SHTABI I GJENERALËVE PA USHTRI DHE PA POPULL KUNDËR ALBIN KURTIT

SHTABI I GJENERALËVE PA USHTRI DHE PA POPULL KUNDËR ALBIN KURTIT
SHTABI I GJENERALËVE PA USHTRI DHE PA POPULL KUNDËR ALBIN KURTIT

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 23 July 2024 - 22:16

Shkruan: Prof. Dr. - Hakif Bajrami

Rinia e Kosovës në këmb është que, N` pesë kontinente zani u ka shkue! 

Popullore 1981-1999

Serbët kanë pasur më tepër se histori në Kosovë, në rend të parë duke e rrejtur vetvetën, por edhe duke krijuar mitin e tyre, sidomos para evropianëve, të cilët kishin dëshirë që ta ndihmojnë bestytninë sllave, të paktën në baza rreligjioze, në fillim. Prandaj, më 1927 Serbët arritën që ta paralizojnë në plotëni Çështjën e Kosovës, duke e plasuar jashtë rendit ditës Peticionin e Hasan Prishtinës, që e zbulonte robërinë e Kosovës shqiptare. E menjanimi u arrijtë në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, duke ua lejuar si koncesion Trepçën britanikëve, kurse Borin francezëve. Me këtë pazar gjermanët kishin mbetur jashtë “loje”.
Me shitjën e dy minjerave si mbulesë, për Kosovën, familja mbretërore serbe, u sigurua se në Evropë i mungon vetëm edhe përkrahja me peshë nga Gjermania, e cila po avansohej në një gjigant ekonomik ashtu si është sot. Prandaj, duke nxierr mësim nga e kaluara, këto ditë (19 korrik 2024) Kancalari Gjerman Sholc arrijti që t` i kënaq orekset gjermano-serbiane, dhe ta lidhë një kontratë superekonmike me Serbinë për shfrytëzimin e mineralit strategjik që quhet LITIUM, duke e nxitur në të njejtën kohë banditizmin serbian ndaj Kosovës. Ky mineral sot, cilsoshet si lëndë e parë në industri, në shumë fusha, ashtu si është cilsuar ari në ekoniminë bankare. Po shtrohet pyetja, duke u bazuar në publikimin sekret jugosllav më 1974, gjithnjë në bazë të Institutit francez të gjeodezisë, sa është e pasur Kosova, pa ekivoke mund të përgjigjemi. Republika e Kosovës është dyfish më e pasur me minerale strategjike të ardhmërisë se sa Serbia e shitur në Londrë (Trepça); Serbia e shitur në Paris (Bori) dhe Serbia e shitur në Berlin (Litiumi) së bashku. Madje, jo vetëm me thëngjill, por edhe me metale tjera që ende nuk janë minerale strategjike të ektronikës dhe magnetoskopisë, Kosova është trevë që syri i okupatorëve kurrë nuk i është ndarë. Me këtë pasuri, mendoi se Dardania duhet të mbetët në prehrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse këtë pozitë ia dedikon pozicionimi i Evropës, që tani për tani po dihet se kah është pozicionuar. Madje, një çështje le të dihet, se gasi rus është për Gjermaninë shpëtim, deri sa të gjindet ndonjë blerës më i denjë. Por për pozitën gjeostrategjike të shteteve shqiptare, nuk është më ndonjë rrezik i dorës së parë. Së këndejmi, tani për tani, sa i takon rrafshit të investimeve, Kosova e ka një “niçah” të sigurtë, vetëm nga Republika e Turqisë. Prandaj, sa më parë duhet koncenturar mendjet dhe të imponohemi edhe më fuqishëm në SHBA.  

