Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nga padrejtësia ekstreme po kalojnë në absurditet

Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nga padrejtësia ekstreme po kalojnë në absurditet
Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nga padrejtësia ekstreme po kalojnë në absurditet

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 July 2024 - 07:56

 

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani

Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian që iu ngarkuan Kosovës, që nga viti i kaluar, jo vetëm që janë të padrejta por janë absurd i llojit të vet. Ngadalshmi i kësaj procedure , për heqjen e tyre sipas propozimit, është po ashtu maskarallëk i llojit të vetë.

-Ndonëse disa vende mike e kanë kundërshtuar këtë padrejtësi, prapëseprapë nuk ka zgjidhje për të mirë, që shumë po ndikon për të keq dhe janë bërë barrë e rëndë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Bashkimi Evropian duhet urgjentisht të intervenon për ti largua këto masa ndëshkuese e të padrejta, dhe jo ti mbulon pluhuri në sirtarët e tyre, dhe si thonë fjalës ta konsiderojnë hajt se nuk është "punë e madhe".

Pra, duhet intervenuar sa më pare dhe sa më shpejt që Kosova të lirohet nga këto masa ndëshkuese që padrejtësisht ia kanë zënë frymën Kosovës. Dhe tani hilja më e keqe është dhe shihet qartë, animi nga Serbia fashiste. Edhe pse e tërë bota e qytetëruari ka parë sulmet fashiste e terroriste kundër Kosovës që është pranuar shtet nga më tepër se gjysma e botës akoma ka hezitim të ndëshkohet Serbia për krimet. Pra, nga ky shtet fashist Serb që sulmoi me mjete luftarake një vend të pranuar ndërkombëtarisht duke plagosur dhe vrarë njerëz krejtësisht të pafajshëm. Pra dua të them se Bashkimi Evropian do të duhet të dënohej dhe ndëshkoj këtë shtet fashiste serb e assesi Republikën e Kosovës. Çuditërisht është se Republika e Kosovës që i ka përmbushur dhe plotësisht të gjitha kërkesat që janë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe kjo nuk mundë të kuptohet përse akoma nuk janë largua këto masazh ndëshkuese e të pakuptimta në këtë shekull modern.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".