Kriminelët e gjenocidit serb në Kosovë dhe Bosnjë, nuk mund të fshihen pas Rezolutës së Jasenovcit

Kriminelët e gjenocidit serb në Kosovë dhe Bosnjë, nuk mund të fshihen pas Rezolutës së Jasenovcit
Kriminelët e gjenocidit serb në Kosovë dhe Bosnjë, nuk mund të fshihen pas Rezolutës së Jasenovcit

Skender Mulliqi

  • 03 August 2024 - 08:52

 

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Politika okupatore e Serbisë ndaj fqinjëve është ka vazhdon, pa i dalë në rrugë BE –ja, e pa vendosur. Pretendimet e Serbisë sidomos i janë shtuar ndaj territoreve shqiptare, jo vetëm të ndajnë Kosovën, pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë. Ishte inerte e politika e deritashme të BE-së, dhe Amerikës, ndaj shtimit të presionit që më luftë serbët të formojnë një Mini Jugosallavi më territoret e Malit të Zi, BH dhe të Kosovës. Madje, ndërmjetësit e deritashëm në bisedime Borrell, Lajçak dhe Eskobar, ia mbajtën krahun bukur hapur politikës serbomadhe , duke e ndëshkuar më masa ekonomike Kosovën, e jo Serbinë luftënxitëse në rajon.

-Rezoluta për Jasenovcin nuk ishte produkt malazez, e dimë se ai është helm i Beogradit zyrtar, i krijuar si kundërvënie rezolutës për gjenocid në Srebernicë. Një krahasim të tillë pushteti i Serbisë së bashku më pro serbët në pushtetin e Malit të Zi, bënë përpjekje për të relatvizuar krimet nga serbët në ish –Jugosllavi. Dhe, qenësorja e rezolutës për Srebrenicën ishte se beteja për narrativen për serbët si viktima të viteve të nëntëdhjeta ka humbur përfundimisht. Kjo ishte edhe arsye pse regjimi pro serb i Malit të Zi, në krye më presidentin Jakov Millatoviqin krye kuvendarin, Andria Mandiqin, dhe më direktivat e Vuçiqit u kthyen në të kaluarën e Luftës së Dytë Botërore , duke përdorë Jasenovcin gjoja si argument.

Duke dashur të përdorin serbët këtë si dëshmi lufte duke u kthyer në statusin mitik të viktimës në atë kohë , nacionalizmi serbomadh pa dashje ra në kurthin e vet ndaj të tjerëve , duke konfirmuar edhe një herë së luftërat dhe gjenocidin në ish –Jugosllavi i shkaktojë Serbia ie Millosheviqit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq edhe më sulmin para ambasadës të Izraelit në Beograd, tentoj të provokon Zagrebin , dhe shpërfaqi gjithë atë nëse dikush nuk e ka pasur të qartë , së Vuçiqi më shegertët e tij nga Podgoricë po i kthehet politikës serbomadhe të lënë në gjysmë , nga Sllobodan Millosheviqi. Kur bëhet fjalë për rezolutën e Jasenovcit shihet qartë së Serbia , po dëshiron të fut pyka në rrugën evropiane te Malit të Zi, për ta kthyer atë më çdo kusht më fytyrë nga Rusia, duke e larguar nga NATO, por edhe për të futur përçarje më Zagrebin zyrtar, i cili edhe ka reaguar për rezolutën e miratuar. Kjo rezolutë dhe tubimi i mbajtur Gjithë serb në Beograd , janë tentim të zyrtarizimit të dokumentit të dalë nga ky tubim, më idenë fashiste “ të gjithë serbët në një shtet”.Tentim bllokimi të Rezolutës për Srebrenicën në OKB, dhe tash kjo rezolutë më motivacion të barazimit të viktimave të luftës gjatë historisë , janë plane të hartuara nga Beogradi .Nuk duhet harruar kur jemi këtu së planet për kthimin e hegjemonisë serbomadhe në rajon, lidhën direkt më politikat e Putinit, për kthim të ndikimit të humbur moti edhe në Ballkan. Jo shumë larg Republikën e Malit të Zi, është konsideruar nga Rusia sikur ta kishte republikë të vetën. Kjo u humbë përfundimisht me shembjen me luftë të ish –Jugosllavisë dhe më ardhjen në pushtet të Millo Gjukanoviqit . BE-së dhe Amerikës gjithnjë e më shumë po i bëhet e qartë synimi i Serbisë, të Vuçiqit, i cili po vepron në të gjitha drejtimet kundër botës perëndimore, e në dobi të Rusisë. Po bëhet e qartë së të gjitha lëvizjet e politikës se Beogradit janë realizimi I synimeve strategjike të dala nga dokumenti i tubimit Gjithë serb. Politika okupatore e Serbisë ndaj fqinjëve është ka vazhdon, pa i dalë në rrugë BE –ja, e pa vendosur. Pretendimet e Serbisë sidomos i janë shtuar ndaj territoreve shqiptare, jo vetëm të ndajnë Kosovën, pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë. Ishte inerte e politika e deritashme të BE-së, dhe Amerikës, ndaj shtimit të presionit që më luftë serbët të formojnë një Mini Jugosllavi më territoret e Malit të Zi, BH dhe të Kosovës. Madje, ndërmjetësit e deritashëm në bisedime Borrell, Lajçak dhe Eskobar, ia mbajtën krahun bukur hapur politikës serbomadhe , duke e ndëshkuar më masa ekonomike Kosovën, e jo Serbinë luftënxitëse në rajon. Është e qartë se Vuçiqi po kërkon politikë lojale të serbëve në ish republikat e Jugosllavisë, duke u paraqitur si udhëheqës i gjithë serbëve. Këtë rrugëtim e kanë paralajmëruar së do të vazhdojnë përmes Mandiqit, i cili ka thënë së do të organizohet edhe një tubim Gjithë serb, si unitet i popullit serbë në Ballkan. Kjo politikë shizofrenike natyrisht së do të vazhdon të destabilizon rajonin,duke shpërfaqur qëllimet e rrezikshme të Aleksandër Vuçiqit dhe ndihmaqarve të tij, Millorad Dodik dhe Andreja Mandiq. Kjo do të thoshte ndryshim të kufijve më luftë në Ballkan. Se a do ti ndalet hovi konceptit etno –kleriko-nacionalist të shekullit të 19-të , nga aleanca ushtarake e NATO-s mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".