Vuçiqi si Milosheviqi po “luan me nervat” e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare!?

Vuçiqi si Milosheviqi po “luan me nervat” e drejtësisë  shqiptare dhe ndërkombëtare!?
Vuçiqi si Milosheviqi po “luan me nervat” e drejtësisë  shqiptare dhe ndërkombëtare!?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 21 July 2024 - 10:08

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni

 -Ndoshta për këtë armiqësi të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë kolonialiste dhe militariste të presidentit Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës dhe partnerëve të saj evropianoperëndimorë (Amerika, NATO dhe BE) ”janë fajtorë” liderët  politikë shqiptarë të Kosovës,  sepse sipas publicistit Veton Surroi,  Serbinë nuk duhet konsideruar si “shtet armik”, por si partner strategjik për intersin tone” !?  (https://www.youtube.com/watch?v=PHuNK0rtCSY).  

 Kjo është çështje personale private e Veton Surroit, se si dëshiron ai ta quajë Serbinë: “miqësore” apo “armiqësore” !

 Mirëpo, ata shqiptarë që dikur (1989-1999) kanë bashkëpunuar dhe që, edhe sot (2024) bashkëpunojnë me Serbinë, le ta "ideojnë" dhe le quajnë siç dëshirojnë Serbinë, por ne VIKTIMAT e Serbisë së Slobodan Miloshveiqit, të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandar Vulinit...etj. (1989-1999) nuk mund ta quajmë ndryshe Serbinë veçse shtet arniqesor, kolonialist dhe gjenocidal, sepse në Gjenocidin e fundit (1989-1999) kanë masakruar mbi "11.800 shqiptarë "2645 shqiptarë i kanë kidnapuar", si dhe "22.000  mijë gra shqiptare i kanë dhunuar" fallangat barbare shfarosëse paramilitare, policore, militare dhe të sigurise së Serbise (1989-1999).

 Sipas Surroit, pse shqiptarët po  e quajkanë Serbinë “armike e jo partner strategjik”,  Beogradi zyrtar se paska pranuar as Planin e Marti Ahtisarit (2007) sipas të cilit Kosova ka fituar “pavarësinë e kushtëzuar unilaterale”. Këtë e dokumenton edhe Rezoluta 1244 e KS-së, e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës sipas Kartës së OKB-së e as sipas parimeve e rregullave të drejtës ndërkombëtare.–Ndonëse Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, më 22 korrik 2010 ka miratuar mendimin këshillëdhënës se “pavarësia e Kosovës, është shpallur në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, sa ia vlen, kur  Serbia  “mike” e  Aleksandër Vuçiqit nuk e njeh  mendimin këshillëdhënës të GJND-së, por së bashku me Rusinë dhe me Kinën kanë bllokuar edhe Rezolutën 1244 të KS-së në OKB-, duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 140 shtete të OKB-së (2008-2024).

 Serbia kurrë s’ka qenë shtet demokratik dhe paqësor në Ballkan, por  shtet hegjemon imperialist dhe zjarrvënës i Ballkanit ! - Kush është Vuçiqi që po  telendiset me BE-në, me NATO-n, me Amerikën dhe me OKB-në , duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare ?!

 Pse OKB-ja nuk mbron  objektivat dhe parimet e Kartës së vet, duke i penalizuar të gjitha ato shtete-anëtare të saj, siç janë Serbia dhe Rusia për  agresionet e tyre ndaj vendeve fqinje, siç janë Ukraina, dhe Kosova, edhe pas njohjes së saj ndërkombëtare nga ana e 140 shteteve të saj (17 shkurt 2008) ?!

 Një tolerancë e tillë absurde dhe antiligjore, antihumane, antidemokratike dhe antipaqësore ndaj   Federatës Ruse të Vladimir Putinit dhe  ndaj Serbisë gjenocidale të Aleksandër Vuçiqit, është në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare .

 Për argumentimin e këtij konstatimi mjafton të përmendim vetëm  dy (2) raste të fundit të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili për të bllokuar Dialogun e Brukselit (2011-2024), ai në vitin e kaluar, pikërisht “më 24 shtator 2023, urdhëroi Serbinë, që përmes një grupi terrorist paramilitar-policor serb të kryente agresion  në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast  vritet  rreshteri Afrim Bunjaku, i cili bashkë me kolegët e tij kishin shkuar të largonin dy kamionët e vendosur në rrugë nga terroristët.Në këtë sulm, u plagos një e u lënduan edhe dy zyrtarë të tjerë policorë...” (Agresioni i Serbisë në Banjskë e tronditi Kosovën në vitin që lamë pas (VIDEO) - Klan Kosova

Deri kur Kosova në  “mëshirën” e padrejtësisë së Serbisë?!

