Pas fundit tragjik të Faton Hajrizit në Serbi, secila palë dëshiron ta paraqet ngjarjen për mbulim të dështimit në trajtimin meritor ligjor

Pas fundit tragjik të Faton Hajrizit në Serbi, secila palë dëshiron ta paraqet ngjarjen për mbulim të dështimit në trajtimin meritor ligjor
Pas fundit tragjik të Faton Hajrizit në Serbi, secila palë dëshiron ta paraqet ngjarjen për mbulim të dështimit në trajtimin meritor ligjor

Agim Bajrami

  • 30 July 2024 - 07:39

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Aty si në të gjitha institucionet tjera vërehet ,vlerësimet jo profesionale që bëhen ndaj të burgosurve për shkallën e riedukimit dhe për rrjedhojë e vlerësimit jo real dhe trajtimit jo profesional e të barabartë të personave në vuajtje të dënimit. Dhe në ndërlidhje me gjykatat shfaqen pakënaqësitë te personat në vuajtje të dënimit lidhur me masat e aplikuara edukative ndaj personave si jo të përshtatshme për zhvillimin e personalitetit dhe jo kompetente dhe jo adekuate. Dhe kjo shpjegon se të punësuarit e stafit janë jo profesional e të politizuar në institucionin e SHKK. Në këtë institucionin shihet qartë që dominon jo profesionalizmi, pa përgjegjësia dhe mungesa e zbatimit të ligjshmërisë dhe nga menagjmenti dhe stafi i punësuar.

- Kohët e fundit, është bërë lajmi kryesor në mediet e Kosovës, për të burgosurin e arratisur , dhe i vrarë në Serbi, Faton Hajrizi , në vend që mediet kosovare të përafrojnë vlerat e punës, arsimit, sjelljen e mirë njerëzore dhe vlerat e përgjithshme në shoqëri. Me të burgosurin e arratisur është marr edhe Ministri i PB në Qeverinë e Kosovës, dhe kjo shprehë keqardhjen politike e profesional dhe menagjerial të institucioneve publike në Kosovë. Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar në Nëntor të vitit 1999 kur unë edhe isha i punësuar në këtë institucion në kuadër të Departamentit të Drejtësisë/UNMIK.

Ndër të parët e burgosur, si i mitur ka qenë Faton Hajrizi. Të gjithë personat e paraburgosur në atë kohë , kanë gëzuar trajtimin maksimal ligjor e edukativ. Për kohën në të cilin kam punuar, dhe sidomos e kam trajtuar rastin e Faton Hajrizit me stafin ndërkombëtar dhe i cili ka qenë si të gjithë të burgosurit tjerë të trajtimit maksimal ligjor. Ai një kohë e ka kaluar në burgun hetues në Prishtinë, dhe më pastaj në burgun e të miturve në Lipjan. Mënyra e arratisjes nga burgu për mua është shumë e komplikuar dhe shumë thjesht e pa mundur arratisja e tij nga ndihma e brendshme. Në atë kohë kanë ikur janë arratisur edhe të burgosurit serb që hetoheshin për krime lufte. Edhe rastin e arratisjes të personave që dyshoheshin për krime lufte, e kam paraqit dhe shprehë dyshimet e mija në mbledhjet e 'task forcës' ,se kjo ka mundur të ndodh me pjesëmarrjen e ndihmës nga brenda. Arratisja ka ndodhur edhe në Bondstil nga i dyshuari i rastit "Merdari" që mbahej aty,edhe ky rast pa ndihmën nga brenda nuk do të mund të ndodhej, aq më parë, në vendin e treguar nga autoritetet e Bondstilit që e tregonin lidhur me ngjarjen e personit të arratisur. Dhe së fundi , i burgosuri i arratisur nga institucioni korrektues i Smederevës si institucion gjysmë i hapur, e paraqet gjendjen e mjaftueshme në të cilin gjendet profesionalizmi dhe menagjmenti i SHKK. Aty si në të gjitha institucionet tjera vërehet ,vlerësimet jo profesionale që bëhen ndaj të burgosurve për shkallën e riedukimit dhe për rrjedhojë e vlerësimit jo real dhe trajtimit jo profesional e të barabartë të personave në vuajtje të dënimit dhe në ndërlidhje me gjykatat shfaqen pakënaqësitë te personat në vuajtje të dënimit lidhur me masat e aplikuara edukative ndaj personave si jo të përshtatshme për zhvillimin e personalitetit dhe jo kompetente dhe jo adekuate. Dhe kjo shpjegon se të punësuarit e stafit janë jo profesional e të politizuar në institucionin e SHKK. Në këtë institucionin shihet qartë që dominon jo profesionalizmi, pa përgjegjësia dhe mungesa e zbatimit të ligjshmërisë dhe nga menagjmenti dhe stafi i punësuar. Me të gjitha këto dështime në SHKK nuk ka deri më tani zhvillim të procedurave ligjore të përgjegjësisë ligjore , të menagjmentit dhe të stafit jo profesional. Dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj nga pa përgjegjësia profesionale e menagjeriale ,viktimë e recidivizmit të personave nga vuajtja e dënimit e të arratisur, janë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë. Dhe së fundi dyshimet e vrasjeve të policit serb dhe të plagosjes rëndë të policit tjetër në kufirin e Serbisë me BH nga i arratisuri Faton Hajrizi , nga rrëfimet e aktoreve të ndryshëm , të dërgojnë në versionin imagjinar si rast i intelegjencës artificiale nga paraqitja e versioneve trilluese dhe pa kurrfarë sensi profesional. Secila palë dëshiron ngjarjen te paraqet për mbulimin e dështimit ligjor, edukativ të qytetarëve brenda shoqërisë së tyre,si në Serbi e Kosovë ,tipike të versionit të mendësisë ballkanike, me prirjet , për të hedhë fajin te tjetri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".