Ish pushtetarë e mbetur në opozitë do ta bartin njollën e ndëshkimit për bllokimin e reformave të shtetit në rrugëtim për integrim në BE

Ish pushtetarë e mbetur në opozitë do ta bartin njollën e ndëshkimit për  bllokimin e reformave të shtetit në rrugëtim  për integrim në BE
Ish pushtetarë e mbetur në opozitë do ta bartin njollën e ndëshkimit për  bllokimin e reformave të shtetit në rrugëtim  për integrim në BE

Dardan Grapci

  • 25 July 2024 - 07:44

 

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci


Ish pushtetarëve të cilët kanë qenë thuajse për shumë vite në pushtet si pozitë, si duket nuk po ju pëlqen një shtet pa krime, pa korrupsion, etj, por po ju pëlqen që në Kosovë të mbizotërojnë mafia, droga, vrasjet, dhunimet, etj. Prandaj edhe barrën më të madhe, përgjegjësinë dhe për destabilizim të Kosovës, mos bashkëpunim me qeverinë, bllokim të perspektivës integruese në BE, do ta mbajnë opozitarët dhe ish-qeveritarët.

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog me te drejtë ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti që reformimi i sistemit të drejtësisë dhe të administratës shtetërore të rregullohet sa më shpejtë që është e mundur. Unë si qytetar i Kosovës, i bëj apel Kryeministrit Kurti që ta reformon sistemin e drejtësisë, si Qeveri ti ushtron të gjitha kompetencat kushtetuese, të reformohet dhe profesionalizohet edhe administrata shtetërore, ju pëlqeu apo jo ish-pushtetarëve politik, në këtë rast opozitës. Pengesat dhe bllokadat që mundë të paraqiten në këtë rrugëtim sfidues, sigurisht që do të ju varen ish qeveritarëve, si guri i rëndën në qafë, sepse tani me kohë është vërtetuar e dëshmuar se janë ata dhe vetëm ata duke prodhuar pengesa ndaj Qeverisë në detyrë lidhur me reformat të cilat ka provuar deri më tash për ti realizuar, si proces i domosdoshëm i rrugëtimit më të shpejtë drejtë anëtarësimit në BE, reforma të cilat kryesisht ndërlidhen me sundimin e ligjit, luftën me efikase kundër krimit ë korrupsionit dhe një administratë efikase, profesionale të depolitizuar dhe dekriminalizuar. Deri më tani, në këto tri vite mandat të Qeverisë Kurti, të gjitha ligjet që në fokus kanë pasur dhe kanë reformimin e sistemit të drejtësisë dhe at administratës shtetërore, jo vetëm që janë bllokuar për një kohë të gjatë përmes metodës së bojkotit të punës së kuvendit nga opozitarët e tashëm ish pushtetarët e kaluar të tej korruptuar e të lidhur me krimin e organizuar, por e kanë dhe po e shfrytëzojnë edhe Gjykatën Kushtetuese për bllokimin ose zhvlerësimin e ligjeve që ndërlidhen me pakon e reformave kruciale, profesionale, si në sistemin e drejtësisë edhe në atë të administratës publike e shtetërore. Jo rastësisht ishte shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, i cili po e kryen mandatin e tij, që shkoi për herë të fundit si ambasador i bllokut në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku i ka kërkuar miqësisht dhe sinqerisht që të mos ndalet me reformat të cilat janë ABC-ja e procesit të integrimeve në BE. Szunyog e ka falënderuar maksimalisht kreun e Qeverisë për bashkëpunimin, por njëkohësisht i ka sugjeruar atij që procesin e reformave ta qon me çdo kusht dhe pa hezitim përpara. Pra Szunyogi e inkurajoi atë që t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në, sepse Kosova sa më shpejtë duhet të jetë anëtar I barabartë në familjen evropiane. Kjo porosi e mikut të dëshmuar evropian duhet të tingëllon më fuqishëm edhe tek opozitarët që deri dje e kishin pushtetin dhe e zhvatën shtetin, prandaj në procesin e reformave për integrim Kosovë jo vetëm që është vonuar, por madje ato reforma ka tendencë nga ish pushtetarët edhe për ti bllokuar, për ta fajësuar më vonë po këtë Qeveri se nuk ka qenë e gatshme për të kontribuar dhe realizuar ato.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".