Vettingu në drejtësi, ilaqi i vetëm i shpëtimit të shtetit të Kosovës nga kthetrat e krimit dhe nëntokës

Vettingu në drejtësi, ilaqi i vetëm i shpëtimit të shtetit të Kosovës nga kthetrat e krimit dhe  nëntokës
Vettingu në drejtësi, ilaqi i vetëm i shpëtimit të shtetit të Kosovës nga kthetrat e krimit dhe  nëntokës

Skender Mulliqi

  • 22 July 2024 - 17:25

Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti 

Sado që të interesohet seriozisht pushteti politik për reformën në drejtëi ai nuk mund ta bëjë atë sepse rrënjët e kapjes korruptive,politike e nepotike të sistemit të drejtësisë në Kosovë janë shumë të forta dhe të thella.Duhet që  Kurti dhe Osmani ta marrin seriozisht këtë cështje dhe të mos mbeten në stad deklarativ, dhe për këtë ata duhet t’u drejtohen aleatëve perendimore për mbështetje, sepse politika nuk dëshiron dhe as nuk është në gjëndje për ta bërë.

-Sot është domosdoshmëri, pavarësisht se me vonnesë, është nevojë jetikë edhe në Kosovë reformimi i sitsemit të drejtësisë, lustracioni dhe pastrimi i saj nga gjyqtarët e prokurorët e ishregjimit kolonialist serb; është jetike pastrimi i sistemit gjyqësor në Kosovë nga individët e paaftë dhe nga ata me rekorde krimi, hajnije e korrupsioni si dhe depolitizimi, pra purifikimi i drejtësisë nga individë me lidhje korrupsioni e hajnije  me politikën.


 
Sado që të interesohet seriozisht pushteti politik për reformën në drejtëi ai nuk mund ta bëjë atë sepse rrënjët e kapjes korruptive,politike e nepotike të sistemit të drejtësisë në Kosovë janë shumë të forta dhe të thella.
 
Duhet që  Kurti dhe Osmani ta marrin seriozisht këtë cështje dhe të mos mbeten në stad deklarativ, dhe për këtë ata duhet t’u drejtohen aleatëve perendimore për mbështetje, sepse politika nuk dëshiron dhe as nuk është në gjëndje për ta bërë.Kështu ndodhi në Shqipëri,pasi Shqipëria me mbi 100 vite shtet kurrë nuk arriti që të ndërtojë një shtet të mirëfilltë ligjor me drejtësi të pavarur dhe jo politike, derisa më në fund me këmbënguljen vendimtare të SHBA dhe të  BE-së u miratrua Vetting-u në Drejtësi, dhe sot puna e tij dhe e SPAK-ut po jep efekte të jashtëzakonshme në luftën kundër krimit e korrupsionit të lartë shtetëror.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".