Lexoni edhe:
Milan Radoiçiq do të arrestohet në Serbi vetëm për një gjykim formal
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Pra, këto manipulime i bënë kryebanditët sa për ta marrur përsëri pushtetin. Nuk zgjedhin mjete për të arritur qëllimet e tyre. Kur e them këtë se e bëjnë qëllimisht, e bazoj në faktin sepse po tregojnë edhe statistikat që jo vetëm që tregojnë realitetin, por përkundrazi po rritet edhe më shumë. Kjo ka edhe një qëllim tjetër që sa për të përçarë popullin dhe për ta rrëzuar Qeverinë. Dhe sipas këtyre planeve ta mashtrojnë popullatën se kinse ne jemi ata që ju japim para dhe lloj- lloj mashtrimesh të sojit të tyre.
-Këtë manipulim dhe lojëra të pista me veteranët e luftës është duke e bërë një dorë e qëllimtë tinëzare. Kjo bëhet vetëm e vetëm për ta mashtruar popullatën, për ta mashtruar për qëllime të tyre personale dhe për ta marrë pushtetin. Ne jemi dëshmitarë të kohës se në fund i kanë lënë me gisht në gojë. Personalisht në shkrimet e mia kam thënë publikisht se një ushtar që e ka kapur armën kundër kriminelëve serbo--çetnik dhe mercenarëve sllavo-ortodoks e meriton më së paku 1000 (njëmijë) euro, por jo edhe atyre familjarëve që ju kanë ndarë para nga buxheti i shtetit dhe djersa e bashkatdhetarëve.
Milan Radoiçiq do të arrestohet në Serbi vetëm për një gjykim formalLexoni edhe:
Pra, këto manipulime i bënë kryebanditët sa për ta marrur përsëri pushtetin. Nuk zgjedhin mjete për të arritur qëllimet e tyre. Kur e them këtë se e bëjnë qëllimisht, e bazoj në faktin sepse po tregojnë edhe statistikat që jo vetëm që tregojnë realitetin, por përkundrazi po rritet edhe më shumë. Kjo ka edhe një qëllim tjetër që sa për të përçarë popullin dhe për ta rrëzuar Qeverinë. Dhe sipas këtyre planeve ta mashtrojnë popullatën se kinse ne jemi ata që ju japim para dhe lloj- lloj mashtrimesh të sojit të tyre. Tjetër gjë është se nuk ka shtet, dua të them prokurori për të luftuar krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale. Po të kishte prokurori të mirëfilltë do duhej goditur në kokë kjo dukuri e shëmtuar kriminale. Ndaj përpos këtyre bandave kriminale do të përgjigjen edhe kjo prokurori që heshtin ose e fshehin veprën dhe harrojnë përse e kanë dhënë betimin për ti mbrojtur interesat e shtetit e të popullit dhe jo interesat i kryebanditëve që kanë vënë interesat e tyre personale mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Mendimi im është se kushdo qoftë që manipulon për vota dhe mashtrojnë popullin duhet dënuar.
Pra, nuk duhet zgjedhur mjete se kush janë. Ligji është ligj dhe duhet zbatuar. Dhe, nuk duhet lejuar assesi dhe nuk duhet lënë hapësirë manipuluese bandave të tilla që të luajnë me fatin e popullit për interesa te tyre personale. Kjo është turp shkuar turpit që nuk do duhej të ndodh dhe për të mos ndodhur do të duhej të tregoj forcën dora e shtetit dhe jo të bëjnë sehir ti mbyllin sytë dhe veshët kundër kësaj dukurie të shëmtuar kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".