Mbrojtja e votës së lirë nga abuzuesit të mos mbetet në mëshirën e ligjeve të deformuara, të garantohet edhe masat e sigurisë, më të ashpërsuara

Mbrojtja e votës së lirë nga abuzuesit të mos mbetet në mëshirën e ligjeve të deformuara, të garantohet edhe masat e sigurisë, më të ashpërsuara
Mbrojtja e votës së lirë nga abuzuesit të mos mbetet në mëshirën e ligjeve të deformuara, të garantohet edhe masat e sigurisë, më të ashpërsuara

Dardan Grapci

  • 26 July 2024 - 19:12

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Parandalimi i abuzimit me vote në zgjedhjet e reja parlamentare nuk mundë të  ndodhë vetëm  duke improvizuar ligjet ekzistuese kinse është bërë diçka për të ndryshuar e avancuar, por vota e qytetarit mbrohet nga abuzimi fillimisht duke i montuar kamerat nëpër çdo vend votim,  si dhe të monitorohen non stop nga policia e Kosovës. 

-Të gjithë e dimë se në të kaluarën ka pasur shumë dallavere me vota,  ku shiteshin e bliheshin votat,  sepse kishte që  disa i shinin me shumë  dëshirë, por në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka gjasa që mundë te ndodhë të përsëritet kjo me një përqindje shumë të vogël , si rezultat i projektit për instalimin e kamerave për vëzhgim gjatë gjithë kohës së procesit. Prandaj ajo çka duhet të ndodhë nga fillimi i procesit zgjedhor e deri në fund të numërimit të votave, duhet të angazhohen edhe polic civil brenda sallave ku bëhet numërimi dhe brenda çdo vend-votimi të cilët do të kenë rolin e vëzhguesit aktiv. Për ta kthyer besimin te qytetarët, partitë politike duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe të mos i rikandidojnë analfabetët që tash janë ulur në Kuvend. Jam i bindur që ata deputet që kanë qenë të dobët dhe të korruptuar më nuk do të votohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë. Lakmia për tu pasuruar për një madnat nga politika, do ta bëjë garën e fortë dhe me konkurrencë shumë të ashpër edhe brenda të njëjtit subjekt politik. Nuk do të jetë e lehtë të kontrollohet mbarëvajtja me deformimin që ja kanë bërë ligjit duke lënë që të votohen 10 kandidat brenda një liste. Kjo zgjidhje nuk është aspak në funksion të parandalimit të abuzimit me votë në zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat po afrohen vitin tjetër. Zgjidhja ligjore e cila është bërë në emër të reformës,   me krijimin e kushteve që votuesit në listë të votojnë grupin prej 10 kandidatësh nga subjekti i tyre politik i preferuar, mundë të abuzohet skajshmërisht dhe të krijohen probleme. Në vend të reformimit dhe ndarjes zonale, ku deputeti do të ishte përfaqësues besnik i Zonës përkatëse, është shkuar nga motivi tjetër , i fuqizimit të një zone zgjedhore sikur që ka qenë Kosova në të kaluarën por është bërë dyfishimi i numrit të kandidatëve të cilët votuesi është i obliguar për ti votuar në subjektin e caktuar politik.

Me këtë formulë është ndërlikuar bukur shumë procesi prandaj duhet kujdestaruar të gjithë aktorët që e monitorojnë ditën e zgjedhjeve procesin e votimit që të pamundësohet maksimalisht cilado formë e përpjekjes për abuzi, për shitje e blerje të votës. Këtë e them pasi që ka  rrezik serioz që kjo formë e ristrukturimit të ligjit të abuzohet nga grupet  e interesit brenda subjekteve politike që përmes lobimit të kandidatëve  në grupet dhjetëshe të sigurojnë më lehtë mundësinë e blerjes së votës në grup, dhe kështu zona të caktuara të republikës të mbeten fare të pa përfaqësuara në legjislaturën e re. Blerja e votës përmes sekserëve të kandidatëve për deputet ka qenë një lloj tradite që me dekada është ndërtuar në Republikën e Kosovës, por së pakut ka qenë më pak problemore sepse kishte vetëm 5 deputet brenda një liste  për të cilët kërkohej votimi.

Tani me grupet dhjetëshe është më i lehtë sigurimi dhe kontraktimi i çmimit të blerjes për grupin sepse kostoja e mbulimit në grup më të madh gjithsesi do të jetë më e përballueshme  dhe më e lehtë për tu menaxhuar dhe mos zbuluar operacionet e veprimtarisë së krimit të organizuar që gjithsesi e ka infektuar edhe procesin elektoral, duke sjell në parlament deputet nga më të pa merituarit dhe më të dobëtit që ka pasur Kosova në këto dy dekada e gjysmë të parlamentarizmit  në realitetin e ri të Kosovës, në liri dhe shtet ndërtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".