Gjergj Basta gjeneral i talentuar arbëror i cili shërbeu në ushtrinë perandorake të habsburgve të Austrisë

Gjergj Basta gjeneral i talentuar arbëror i cili shërbeu në ushtrinë perandorake të habsburgve të Austrisë
  • 29 July 2024 - 21:34

Nga: Gjon Keka 

-Gjergj Basta gjeneral i talentuar arbëror i cili shërbeu në ushtrinë perandorake të habsburgve të Austrisë.

Gjergji ishte djali i Dhimitër Bastës, një arbëror epirot, familja Basta thuhet se ka emigruar nga Arbëria pas vdekjes së Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) dhe janë vendosur në Mbretërinë e Napolit, ku më pas Gjergj Basta erdhi në Austri dhe hyri në shërbim ushtarak të perandorisë Habsburge këtu në Austri.

Një kronik europiane (H.G.M., 1852) e përshkruan atë kështu:

„Edhe atëherë, ushtria e Austrisë kishte gjeneralë me arsim të lartë për kohën e tyre dhe të cilët gjithashtu fituan famë si shkrimtarë ushtarakë. Tashmë kemi folur vazhdimisht për të shkëlqyerin Lazarus von Schwendi dhe veprat e tij. Pranë tij është konti Gjergj Basta, i cili lindi në Taranto në vitin 1550,dhe u transferua nga Parma në shërbim perandorak në vitin 1599, shkoi në Transilvani si gjeneral-lejtnant, mori komandën supreme në Hungari më 1604 dhe vdiq në vitin 1606.

Pavarësisht lakmisë dhe mizorisë së tij në fushë,Basta ishte një gjeneral me përvojë dhe iniciativë, i arsimuar në shkollën e famshme të luftës Farnese, dhe për këtë arsye ishte i veçantë dhe pothuajse i huaj për praktikat e zakonshme të shkollës austro-gjermane.

Ndër të tjera, ai shkroi dy vepra taktike: "Il Maestro di campo generale" (Venecia 1606), dhe "Governo della cavalleria leggiera" (1612).“ Arbërori ynë Basta i shkroi këto vepra të karakterit ushtarak ,bazuar në talentin ,njohurin që kishte fituar nga përvoja dhe shkollimi në artin luftarak, veprat e tij u botuan dhe u përkthyen edhe në gjuhën gjermane.

Ai kishte edhe një vëlla tjetër Nikollë Basta i cili ishte poashtu i talentuar si një gjeneral i kalorësisë dhe poashtu ishte guvernator i Geldernit ,Nikolla vdiq në Bruksel pa lënë trashëgimtar pasi nuk ishte i martuar.

Gjenerali Gjergj Basta thoshte kështu ; „Karabineri përdoret për sulme të shpejta për të larguar kuajt e armikut nga fusha dhe fshatrat përreth. Ndonëse një pjesë të madhe të punës së tij e kryen në këmbë, ai duhet të bëjë edhe shumë gjëra që kërkojnë shpejtësi të madhe,p.sh. përgatitjen e fushës, lëvizjen kundër armikut, ndjekjen e armikut gjatë arratisjes etj.“

Kjo është  është stema e familjes fisnike arbërore Basta:

Image

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"