Nuk është meditim por janë konkluza shkencore

Kaloi një muaj që kam heshtur një fenomen shqiptar, pa e debatuar publikisht. Për çka është fjala. Në Prishtinë një muaj më parë, erdhi me ftesë të gjeneralëve pa ushtri Edi Kristaç Rama,Kryeministër i Shqipërisë Bregdetare. Madje, erdhi shumë i përgatitur, krejt me prapavi që ta sheshëzoi se: Albin Kurti, Kryeministër i Shqipërisë Kontinentale, nuk po e lejon të avansohet në mbret të shqiptarëve (jo se jo), por as mbret i Shqipërisë Bregdetare (Londineze). Vaj halli për mua, që nuk duhet të mirrëm me filozofi politike, por më duhët të mirrëm me histori heuristike (t` i gjej dokumentet) dhe me histori hermeneutike, ta njoh brendin e çdo synimi politik, por që në këtë rrafsh më pengon vetëm dituria multi- diciplinare, si ajo e piktorit  Tiranës, që i njeh të gjitha historirat e botës, madje edhe ato të Stejdepartamentit dhe Kremlinit, se për Pallatin e Jelisesë dhe Portës Branderburgut, mos të flasim.
E hetoi këto ditë detalisht klimën politike në Kosovë (në shkallë heuristike), dhe e analizoi hermeneutikisht temperaturën e pushteteve, në Tiranë dhe në Prishtinë. Vij në konkludim se për ndikimin e brendshëm dhe të jashtëm për Çështjën Albin Kurti si politikan dhe si patriot zbulojë se: kurdo që paraqitët nevoja VV del në zgjedhje parlamentare, i fiton ato, dhe prap mbetetët i adhuruar nga populli në çdo rrethanë polarizimi politik. Pra, VV mbetët një armatë solide me gjeneral e me ushtri, por, që e donë edhe populli gjeneralin, është shumë më mirë dhe faktor historik më i drejtë, në njomësinë e Republikës Kosovës.

E hetoi klimën politike në Shqipëri, duke i gjetur argumentët politike një nga një (heuristikë), dhe me një analizë eksplikative dhe induktivo-deduktive (racionale dhe emprike) pa ngarkesa ideologjike, por me fakte materiale,  arrij në konkluzë se Edi Kristaç Rama do të jetë prijës i Qeverisë shqiptare edhe mëtutje sepse: së pari, i fiton zgjedhjet sepse opozita është e vdekur, por që populli (zgjedhësi) nuk e donë. Ky fenomen i rrall tregon se zgjedhjet në Shqipërinë e Ismail Qemajlit i “dikton” tjeterkush sot: i dikton ndonjë Meg-Gonigal apo Sorros, sepse jo populli shqiptar, por këta të nëntokës e kurdisin grabitjën e pushtetit. E tërë kjo Iliadë politike në Tiranë po dihet se ka çmim, prandaj nga Prishtina VV do të ketë “çasje në rrjetë”, sikurse pati në Maqedoninë e Veriut, ku heroi i popullit Ali Ahmeti, i fitoi zgjedhjet, por i mbeti si Pirrua fitues moral. Po shtohet pyetja: ku është Kosova në këtë rrethanë dhe pse Beogradi e mbështetë Tiranën, kur Tirana nuk ka as gas rus as litium serbian, po ka Kuçovë dhe Sazan e mbarë shqiptarinë-popullin arbëror. Shumë lehtë me anë të hermeneutikës arrihet te e vërteta: Tirana sa do që ia kthen shpinën Prishtinës, Beogradi shpreson dhe azganohët se do të kthehet në Dradani, dhe aty fillon për te tregtia më e madhe e super litiumit, sepse Londra për Trepçën dhe Parisi për Borin, e “sakrifikojnë” çdo pushtetar. Lidhur me këtë, më kujtohet viti 1946 kur Shal De Goli i dergoi katër lutje J. B. Titos: që ta falë Drazha Mihajloviqin nga pushkatimi, sepse e kishte shok të klasës në akademi. Nuk bëri punë, asnjë lutje. Komunistët e Beogradit ishin dalldisë atëbotë pas pushtetit, por le të dihet se e kishin prapa grushtin e Vashimgtonit, dhe qëndruan pa u lekundur si perandori deri më 4 korrik 1992, kur nxënsi i De Golit e shpalli shpërbërjën (Badinteri) e burgut të popujve që quhej Jugosllavi. Pra Perendimi, asgjë nuk falë! Kujdes gjeneralë të Kosovës pa ushtri, dhe pa popull, është fjala drejtuar opozitës shqiptare.

