Lexoni edhe:
Kërkesa e Kurtit qeverisë së Beogradit, për hapjen e arkivave të luftës, goditje e fuqishme me ndikim tronditës
Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni
Puna e komisionit për vlerësimin e listave të kategorive të dala nga lufta duhet të shpallet e pavlefshme. Titullarët para drejtësisë kurse lista të kthehet nga zeroja. Të merren listat nga arkivat e ish TMK-së, jo më shumë se 10.000 veteran, për ta të sigurohet paga minimale dhe kaq. Asnjë zgjidhje tjetër nuk është reale dhe nuk duhet të kaloi.
-Qeveria e Kosovës, nëpërmes zyrës për veteranët e luftës ( zyre në kuadër të kabinetit qeveritar) me urgjencë duhet të ndaloi të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me çështjet statusore të kategorive të dala nga lufta. Mjaft është mjaft. Shoqatat e dala nga lufta nuk janë në nivelin e detyrës, fillimisht ato duhet të reformohen duke organizuar zgjedhje korrekte brenda njësiteve-komunave të tyre. Sekretari tani edhe UD. i Kryetarit të Shoqatës në nivel të vendit, që nga pas lufta është në atë detyrë. Çka mund të ofroi ai më shumë, kur kaluan qe 20 vite pa asnjë sukses?. Cilat ishin angazhimet e tyre në dokumentimin e luftës, në përpilimin e listave, promovimin e vlerave të luftës, futja në korrikulat shkollore të temave nga lufta.
Cilat janë dokumentet me vlerë që i kanë prodhuar ata, cilat veprime të tyre duhet të mbahen në mend. Zero në çdo fushe dhe në çdo segment. Punë hiq, politizim-partizim i skajshëm. Veprimi më i shëmtuar që po ndikon në shpenzimin e parasë publike dhe në zbehjen e vlerave të saj është; Lista e atyre që kontribuuan në çlirimin e vendit. Si u rritë lista për 400%? Kush është në atë listë, në vend se të zvogëlohet lista, së paku nga "biologjia" vdekja e natyrshme ajo rritet me emrat e personave që kanë lindur pas lufte. Puna e komisionit për vlerësimin e listave të kategorive të dala nga lufta duhet të shpallet e pavlefshme. Titullarët para drejtësisë kurse lista të kthehet nga zeroja. Të merren listat nga arkivat e ish TMK-së, jo më shumë se 10.000 veteran, për ta të sigurohet paga minimale dhe kaq. Asnjë zgjidhje tjetër nuk është reale dhe nuk duhet të kaloi.
Si pjesëtar i Ushtrisë së lavdishme çlirimtare,si komandant batalioni, si komandant i betejave më të lavdishme në zonën e operative të Shalës, si komandant i Melenicës, Majdanit dhe Pretenit,ndjehem shumë krenar për pjesëmarrjen dhe krenarin e të qenurit komandant, në kuptimin e plotë të fjalës. Si komandant i të gjithë atyre që edhe pas luftës vazhduan jetën me krenari dhe dinjitet. Si komandant i cili me asnjë presje, nuk e ka ndryshuar listën e pjesëmarrësve që nga Qershori i vitit 1999 e deri më tani. Emrat e njëjtë. Asnjë ankesë nuk është adresuar nga askush, ishin të vetëdijshëm që unë nuk i ndryshoj listat, në listën e 13 dëshmorëve të lirisë asnjë emër i asnjë personi që nuk ka luftuar me ta. Në anën tjetër me vjen shumë keq se si disa nga komandantë u koritën duke grabitur, përvetësuar, duke mos e menaxhuar lakminë për pasuri dhe keqpërdorime tjera. Ajo dorë që i nënshkruan listat me emrat e personave që nuk kanë qenë pjesë e luftës, është dorë e krimit. Në fund, Qeveria duhet ti stopon pranimet e reja, duhet ti afatizoj krerët e shoqatave se pa pastrimin e listave nuk do të ketë pensione e kompensime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".