 Shumë e çudtishme kjo politikë, kjo antidiplomaci dhe kjo padrejtësi e Serbisë, në njërën anë, presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq po kërkon vazhdimin e Dialogut të dështuar të Brukselit (2011-2024), kurse në anën tjetër, para gjithë bashkësisë ndërkombëtare po kërcënon Kosovën, duke e futur në shtetrrethim të “48 bazave ushtaarke serbe” të vendosura përgjatë kufirit Serbi Jugore – Kosovë.

 S’ka dialog paqësor me Beogradin derisa forcat ushtarake të Serbisë kanë kërcënuar dhe indirekt po e kërcënojnë pavarësinë, stabilitetin, sigurinë dhe sovranitetin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (2023-2024).

 Derisa Serbia e ka rrethuar kufirin e Kosovës me “48 baza ushtarake” të saj, normalisht nuk mund të kërkohet nga kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, që të vazhdojë Dialogun me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel (2011-2024).

 Diplomacia e Prishtinës dhe e Tiranës, të kërkojnë sanksionimin urgjent të Serbisë për shkak të ndërhyrjes në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, jo Kosova të jetë objekt i sanksioneve  ndërkombëtare sipas diktatit, akuzave dhe kërkesave absurde antiligjore dhe antidemokratike  të Beogradit zyrtar, që pretendojnë zhbërjen e shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

 Nën sanksione ndërkombëtare vihet ai shtet që kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, jo Kosova, e cila së bashku me Amerikën dhe me NATO-n po mbron vlerat  dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Serbia në mënyrë kohezive dhe koherente po rrezikon sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës së pavarur, që janë  në përputhje të plotë me rregullat dhe me parimet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashksuara, duke mos e sjellë asnjëherë në pikëpyetje paqen dhe sigurinë rajonale e as atë ndërkombëtare.

 Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës nuk po rrezikon interesat strategjike të Amerikës, as të NATO-s e as të BE-së në Kosovë,por politika  kërcënuese kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste e Serbisë së Madhe, e riemërtuar në “Bota Serbe”, është ajo që  haptazi po synon rreshtimin e  popujve sllavë të Ballkanit në “Botën Ruse”, duke ëndërruar se  kjo është “formula e vetme” ekzistenciale e  shpëtimit të tyre nën “ombrellën” shumëshekullore tradicianle historike ruse.

Mirëpo, axhenda  gjeopolitike, gjeostrategjike ,diplomatike dhe ushtarake e Kosovës është proamerikane dhe evropianoperëndimore. Ndaj, nuk duhet ngatërruar në asnjë kuptim me “lojërat” politiko-propagandistike dhe militariste të “Botës Ruse” e as të “Botës Serbe”,  se gjoja “Kosova po kërcënon sigurinë në rajon” !?

 – Kjo është shpifje dhe gënjeshtër e aleancës ruso-serbe, e cila ka ndikuar që Josep Borel dhe Mirsolav Lajçak, Kosovën ta fusin nën sanksione ndërkombëtare !?

 -Një vedim i tillë është i  gabuar dhe i papranueshëm, sepse Serbia është ajo,që bëri agresion më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, jo Kosova në Rashkën e Serbisë!

 Gjithashtu, Serbia është ajo që po rrezikon paqen dhe sigurinë evropiane-ndërkombëtare, sepse Kosovën e ka futur në “shtetrrrethim”, duke instaluar “48 baza ushtarake” përgjatë kufirit jugor të Serbisë me Kosovën.

-Logjikisht dhe ligjërisht, Serbia do të duhej të vihej nën sanksione ndërkombëtare, sepse ka bërë agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator 2023, ku forcat e saj policore dhe paramilitare patën vrarë Afrim Bunjakun( rreshterin shqiptar), si dhe pati plagosur një koleg të tij të Policisë së Kosovës. Për dënimin e këtij akti agresioni të Serbisë, udhëheqja e Kosovës (presidentja, kryeministri, kryeparlamentari) patën kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë (Amerika, NATO, BE dhe OKB). Mirëpo, në vend se  të dënohej Serbia, nën sanksione vihet Kosova, edhe pse de fakto dhe de jure Serbia kishte kryer akt agresioni, që  patjetër duhej të ndëshkohej nga OKB-ja , sepse kishte dhunuar parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"