Politika e mbuluar me histori prepotente

Erdhi Kryeministri Kristaç Rama në Prishtinë dhe foli për temën: Ibrahim Rugova dhe Perendimi, po aty nuk ishin asnjëri prej partizanëve të dikurshëm të LDK-ës, të cilët me mjeshtri SIMULUAN për dhejtë vjetë pushtet dhe institucione, para hundës së okupatorit, për të cilin okupator na patën siellë iluzione në Kosovë se: kemi pushtet, kemi institucione shtetërore, sikur të ishte Kosova dhe shqiptarët e saj një roman xhepi që lexohet për dy orë, duke i zbavitur në dy-tri epizoda edhe Vojvoda i Tropojës, duke e “siguruar” Shkodrën me tre gypa nafte për armikun, por që atëherë gjeneralët e tashëm nuk ishin as ushtarë të ushtrisë gjallë, jo të Ismail Kadaresë, por të romanit pashkruar të mbretit Kosovës. E okupatori e priste momentin që ta rrealizojë “Akordin e Karagjorgjevës” në mes Tuxhmanit dhe Milloshevqit më 25 mar 1991, për “Serbizimin e Kosovës”. Madje, atëbotë në Kosovë spjegohej me aq lehtësi se ekziston shteti i Kosovës, sa që po mos të isha shqiptar, do ta lakmoja të jetojë në atë shtet “të ëndrrave” dhe mizorive. Po, jo që të largohet dikush nga Kosovame dëshirë, madje nepër baltën e Ballacës, siç telegarfoi këto ditë një Radio Kombëtare. Për besë poshtë ka rënë katundi thot populli.

Po sa udbash dhe oficerë, për çdo orë i kërcnonin shqiptarët me afat për t` u larguar nga shtëpitë, këtë Radioja Kombëtare nuk e ka llogaritur fare. Por le ta lëmë prapa historinë dhe në rrethana krejtë të tjera Esat Pasha i Ri i mori “çelast e Prishtinë”, por nuk u dorëzua, madje jo vetëm se Riza Pasha mungonte, më 2024. Po shumë mirë, më thanë faktet historike, se qenka menduar kjo ëndërr, sepse Dardania po, por Kosova kurrë nuk ka pasë mbret për të dorëzuar çelsa, e le të provohet një herë, për të hyrë në histori, se këndej pari kanë kaluar shumë mbretër mizor, po edhe shumë shkelës të lirisë, po kurrë hesapi në fund nuk u ka dalë si kanë projektuar.

Gjeneralët e rinjë në Prihstinë tani për tani janë në pritje?

E grixha e mbretërve të rinjë pa nishana si: Vjosa Osmani, Lumir Abixhiku, Ramush Haradini (!), Memli Krasniqi,Fatmir Limaj e ndonjë “musliam” që nuk i beson as Kuranit e, madje as hies së vet, i aplauduan Edi Kristaq Ramës, sepse erdhi në Prishtinë për të na treguar se “i krishteri” i Prishtinës e paska themeluar dhe përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(!) Madje, ditën e Shën Valentinit shenjëtëria e Tij, ia paska dedikuar UÇK-ës dashurin biblike. Çuditët njeriu i rendomët me këto fantazi bigjozi politik, që e kanë mbuluar qiellin dhe tokën arbërore, gati në tërësi. Nuk mjafton të thuhet mjerim.

Pas kësaj shetie “kibernetike”, me çelsa të Prishtinës në xhep Edi Kristaçi, provoi t` i fut hundët përmes një palaçoje në Maqedoninë e Veriut, por ai palaço, shumë shpejtë e kuptoi se nuk ka “adresë”, për kend dhe kujtë t` ia dërgonte mallin e xhepit. Asgjë në këto pazare të intrigave të tregtisë së “Opën Ballkanit” nuk dulalën si rrëfim strategjik, sepse grupi i “gjenralëve”, të vetquajtur u zbulua  shumë shpejtë, se janë pa ushtri, madje edhe pa armatim adekuat, sepse të gjithëve nuk u mungon lakmia, por u mungon populli, u mungon diturai dhe nuk shohin fare këndej bregut se për andej tij, as mos të shpresohet, sepse kudo shqiptaria e ka kuptuar se çka është pushteti, më në fund.

