Lexoni edhe:
Një hetim vendor me mbështetje ndërkombëtare për arratisjet nga burgjet e Kosovës të joshura nga shrëbimet sekrete serbe
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Me shpejtësi marramendëse, që ndodhë vetëm kur ka skenime filmike, u kapen dhe u arrestuan tre qytetarë që e përcjellën gjoja të ndjerin dhe shoferi i makinës. Kjo formë e punës zbuloj në tërësi inskenimet skenike të kriminelit Daçiq. E gjithë kjo përfundoj me ekzekutimin e të ndjerit. Natyrisht se në rastet skenike ekzekutohet autori, sepse i vdekur nuk ka çka të tregojë. Kështu merr forcë propaganda serbomadhe dhe akuzohet Kosova.
-Faton Hajrizi ishte në burgun e hapur në Kosovë. Kryerja e dënimit ishte në përfundim. Iku nga burgu dhe shkoj në Serbi.
Si u bë kjo? Rasti i tillë tregon se BIA serbe e kriminelëve të luftës Vuçiq-Daçiq është aktive në Kosovë. Natyrisht se kjo nuk është gjë shumë e rëndë. Fakti se në shumë institucione të Kosovës nga UNMIK-u dhe EULEX-i u angazhuan ish shërbëtorët e regjimit serbomadh, tregon se skenari serb për Faton Hajrizin fillon nga ikja nga burgu dhe përfundon me ekzekutim në Serbi. Krimineli i luftës Ivica Daçiq e bëri këtë skenim, madje vranë edhe policin serb dhe një e plagosen, me qëllim që të tregohet terrorizmi dhe krejt kjo ti ngarkohet shtetit të Kosovës. Kundërpesha e terrorit serbomadh në Banjskë!!!
Anomali! Kriminelët serbomëdhenj Daçiq e Vuçiq dolën shpejtë me të dhëna se si u krye rasti në LLoznicë. Të dhënat ishin të lidhura mirë. Kështu patën vepruar edhe në vitin 1998/99 në Pejë, në rastin e njehur si " Panda", ku disa të ri serbë i vranë vetë policia serbe për të akuzuar shqiptarët. Për atë qenë vrarë dhjetëra shqiptarë në Pejë. U gjet pasaporta e Artan Hajrizit dhe një dokument tjetër në vendin e ngjarjes. Me shpejtësi marramendëse, që ndodhë vetëm kur ka skenime filmike, u kapen dhe u arrestuan tre qytetarë që e përcjellën gjoja të ndjerin dhe shoferi i makinës. Kjo formë e punës zbuloj në tërësi inskenimet skenike të kriminelit Daçiq. E gjithë kjo përfundoj me ekzekutimin e të ndjerit. Natyrisht se në rastet skenike ekzekutohet autori, sepse i vdekur nuk ka çka të tregojë.
Kështu merr forcë propaganda serbomadhe dhe akuzohet Kosova. Duhet thënë se dy ministritë e Kosovës dështuan. Ajo e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë. Ato u treguan të pa afta dhe pa asnjë logjike politike e juridiko-diplomatike të veprimit.
Iku Fatoni nga burgu? Nuk u dha fare mendimi si iki dhe kush i ndihmoj të ikte! Kjo duhet të dihet, sepse duke e ditur se kush e ka ndihmuar në Kosovë dhe në Serbi del skenimi i bërë dhe zbulohen bashkëpunëtorët e BIA-së serbe. Për mua nuk ka asnjë dyshim se këtë vepër e ka organizuar, përgatitur dhe zbatuar BIA serbe. Qëllimi është politik. Natyrisht se e tërë kjo gjendje kërkohet të hetohet. BE dhe SHBA, Anglia duhet të dërgojnë hetues të vetë dhe të hetojnë këtë rast. Rasti është i rëndë.
Kërkon hetime të pavarura. Pa këtë nuk vërtetohet gjendja reale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".