
Lexoni edhe:
Serbia e sheh BE-në dhe SHBA-të vetëm si bankomat nga i cili vazhdimisht është duke vjelë para
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Nëse subjektet politike vërtetë bazohen në interesin e përgjithshëm të demokracisë dhe transparencës, atëherë do të ishte më mirë që të akordohen kësaj radhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare, që ato të nxirren nga dimri dhe të mbahen në fillim të stinës së pranverës dhe kështu të krijohet mundësi më e madhe e daljes në zgjedhje nga ana e qytetarëve. Do të ishte serioze në përfitim të të gjithëve sepse po u shtyn për një muaj afati i zgjedhjeve nuk humb dhe nuk fiton askush, fiton vetëm demokracia.
Do të ishte mirë që sa më shpejtë, të gjithë krerët e partive politike të pranojnë të takohen me Presidenten, por sido që të ndodhë dhe kurdo që vendoset të mbahen zgjedhjet, në kohë dimri apo në pranverën që vjen, përsëri do të ketë dalje të dobët në zgjedhje, do të ketë abstenim të madh të qytetarëve nga dalja në zgjedhje. Arsyeja është për shkak të keq-qeverisjes me dekada nga ish-qeveritë e kaluara. Prandaj si mbajtën zgjedhjet në vjeshtë, në dimër, janar...shkurt, mars ose prill, nuk do të ketë asnjë ndryshim të madh dhe stimulim në pjesëmarrje të qytetarëve në për të dalë për të votuar në zgjedhje.
Qytetaret janë lodhe nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e politikanëve, sidomos atyre që tashmë janë në pushtet, kështu që në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen,
do të ndodhë edhe një rotacion prej 180 shkallësh ku i gjithë spektri politik por edhe bashkësia ndërkombëtare do të befasohen. Kjo do të ndodhë sepse në qeveri do të hyjnë njerëz që do e bëjnë ndryshimin drastik të Kosovës për të mirë, duke filluar me votimin e ligjit të Vettingut dhe shume ligjeve tjera që do të jenë në të mirë të qytetarëve. Nëse subjektet politike vërtetë bazohen në interesin e përgjithshëm të demokracisë dhe transparencës, atëherë do të ishte më mirë që të akordohen kësaj radhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare, që ato të nxirren nga dimri dhe të mbahen në fillim të stinës së pranverës dhe kështu të krijohet mundësi më e madhe e daljes në zgjedhje nga ana e qytetarëve. Do të ishte serioze në përfitim të të gjithëve sepse po u shtyn për një muaj afati i zgjedhjeve nuk humb dhe nuk fiton askush, fiton vetëm demokracia. Deri më tash, zgjedhjet e kaluara të mbajtura në sitën të dimrit ose në vjeshtë e vonshme nëpër mot të ftohtë kanë rezultuar edhe me pjesëmarrje të dobët të qytetarëve në zgjedhje, që bashkë me zhgënjimin për mashtrime e premtime të kota, ka ndikuar që dalja te jetë shumë e vogël, me tendencë zvogëlimi të daljes në zgjedhje nga viti në vit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".