Në rend të parë, Kryeministri Albin Kurti e ka nuhatur se shqiptarët e kanë pranuar politikën e pykave se: Serbia e ka primare agresionin ndaj Kosovës. Si duket, “mbreti” i Shqipërisë (Edi Rama) këtë llograi e ka harruar në tavolinë në Tiranë, dhe erdhi në Prishtinë për të na treguar histori të pikturave të Rembrant Van Rijnit. Por, duhet ta dijnë të gjithë piktorët e Lozanës se: të gjithë ata që provojnë përmes: “Ballkanit Hapur”, përmes sulmit terrorist në Banjë, përms 49 pikave të Botës së tyre të varreve serbiane se janë të egër, se përmes intrigave të reja, përmes investimve nga Europa e At Fishtës, sidomos nga vendi i “Babës Hetë”, asnjë lloj uji nën urën e Ibrit nuk kalon më, pa e ditur dituria e Kosovës kibernetike, qoftë edhe le të na quajnë Enverista. Po,le të dihet se edhe asnjë fie bari të tamjanit Sibirit dhe Shumadisë, nuk binë më në Kosovë, sepse Shkolla e Adem Demaçit, i ka dezinfektuar tërësisht, sepse më 1998/99 ka ngja historia, sepse na e evituan nofkën “terrorisë” dhe pse u bëm ÇLIRIMTAR, madje që lufta jonë u bë që të mësohet në çdo akademi ushtrake të botës civilizuar, madje pse sot nuk lejojmë të na përseritët hitoria, sepse nuk do të rrijmë me duar në xhepa, sepse të na i prenë petkat edhe më tutje: Stambolli, Vjena, Berlini, Londra, Parisi e Roma, sepse Peterburgu moti ka vdekur për Arbërorët, por Beogradi mund të lehë kohë pas kohe në gjumë, sepse liria dhe çlirimi i Kosovës i ka rrënjët në kroje gjaku, sepse fati i popullit  shqiptar u vulos më 12 qershor 1999 dhe u promovua si synim i Dardanisë dhe Ilirisë. Për popull mos të flasim, sepse çdo kush në Evropë, Azi dhe Afrikë, Kosovës ia kishte lakmi më 12 qershor 1999, që e kishim përkrah Amerikën, sikurse Evropianët më 1944, kur zbarkuan marincat amerikan në Normandi.          

Shembuj të mësimit dhe analogjisë që lexohën shumë lehtë

Më 1912-1914 në bazë të heuristikës e tërë Çështja shqiptare sulmohej nga brenda: nga Haxhi Çamilët dhe Esat Pashallarët me Cernogllaviq, sepse okupatorët aleatë e kishin: Londrën, Parisin, Peterburgun, Romën, Vjenën dhe Berlinin. Shumë vështirë ishte me qenë shqiptar, sepse Evropianët e kishin harruar kohën e Skenderbeut.
Më 1918-1941 në bazë të hermeneutikës e tërë Çështja shqiptare sulmohët: nga Parisi, Londra, por që nuk sulmohej por mbrohej nga Vashingtoni dhe Presidenti famëlartë Vudro Vilson me moton: kufijtë e Shqipërisë janë të paceueshëm. Ah, sikur ta kishte thënë të Shqiptarëve.(Lexoni korespodencën Vudro Vilson me prijësit shtetëror të Britanisë dhe Francës, të cilët mejtoni se Serbia që ishte vanasuar në Jugosllavi, duhet të ketë dalje në det! 

Më 1945-1999 tërë Çështja shqiptare luftohët nga brenda dhe nga jashtë , por mbrohet nga populli dhe idealistët e Faik Konicës. Dhe shpresa dhe lufta e pandërprerë e solli çlirimin e Kosovës.

Po pas çlirimit Kosovës, lufta e zbehtë po zhvillohet para syve tanë e ndihmuar nga një medium elektronik, por jo drejtë për drejtë. Mjafton që programet i dijmë, por edhe për sulmet me kohë po informohemi, nga miqët e mdhejnë siç janë SHBA-t dhe Mbretëria e Bashkuar. Pra si duket një pjesë e gjeneralëve tanë me pushtet dhe pa popull, nuk e ka mësuar se më nuk jemi komb jetim, por jemi me plotë miqë të devotëshëm, bujar dhe fisnik, do të shprehej malësori. Madje një këshillë miqësore: Pa mbaruar zgjedhjet Presidenciale në SHBA, kujtoi se çdo dialog me hasmin është i kot. Kjo për faktin se BE deri me tash nuk ka treguar sinçertitet për Çlirimin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)