Serbia po lufton për ndërtimin e botes serbe në një shtet unik në Ballkan

Serbia po lufton për ndërtimin e botes serbe në një shtet unik në Ballkan
Serbia po lufton për ndërtimin e botes serbe në një shtet unik në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 26 July 2024 - 07:37

 

 

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Bota serbe është në ndërtim. Pas Kuvendit gjithëserb, nga Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, erdhi kërcënimi tjetër për Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, pa e përjashtuar edhe Malin e Zi, mundet edhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri serb kërkoi që të gjithë ta mbështesin pikësynimin serb për të gjithë popullin serb, që bashkërisht, nën udhëheqjen e shtetit serb, të luftohet për bashkimin e serbëve në një shtet. Ai tha: "I bëjë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Serbisë që të mbështesin Deklaratën për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe të Ardhmen e Përbashkët të Populli Serb". Kjo deklaratë u formua mbi përcaktimet politike të Kuvendit mbarë serbë, që para disa jave u mbajt në Beograd.

- Deklarata është thirrje tipike e nacionalshovenistit serb Vuçeviq për bashkimin e gjithë popullit serb në një shtet nacional. Sipas këtij nacional fashisti lufta e popullit serb është për Kosovën, për Republikën Serbe në BH, për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo luftë, - shprehet ky racist, - "është e vështirë dhe do të bëhet edhe më e rëndë për shtetin serb". " Nuk është trillim sikur të mos ishin 300 zgjidhje përfundimtare për emigrimin e serbëve nga Mitrovica e Kosovës dhe sikur të mos kishim përpjekjen për të hapur urën ndërmjet Mitrovicës Veriore dhe Jugore". Serbomadhi Vuçeviq paraqiti pretendime edhe për të ardhmen e Bosnjës e Hercegovinës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Në fakt për çdo shtet në Ballkan ku jetojnë serbët. Duke bërë thirrje kundër Marrëveshjes së Dejtonit, për të cilin tha, se duhet rishikohet, sepse është në dëm të Republikës Serbe, ai hapur tregoj edhe pretendimet mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut. Për pretendimet territoriale mbi këto dy shtete u shpreh: "Deklarata nuk i zgjidh të gjitha problemet, por shprehë një bazë politike dhe një qasje institucionale se si zbatohet politika shtetërore dhe politika kombëtare në realizimin e pikësynimeve serbe në këtë kohe". Thjeshtë: U bë edhe një akt juridiko-politik i shtetit serb për ta ripushtuar Kosovën dhe për të marrë Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë. Ky është një përcaktim i qartë luftarak dhe pikësynim që të ndërtohet bota serbe në bashkimin dhe me punë të të gjithë serbëve. E kjo do me thënë se edhe Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut i takojnë shtetit serb. Dhe, kjo sikundër tregon gjendja, do të mundë të realizohet vetëm me luftë. Kjo është platformë e qartë luftarake dhe e qartëson BE-në, SHBA-të dhe vendet tjera, si dhe është përcaktim i plotë me kërcënime luftarake ndaj Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe dy shteteve tjera , përkatësisht Maqedonisë dhe Malit të Zi. Deklarata është luftënxitëse dhe ka për qëllim ndezjen e një lufte të re në Ballkan.

Këto pikësynime politike dhe luftarake u sanksionuan për shtetin serb. Por, çudite nga BE dhe SHBA se si po e forcojnë shtetin serb me investime dhe me financime të mëdha. Edhe para disa ditëve u lidhë Marrëveshja për litiumin serb nga BE dhe nga Gjermania. Ndoshta kështu tërhiqet shteti serb nga Rusia. Por, nuk ma donë mendja ta them këtë, për faktit se Serbia kurrë nuk ikë nga Rusia. Me investime të reja edhe më shumë do të forcohet ushtarakisht Serbia dhe lufta në Ballkan bëhet e domosdoshme. Këtë e përcakton kjo Deklaratë e Qeverisë serbe. Sot më qartë se kurrë erdhi në dritë lufta e shtetit serb për ta ripushtuar Kosovën dhe bashkuar Republikën serbe. Me këtë hapet perspektiva për bashkimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut me "nënën Serbi". Këto bëhen vetëm me luftë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".