Lexoni edhe:
BE i jep Serbisë goditjet e para paralajmëruese, marrëveshja e dakorduar me Kosovën në Bruksel dhe në Ohër e obligueshme ligjërisht për tu zbatuar
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Se sa thellë është e lidhur drejtësia me krimin në Kosovë e tregon edhe rasti i së premtes 26 korriku ku për shkak se në seancën caktuar nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dështuar të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit Metush Biraj për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit” dhe të dy të tjerëve Shkodran Pulaj dhe Naim Osmani për veprën penale “dhënia e ryshfetit”.
-E kam cekur shumë herë, dhe do e them përsëri, së gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë e zeza e qytetarëve, e zeza e madhe e këtij populli, sepse në vend që ta mbrojnë viktimën ata e mbrojnë dhe e lirojnë të akuzuarit, pra kryesit e krimit, kurse viktimën madje në ndonjë rast edhe e kërcënojnë, ose i thonë që mos të ankohet tutje. Qeveria e Kosovës nuk duhet të pres më, por në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar duhet që sa më shpejtë që është e mundur ta përmbyllin procesin e filluar e të mbetur pezull lidhur me ligjin e Vettingut. Nuk po ndodhin këto keqpërdorime nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë vetëm në një vend, sikur që ishte rasti i fundit vetëm ne Prizren, por kudo brenda territorit të Kosovës, në sistemin e drejtësisë ka devijime, keqpërdorime, korrupsion e çka jo tjetër, vetëm drejtësi të mirëfilltë dhe profesionale jo . Prandaj Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) duhet të jetë sa më serioze, duhet ti mbron dhe argumenton gjithmonë aktakuzat të cilat i ndërton dhe paraqet para gjykatës me fakte. Ndryshe më mirë le të mbyllen dhe mos të ekzistojnë, sepse me quajt veten prokurorë e nga ana jetë të korruptohesh, atëherë shtrohet pyetja se ku është këtu Ligji dhe ku ka mbetur betimi për zbatim të drejtë dhe të pa anshëm të ligjit?.
Gjithashtu nuk është hera e parë që prokurorët apo të akuzuarit nuk paraqiten para gjykatës, sepse janë mësuar me mos prezencën e tyre, sepse me këtë sjellje ata edhe mundë ta shpëtojnë klientin, pra kur bëhet falë për mungesën e prokurorit, ose të shpëtohen nga dënimi i merituar të akuzuarit, kur bëhet fjalë për mungesën e vazhdueshme nëpër seanca të personave të akuzuar të cilët do të duhej dhunshëm të kapen e të dërgohen në gjykatë. Nëse vazhdohet me këtë trend nga gjykatat e Kosovës, atëherë unë i bej apel edhe Ambasadës amerikane në Prishtinë që ta sjellë në Kosovë një kontingjent hetuesish të CIA-s dhe FBI-së për ti hetuar lidhjet e nëntokës së krimit të organizuar që i kanë zyrtarët e shumë në sistemin e drejtësisë, së bashku me krerët politik. Pra le të hetohet e gjithë politike dhe sistemi gjyqësor dhe shërbimi policor. Unë mendoj se pikërisht aktakuza e ngritur ndaj zyrtarëve të gjykatës në Prizren për keqpërdorim të pozitës së tyre zyrtare, është vetëm edhe një fakt tjetër në kulmin e piramidës së korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka kapur me dekada sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe parandej është vetëm ligji Vetting ai përmes të cilit do mundët për tu pastruar e çliruar, dhe profesionalizuar.
Siç është raportuar të premten, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H., dhe I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ata akuzohen se nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024, pra për dy vite të plota, duke shfrytëzuar akomodimin e tyre në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, D.H., në pozitën e bashkëpunëtorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ekzekutimin e dënimeve, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor.
Pra kemi të bëjmë me një lidhje direkt me krimin, të dëshmuar dhe të faktuar e cila nuk do të duhej shpëtuar pa u ndëshkuar ashpërsisht penalisht. Se sa thellë është e lidhur drejtësia me krimin në Kosovë e tregon edhe rasti i së premtes 26 korriku ku për shkak se në seancën caktuar nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dështuar të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit Metush Biraj për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit” dhe të dy të tjerëve Shkodran Pulaj dhe Naim Osmani për veprën penale “dhënia e ryshfetit”. Aktakuza ndaj ish-prokurorit Biraj dhe dy të tjerëve u ngrit më 4 mars 2024.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"