Një hetim vendor me mbështetje ndërkombëtare për arratisjet nga burgjet e Kosovës të joshura nga shrëbimet sekrete serbe

Një hetim vendor me mbështetje ndërkombëtare për arratisjet nga burgjet e Kosovës të joshura nga shrëbimet sekrete serbe
Një hetim vendor me mbështetje ndërkombëtare për arratisjet nga burgjet e Kosovës të joshura nga shrëbimet sekrete serbe

Gani Qarri

  • 22 July 2024 - 17:33

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kjo edhe për faktin se informacionet e besueshme të organeve tona hetimore dhe ligjzbatuese, sugjerojnë që të paktën në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, lehtësuar dhe mundësuar nga grupet vendore kriminale të lidhura me strukturat agjenturore të pushtetit serb në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e sigurisë dhe garantimit nga agjentura të niveleve të caktuara të pushtetit serb për persona të tillë, se territori i Serbisë, u ofron atyre mbrojtje nga ndjekja penale e Republikës së Kosovës.

-Fakti i ikjes pothuajse të njëkohshme dhe gati të menjëhershme të disa personave me precedent penal nga burgjet e Kosovës, ku ata ishin duke vuajtur dënimin, të cilat kohët e fundit, janë shpeshtuar sistematikisht dhe në atë mënyrë të atillë, sa që më së paku do mund të kualifikoheshin si koincidencë, krijon domosdonë dhe e bënë shumë akute nevojën, për një hetim sa më urgjent dhe të thellë e të gjithanshëm, për të zbardhur sa më parë, komplet të vërtetën e hidhur, siç ka deklaruar edhe vet Ministrja e Drejtësisë zonja Albulena Haxhiu! Veçanërisht pas vrasjes konspirative dhe shumë të paqartë të Faton Hajrizit në Serbi, Kosova duhet të insistojë me çdo mjet dhe mundësi, formimin e një komision hetimor ndërkombëtar për ta hetuar gjithanshëm dhe zbardhur deri në detaje, krejt procesin dhe prapavijat e kalimit të Faton Hajrizit në Serbi, përfshirë edhe organizimin e arratisjes së tij nga burgu i Smrekovnicës.

Njëkohësisht duhet burgosur dhe vendosur para drejtësisë të gjithë personat dhe hetuar se cili ishte qëllimi që ata e bindën dhe orientuan Faton Hajrizin të futej në Serbi, fatkeqësinë e të cilit, autoritetet serbe, e keqpërdorën me shumë dredhi, duke bërë bujë dhe zhurmë tepër të madhe edhe me spekulime e akuza të pabazuara kundër Republikës së Kosovës. Kjo detyroi të shtunën edhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të reagonte ashpër lidhur me raportimet kontroverse për vrasjen e të arratisurit nga burgjet e Kosovës, arratistjenë Serbi, si dhe për rastet e arratisjeve tjera të ditëve të fundit, duke i ndërlidhur me të drejtë ato, me dyshimin për një skenar dhe plan të sinkronizuar nga shërbimet e inteligjencës serbe, në kooketim me kolaboracionistë vendor, brenda dhe jashtë burgjeve në Kosovë. “Përdorimi etno-politik nga ish zëdhënësi i partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS), tash kryetar i saj dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daciq dhe Qeveria e Serbisë, i aktit të vrasjes së një polici serb, në Lloznicë është i papranueshëm, i qëllimshëm, tendencioz dhe i parapërgatitur, nga të cilët edhe u dha lajmi shumë kontrovers dhe i dyshimtë, se i arratisuri nga burgu i dënuar për disa vepra në Kosovë, Faton Hajrizi, është vrarë në Serbi! Madje informacionet nga Serbia këto ditë ishin aq kundërthënëse, sa që ende nuk mund ta dimë me siguri, se a është njëmend i vrarë Faton Hajrizi dhe nëse po, a është vrarë ai me të kaluar kufirin në “Preshevë”, territorin tjetër të Serbisë apo në Republikën Serbe të Bosnjë Hercegovinës, përfshirë detajet e rëndësishme dhe tejet të nevojshme për një hetim profesional e të mirëfilltë, lidhur me personat kontaktues në Kosovë e Serbi, itinerarin saktë dhe udhëzuesit e Faton Hajrizit.

Me këtë rast, medoemos duhet të sqarohet edhe fakti dubioz, se arratisja e njëkohshme e disa personave të cilët po kërkoheshin nga institucionet përgjegjëse brenda Republikës së Kosovës, po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë?! Kjo edhe për faktin se informacionet e besueshme të organeve tona hetimore dhe ligjzbatuese, sugjerojnë që të paktën në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, lehtësuar dhe mundësuar nga grupet vendore kriminale të lidhura me strukturat agjenturore të pushtetit serb në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e sigurisë dhe garantimit nga agjentura të niveleve të caktuara të pushtetit serb për persona të tillë, se territori i Serbisë, u ofron atyre mbrojtje nga ndjekja penale e Republikës së Kosovës. Madje mburoja nuk jepet vetëm për mos-ekstradim por edhe për mosbashkëpunim informativ të çfarëdo forme, me organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. E një mbështetje e tillë cinike është padyshim e qëllimshme, e mirëorganizuar dhe e lidhur eksplicit me tendencën për të dëmtuar sa më rëndë, rendin publik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila si ministre e drejtësisë, thotë se do të ofroj bashkëpunimin e plotë të shtetit tonë në këtë drejtim.

Kështu që, një hetim vendor dhe ndërkombëtar është mese i domosdoshëm, për tu hetuar deri në detaje të gjitha aktet sistematike serbe të nxitjes, joshjes, inskenimit të rasteve dhe organizimit të arratisjes në territorin e Serbisë, të të burgosurve, paraburgosurve e të kërkuarve tjerë penal nga drejtësia në Kosovë, me pretendimet e krijimit të një ambienti mburojë për ta, në Serbi, ndaj pandëshkueshmerisë e ndjekjes penale nga organet e Republikës së Kosovës, akt që duhet dënuar ashpër edhe nga faktorët ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"