Rreziku i dështimit të shtetit të Kosovës vjen nga njerëzit që bartin funksione publike, ngase nuk e din se si funksionon shteti!

Rreziku i dështimit të shtetit të Kosovës vjen nga njerëzit që bartin funksione publike, ngase nuk e din se si funksionon shteti!
Rreziku i dështimit të shtetit të Kosovës vjen nga njerëzit që bartin funksione publike, ngase nuk e din se si funksionon shteti!

Agim Bajrami

  • 28 July 2024 - 08:58

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami 

Shteti ka krejt funksion tjetër, dhe roli kryesor i tij  dhe i vetëm është  për ti mbrojtur dhe shërbyer interesave legjitime të qytetarëve, dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve të tyre para autoriteteve të institucioneve të brendshme  dhe ndërkombëtare në kuadër të kornizës së ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.
Rasti i Faton Hajrizit është shembulli më drastik i mos funksionimit të shtetit të Kosovës.

-Është e sigurt ,se bartësit e autorizimeve publike në strukturat shtetërore të shtetit të Kosovës nga niveli i ultë i hierarkisë shtetërore , deri te i funksionit të kryetarit të shtetit nuk e kanë e njohurin minimale të natyrës dhe funksionimit të shtetit. Roli i shtetit nuk është të zhvatësh buxhetin e taksapaguesve , e as të dalësh në zyre e të fotografohesh dhe të reklamohesh para publikut , dhe as të zhvillosh propagandë për diçka që është e kundërt me atë që bënë.

Shteti ka krejt funksion tjetër, dhe roli kryesor i tij  dhe i vetëm është  për ti mbrojtur dhe shërbyer interesave legjitime të qytetarëve, dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve të tyre para autoriteteve të institucioneve të brendshme  dhe ndërkombëtare në kuadër të kornizës së ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Rasti i Faton Hajrizit është shembulli më drastik i mos funksionimit të shtetit të Kosovës. Nuk kemi ndonjë vlerësim zyrtar se si u arratis nga institucioni korrektues në Smrekovnica ,dhe si është trajtuar gjatë kohës vuajtjes së dënimit,dhe pse nuk ka përfitua nga amnistia shtetërore në kërkesën e tij,dhe pse nuk ka asnjë përgjegjësi penale e as disiplinore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe në vetë Ministrin e Drejtësisë , duke filluar nga ministrja ,sekretari permanent ,drejtoret e institucioneve korrektuese,kuadri i sigurimit dhe stafi tjetër mbështetës profesional .Dhe në analogji me rastet e përgjegjësisë shtetërore në venet me kulturë , përgjegjësi e vetëdije demokratike të shteteve evropiane me demokraci të avancuara ,përgjegjësia është elementi thelbësor i funksionimit të shtetit modern .Dhe në ato vende me demokraci të avancuar,ministrat japin dorëheqje vetëm nga ndjenja e përgjegjësisë morale,dhe këto ndodhin në vendet me vlera të larta të përgjegjësisë shtetërore e njerëzore. Rasti edhe më drastik ka të bëjë , se  opinioni publik dhe familjaret nuk e kanë një version zyrtar , se si u vra Faton Hajrizi nga forcat e shumta policore ,dhe pse duhet privatisht të angazhohen familjaret e Fatonit, për kthimin e trupit të tij në Kosovë ,dhe pse duhet të maltretohet nëna e Faton Hajrizi dhe të shkon para policisë së Serbisë ata të cilët e vranë Fatonin e të jap mostrat e gjurmëve , e të maltretohet  nën pretekstin se nëse donë ta merr trupin e Fatonit ,me kushtëzimin se,duhet të bënë  këtë apo atë....Dhe çka bënë shteti i Kosovës për këto raste, dhe bartësit e funksioneve publike,pse nuk zhvillojnë procedura zyrtare ,dhe nëse kërkohen gjurmët e nënës për të identifikuar trupin e Fatonit ,ajo mund ti jap para policisë së Kosovës apo EULEX-it dhe t 'u dërgohen autoriteteve të shtetit serb në rrugën zyrtare të kanaleve diplomatike përmes mekanizmave dhe institucioneve ndërlidhëse ndërkombëtare.
Ka shumë shtete në botë ,interesat ndërshtetërore edhe kur nuk kanë marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre ,interesat e tyre ndërshtetërore i realizojnë përmes palëve të treta, e jo si në rastin e Faton Hajrizi nuk kemi marrëdhënie diplomatike e ndërshtetërore me Serbinë dhe puna mbaron me këtë fjalë. Dhe kështu autoritetet e shtetit të Kosovës më së lehti e kanë, të lëshojnë një deklaratë në fb zyrtar " se Serbia nuk bashkëpunon dhe nuk na njef" ,dhe këtu përfundon mos puna dhe e gjitha e zyrtareve shtetërorë të Kosovës dhe padituria  e bartësve të funksioneve publike dhe të vetë politikë bërjes kosovare.

Ndërkaq vazhdon maltretimi i nënës së Faton Hajrizit , nga shteti i Kosovës dhe i Serbisë, dhe për të vetmen arsye, se në shtetin e Kosovës janë të punësuar dhe të emëruar ,njerëzit e pa dijshëm, të pa përgjegjshëm dhe me formim zero të përgjegjësisë dhe vlerave njerëzore. Vlerësimin zyrtar , se si ka ndodhur me rastin e vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi dhe kthimi i trupit të tij në Kosovë ,është detyrë dhe përgjegjësi ekskluzive e shtetit të Kosovës, e jo maltretimi i prindërve të Faton Hajrizit përmes rrugëve private!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".