Gjykata Kushtetuese në shërbim të opozitës si mjet për pengimin dhe bllokimin e agjendës së reformave me interes për shtetin

Gjykata Kushtetuese në shërbim të opozitës si mjet për pengimin dhe bllokimin e agjendës së reformave me interes për shtetin
Gjykata Kushtetuese në shërbim të opozitës si mjet për pengimin dhe bllokimin e agjendës së reformave me interes për shtetin

Gani Qarri

  • 31 July 2024 - 22:08

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Tash e një vit, janë me dhjetëra mijëra të punësuar që presin hyrjen në fuqi të ligjit të Qeverisë për pagat, e me të edhe rritjen e të ardhurave të tyre, por fatkeqësisht sikur të mos mjaftonte vonesa e shqyrtimit prej 11 muajsh, ligji nuk mund të hyj ende në fuqi, vetëm për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, nga Gjykata Kushtetuese. Për aq më tepër, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga publikimi i njoftimit që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën, aktgjykimi i plotë për Ligjin mbi Pagën Minimale, çuditërisht ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese?! Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, vërtetë është futur në një rrugë pa krye, krejtësisht të gabuar e madje edhe të njëanshme dhe të ndikuar kriminalisht nga grupet e interesit, duke u kthyer nga një institucion sqarues dhe udhëzues, në një instrument bllokues të ecjes së shtetit përpara në reformat që janë aq të domosdoshme për vendin dhe qytetarët.

-Mbajtja peng e ligjeve që po dërgohen për interpretim nga opozita, në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që proceset më të rëndësishme të reformimit në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit të mbeten akoma procese të bllokuara me pamundësi veprimi për ndryshim pozitiv. Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , me plot të drejtë, kanë kritikuar dhe shprehur hapur, pakënaqësinë e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mospublikimin e plotë të aktgjykimeve lidhur me dy ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me dikasteret e tyre ministrore. Ministri i Financave, Hekuran Murati është ankuar për mbajtje peng të Ligjit për Pagën Minimale me mos publikimin e plotë dhe vlerësimin nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për mos publikim të plotë të aktgjykimit të Ligjit të Byrosë Shtetërore,për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ministrja Haxhiu ka deklaruar se vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve të Kosovës e cila sqaroi për opinionin e gjerë, se janë bërë mbi një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Byrosë Shtetërore, për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë, dhe kjo mënyrë veprimi nuk është gjë tjetër veç se bllokadë e shantazh dhe sabotim i hapur ndaj punës së Qeverisë dhe Ministrisë që ajo e drejton.

“ Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme”, thotë ajo. Pra gati dy vite duke e mbajtur peng në gjykim, vlerësim dhe interpretim juridik ligjin e dërguar aty nga opozita. Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mospublikimin e plotë të aktgjykimit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, pasi që në këtë rast, ngase megjithëse vendimi i gjykatës në fund të qershorit i dha të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për Pagën Minimale, aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar, edhe më shumë se një muaj pas njoftimit fillestar. Pra çuditërisht aktgjykimi i plotë mbi Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën!!!

Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre, por qëkur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk ka hyrë në fuqi, vetëm për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, ka deklaruar Murati. Pra bllokimi në të dyja rastet është tërësisht i qëllimshëm dhe me plan të hapur sabotimi, tek ligji për pagat, për ta bllokuar dekretimin dhe shpalljen e tij për zbatim, kurse tek Byroja shtetërore, duke e bllokuar dhe mos publikuar vendimin e plotë. Këto janë metodat perfide që të pamundësohet korrigjimi i vërejtjeve të theksuara dhe fillimi i hartimit të të njëjtit ligj sipas udhëzimit dhe konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, e me bllokimin e Ligjit për Byronë shtetërore të konfiskimit të pasurisë, përfiton vetëm krimi i organizuar dhe strukturat e ish pushtetarëve të kaluar të lidhur këmbë e krye me nëntokën e krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".