
Lexoni edhe:
Kosova duhet ta bëjë një hetim të detajuar se kush e mashtroi Faton Hajrizin për ta dërguar në Serbi dhe për ta likuiduar
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Ne kemi akoma problem shumë të mëdha si shoqëri me nivel të dobët të edukimit. Sa I qelë e mbyll sytë njerëzit në shoqërinë tonë, emocionalisht me reagime të pa analizuara e të pa matura, shpallen qoftë heronj apo tradhtar të kombit e të shtetit.
-Pra është krijuar një shoqëri emocionale politike, që është edhe si refleksion nga mungesa e zhvillimit edukativ por edhe ekonomik, Kemi një shoqëri akoma me shkallë të ultë të dijes. Të gjitha këto parametra krijojnë emocione të gabuara dhe përfundojnë të dështuar.
Rrënjët e veta në ndërtimin e emocioneve të kësaj natyre shpërfaqin edukimin e dobët dhe jo demokratik në kuptimin emancipues, duke mos ndarë linjën në mes njeriut problematik dhe njeriut sakrifikues për kauza të larta në mbrojtje të atdheut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".