Lexoni edhe:
Zgjedhjet e reja parlamentare le të jenë shembull i demokracisë
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, që nga viti 2009, është e kapur nga ish pushtetarët e atëhershëm të PDK-s, prandaj kjo gjykatë duhet të reformohet komplet, duhet të ndryshohet me emërime të reja të pa shantazhuara e të pa ndikuara, duke filluar nga kreu i Gjykatës Kushtetuese e deri tek punëtori i sigurimit.
-Tani shumica e atyre figurave politike nga e kaluara, duke përfshirë edhe deputetët që kanë votuar, të cilët kanë qenë në pozitë në vitin 2009, e që sot janë në opozitë, po mundohen që duke vazhduar me kapjen e Gjykatës Kushtetuese ta bllokojnë Qeverinë, e në veçanti dy ministri kyqe, sikur që janë Ministria e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke pamundësuar që ato ligje të cilat në vitin 2009 nuk i kanë votuar vetë ata që ishin në pushtet, ato të bllokohen e të pamundësohen për tu votuar e zbatuar edhe nga kjo Qeveri, duke u anuluar nga kushtetuesja.
Zgjedhjet e reja parlamentare le të jenë shembull i demokracisë Lexoni edhe:
Prandaj Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës duhet që sa më shpejtë të del me një raport dhe ti publikojnë të gjitha aktgjykimet që janë në proces ose kanë përfunduar, duke ju dhënë prioritet Ligjit për pagën minimale dhe Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pa justifikueshme.
Me këto vonesa që janë duke ndodhur qëllimisht, Gjykata Kushtetuese jo vetëm që po i bën dëm popullit të Kosovës, por edhe atyre gjyqtarëve të cilët paguhen nga taksat e qytetareve të këtij shteti. Pra duke qenë e ndikuar nga grupet e interesit, ato të politikës dhe të mafio politikës e nëntokës kriminale, Gjykata Kushtetuese e ka humbur besimin te qytetarët, është futur në një rrugë krejtësisht pa krye, të gabuar e të ndikuar kriminalisht nga grupet e interesit, duke u kthyer kështu nga një institucion sqarues dhe udhëzues, në një instrument bllokues të ecjes së shtetin përpara në reformat që janë aq të domosdoshme. Mbajtja peng e ligjeve që po dërgohen për interpretim nga opozita, ka bërë që proceset më të rëndësishme të reformimit të sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit të mbeten akoma procese të bllokuara me pamundësi veprimi pozitiv për ndryshim. Prandaj me të drejtë kanë reaguar dhe protestuar publikisht edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , të cilët kanë kritikuar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mospublikimin e plotë të aktgjykimeve lidhur me dy ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me dikasteret e tyre ministrore, Hekuran Murati është ankuar për mos publikim të plotë dhe mbajtje peng të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, kurse ministrja Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për mos publikim të plotë të aktgjykimit për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".