
Lexoni edhe:
SHTABI I GJENERALËVE TË UÇK- SË NË HAGË DHE HESHTJA E TURPSHME SHQIPTARE
Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra
Në rastin konkret, rritja e numrit të veteranëve, Qeveria duhet domosdo të njoftohet, kush i shton ata numra, individi apo komisioni (nëse dihet kush ka autorizim) apo fare pa kompetencë mundet dikush a shumë kush në emër të "Bajram Begut" të luaj me normat ligjore të shtetit. Për sabotime është parë edhe nga opinioni i gjerë publik.
SHTABI I GJENERALËVE TË UÇK- SË NË HAGË DHE HESHTJA E TURPSHME SHQIPTARELexoni edhe:
-Në ruajtjen e rendit publik dhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore qytetare e shtetërore, gjykatat janë përgjegjëse. Sistemi juridik me mjetet e veta ligjore, që rrjedhin nga Kushtetuta e vendit, janë në gjendje në mënyrë permanente të hulumtojnë, të procedojnë dhe të sanksionojnë të gjithë elementet abuzive e kundër ligjore. Askush tjetër nuk ka kompetenca për të zgjidhë dhe për të ruajtur rendin kushtetues të vendit. Rritja e numrit të veteranëve të luftës, pa dijen e institucioneve të shtetit është një paradoks. Qeveria i ka ministritë e veta për të gjithë resorët e paraparë. Dhe ata (atyre që u përket) duhet të avancojnë në detyrime në rast se shteti është dëmtuar ose aktualisht dëmtohet nga kush do qoftë. Në rastin konkret, rritja e numrit të veteranëve, Qeveria duhet domosdo të njoftohet, kush i shton ata numra, individi apo komisioni (nëse dihet kush ka autorizim) apo fare pa kompetencë mundet dikush a shumë kush në emër të "Bajram Begut" të luaj me normat ligjore të shtetit. Për sabotime është parë edhe nga opinioni i gjerë publik.Në rast se, dikush apo nga mafiet po e "luajnë gurin" e themelit, atëherë le të përgjigjet për këtë vepër kriminale, prej atij parit e deri te ai i fundit. Shteti duhet të posedojë aq forcë sa të ndalohen abuzimet e tilla. Ndryshe, ky është dështim jo veç i gjykatave dhe prokurorive.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".