Mungesa e unitet politik, strategjik dhe diplomatik në shtetet e perëndimit po e vë në sprovë dështimi edhe dialogun Kosovë -Serbi

Mungesa e unitet politik, strategjik dhe diplomatik në shtetet e perëndimit po e vë në sprovë dështimi edhe dialogun Kosovë -Serbi
  • 24 July 2024 - 07:52

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Dialogu Kosove Serbi është bërë si valët e detit, varësisht prej motit ato ndryshojnë. Nuk ka stabilitet në botë e madje as brenda perëndimit nuk ka unitet pothuajse për asgjë. Tani dikush thotë duhet me kanos prej kokës e dikush nga bishti, e unë mendoj që nuk është e rëndësishme se kah ja nis por është e rëndësishme që kur ja nis me e bitisë. Këtu po mungon uniteti i perëndimit për ta e bitisë atë që u fillua.

-Në çdo rast Kosova dhe Qeveria Kurti në këto tri vite është duke e quar agjendën e vetë përpara, pavarësisht dallimeve të evropianëve dhe amerikanëve. Kosova ka shtrirë pushtetin në veri dhe kjo vetëm sa po thellohet, edhe përkundër rezistencës së fortë të Serbisë, ish pushtetarëve dhe disave nga Evropa. Është e tmerrshme që struktura të organizuara të ish pushtetarëve po bëjnë kurthe e sabotime të njëpasnjëshme ndaj shtetit të Kosovës madje duke përdorur mish për top edhe të burgosurit. Më herët përdornin mësimdhënësit, pastaj protestat e policisë speciale, herë grupet mafioze me të vetmin qëllim për të krijuar një përshtypje që situata është jashtë kontrollit dhe se Kurti nuk qenka i denjë për Kryeministër. Pore populli po e din se çka po ndodhë dhe e ka kuptuar mirë që milionerëve të korrupsionit nuk po ju përshtatet shtet ndërtimi, atyre po ju nevojitet biznesi me Serbinë.

Sa i përket në aspektin ndërkombëtare, unë jam shumë i shqetësuar. Po ju tregoj përse; Evropa sikur harroj që Serbia është Rusi dhe e kundërta. Marrëveshja e BE-së dhe Sholcit me Vuçiqin për litiumin është e ngjashme me marrëveshjen e Merkelit për gasin RUS dhe nord strem 2 që kurrë s’u hap sepse Amerika e ndali së bashku me luftën në Ukrainë. Kjo marrëveshje do të jetë edhe një shtytje edhe më e fortë për një luftë në Ballkan. Amerika do të kthehet më shumë në përkrahje të Kosovës sipas mendimit tim. Këtë duhet të dinte ta shfrytëzon Qeveria Kurti e cila duhet të jetë shumë ngjitur me Qeverinë amerikane. Një deklaratë që nuk ka ra në sy është deklarata e O’Brian, ku tha që Kosova ka të drejtë ta mbroj territorin e vetë. Ndërsa nuk shkoj dy ditë dhe ministri Sfeçla tha që nëse rrezikohet veriu ne do e fusin ushtrinë tonë atje. Qa do të thotë kjo? Për mua personalisht kjo do të thotë që do të ketë sulme të paramilitarëve serb në veri ku KFOR nuk do kyçet, pore do ti jepet leja FSK-së që të hy në veri. Kjo ndërlidhet edhe me integrimin e Kosovës në NATO, gjë e cila nuk mund të bëhet derisa të jetë në fuqi ajo marrëveshja e Thaçit me NATO-n. Pra fatkeqësisht luftë do ketë sipas mendimit tim në mes paramilitarëve serb dhe ushtrisë e policisë së Kosovës ndërsa NATO- ja do të garantoj mos hyrjen e Serbisë më ushtri të rregullt dhe mos përdorimin e sistemeve ajrore e raketore për sulm në territorin e Kosovës. Një situatë e tillë do të ja prishë sërish planet BE-së edhe Sholcit për varësi nga litiumi i armikut. Në çdo rast Kosova do të ecë përpara në kontrollin e tërë territorit të vet dhe në forcimin e FSK- së. Qeveria jonë duhet ti shtoj investimet në ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut e gjithandej në veri, ku ato janë djegur, sepse vitin e ardhshme kur të ndërrohen kryetarët me ata serb, ky ndërtim do jetë i pamundshëm. Duhet të bëhen projekte për autostrada andej deri në Jarinjë e bërnjak dhe duhet të financohen ndërtimet e lagjeve shqiptare ashtu siç serbët ndërtuan lagjen e Kodrës së Diellit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".