Lexoni edhe:
SHTABI I GJENERALËVE PA USHTRI DHE PA POPULL KUNDËR ALBIN KURTIT
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Informacionet shqetësuese nga dora e parë e njeriut në polici,e bëjnë të domosdoshëm një lloj ri-verifikimi të të gjithë strukturës policore dhe një Vetting i cili do ta pastronte policinë nga të gjithë ata që nuk e meritojnë të jenë aty, e të cilët janë kontrabanduar në forma të ndryshme , qoftë me korrupsion apo duke qenë edhe vegla të nëntokës së krimit të organizuar.
-Ankesat ndaj zyrtarëve policorë janë vazhdimisht në rritje, dhe kanë arritur deri në atë shkallë, sa tanimë po rekomandohet edhe suspendimi i 39 prej tyre, krejt kjo dëshmon se edhe policia e Kosovës, është duke shkuar drejtë zbehjes dhe degradimit të imazhit të saj pozitiv që e kishte fituar në fillim të themelimit!
SHTABI I GJENERALËVE PA USHTRI DHE PA POPULL KUNDËR ALBIN KURTITLexoni edhe:
Kushtrim Hodaj, krye shef i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave viteve të fundit dhe krahasuar me vitin paraprak,vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka pasur mese 30% rritje të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policorë. Sipas tij, janë pranuar diku rreth 1 mijë e 700 ankesa të cilat janë administruar dhe hetuar, kurse një numër i konsiderueshëm i tyre, janë edhe në hetim penal, kështu që në bazë të analizave statistikore, rezulton se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi diku 30% më shumë ankesa në raport me vitin e kaluar. Këtë vit janë pranuar diku rreth 950 ankesa vetëm në gjashtëmujorin e parë”, tha Hodaj Sipas të cilit, qytetarët ankohen për sjellje të ndryshme, nga mënyra e komunikimit të zyrtarëve policorë me qytetarë, gjobat në trafik, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhunë në familje, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, tejkalim të autorizimeve, përdorim të forcës së tepruar e të panevojshme etj.
“Këto janë pak a shumë shkeljet tipike me të cilat ballafaqohet Policia jonë, por ndoshta edhe gjitha policitë për shkak të natyrës së punës dhe autoritetit të cilin ia jep ligji që ndonjëherë të përdorë edhe dhunë, edhe përdorimin e forcës, por kur kjo tejkalohet bie në shkelje disiplinore apo penale dhe ne duhet ta trajtojmë”, tha Hodaj. I pari i IPK-së tha se kanë paraqitur kallëzime penale ndaj 80 zyrtarëve policorë dhe se është rekomanduar suspendimi i 39 prej tyre. “Nëse i marrim shifrat e këtij viti, kemi diku 80 zyrtarë policorë për të cilët ne kemi paraqit kallëzime penale apo raporte të veçanta në prokuroritë kompetente, në prokuroritë themelore apo Prokurorinë Speciale, varësisht prej natyrës së rasteve.
Ne kemi rekomanduar suspendimin e 39 zyrtarëve policorë si rezultat i këtyre hetimeve penale që kemi zhvillu. Kemi rekomanduar transferim nga detyrat e punës për tre zyrtarë policorë dhe kemi arrestuar tetë zyrtarë policorë dhe një qytetar të përfshirë në këto vepra penale për të cilët kemi zhvillu hetime penale në gjashtëmujorin e parë të këtij viti”, ka deklaruar Hodaj. Andaj këto informacione shqetësuese nga dora e parë e njeriut në polici,e bëjnë të domosdoshëm një lloj ri-verifikimi të të gjithë strukturës policore dhe një Vetting i cili do ta pastronte policinë nga të gjithë ata që nuk e meritojnë të jenë aty, e të cilët janë kontrabanduar në forma të ndryshme , qoftë me korrupsion apo duke qenë edhe vegla të nëntokës së krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".