Lexoni edhe:
Për ruajtjen e raporteve të mira me BE, Vuçiq përgatitë një plan të arrestimit “teatral” për Milan Radojçiqin
Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani
Tash numri po shtohet ndoshta, por problemi është mbetur dhe kjo do të ndikoj keq për veteranët e vërtetë që do të duhej punuar për të ju rritur pensioni i veteranit. Pra do të ketë probleme edhe më të mëdha.
-Është vërtetë për tu habitur dhe pyetur se çka është duke ndodhur kështu, si dhe kush po luan akoma me numrin e veteranëve të luftës në Kosovë? Siq po raportohet, Enti Shtetëror i Statistikave të Kosovës, së fundi ka nxjerrë në raport analitik sipas të cilit numri i veteranëve të luftës nuk është duke u zvogëluar, por akoma është duke u shtuar!
Kjo do të thotë se prokuroria nuk e ka krye punën e vetë. Pra tash e për shumë vite asnjëherë nuk është dënuar askush për veteran të rrejshëm. Tash numri po shtohet ndoshta, por problemi është mbetur dhe kjo do të ndikoj keq për veteranët e vërtetë që do të duhej punuar për të ju rritur pensioni i veteranit. Pra do të ketë probleme edhe më të mëdha. Tani po shihet që nuk ka kudh të ngris padi për një numër që kotë kanë marr paga e që duhet të ja kthejnë shtetit ato para. Kjo gjendje po vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndryshim pozitiv. E keqja është se me këso lloj veprimesh edhe shteti po pengohet që ta planifikoj pagën reale për veteranet, për në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".