet demokratik është kjo përvojë.

Nga askush dhe askund në botën demokratike nuk mundë të ndodhë. KGJK i ka atakuar nuk i ka zbatuar vendimet e Qeverisë edhe sa ju përket pagave, nuk i ulin pagat e tyre. Vendosin me "efikasitet" çështjet që kanë të bëjnë me ata vetë. Sa unik janë, vendosin shpejtë në dy nivele, pa zhagitje, pa kthimin në rigjykim. Efikas për vete e katastrofal për të tjerët. Diferencën në mes të një shteti demokratik dhe anarkisë e bënë prokurori. Çka jemi ne dhe ku jetojmë ne. Shtylla shtetërore që nuk i përgjigjet askujt,që nuk raporton në Kuvend, që emëron dhe shkarkon sipas interesit të një grupi joformal të politizuar në skajshmëri. Qeveria duhet të reagoi me të njëjtën mase, jo buxhet për të padëgjuarit, jo buxhet për ata që e keqpërdorin atë, jo paga shtesë, jo investime kapitale. Kushtet e punës më të mirat, pagat më të larta, privilegje në pafundësi, paga edhe pas përfundimit të mandatit.  Vende pune sa të duash. Kjo duhet ndalur. Ligji duhet të kaloi, kryeprokurori të zgjidhet nga Kuvendi dhe atij ti raporton. Kjo anarki institucionale duhet ndalur. Sa më shpejtë aq më mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"