Koha e fundit për tu çliruar sistemi prokuroria dhe ai gjyqësor nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Koha e fundit për tu çliruar sistemi prokuroria dhe ai gjyqësor nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar
Koha e fundit për tu çliruar sistemi prokuroria dhe ai gjyqësor nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Gani Qarri 1

  • 03 August 2024 - 08:59

 

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kryeprokurorët e kryegjyqtarët e korruptuar të cilët po vazhdojnë të bashkëjetojnë me krimin e organizuar dhe premtime të rreme se do të bëjnë më shumë në kapjen dhe konfiskimin e pasurisë së plaçkitur nga populli, janë duke krijuar vetëm mjegull, kurse deklaratat afatshkurtra dhe pa asnjë efekt, i përdorin vetëm sa për të mashtruar qytetarët e pa sherr.

-Hetimi dhe konfiskimi i pasurisë së grumbulluar kundërligjshëm ishte temë trajtimi edhe në takimin e KPK-së javën që po mbetet pas , më 30 korrik, e ku është përsëritur serish i njëjti refren. Por deklaratat e rreme të krerëve të KPK-s dhe të KGJK-së, mbeten mashtrimet më të paturpshme me të cilat në takimet e tyre farsë, deklarativisht bëjnë sikur angazhohen për konfiskim sa më të madh të pasurive të krijuara kundërligjshëm nga bosët e mëdhenj të krimit, e nga ana tjetër, ato zotime i shpenzon koha dhe ne si qytetarë, nuk e shohim asnjëherë, asnjë rezultat konkret të veprimit.

Madje nga ky takim, raportohet se si Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara që janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Në njoftim thuhet se është parashikuar edhe mundësia e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara apo edhe e shfrytëzimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, “me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit të shtetit për shkak të mos veprimit adekuat të prokurorëve”. Mirëpo edhe pse flitet për një simbolikë të aseteve të konfiskuara të cilat do duhej të trajtohen më me efikasitet, pra të shiten e të përfitojë shteti, përsëri nuk jepen detaje në shifra se sa janë ato dhe për çka bëhet fjalë konkretisht. Pra të gjitha informatat mbeten sekret nga opinion publik sepse vet prokurorët dhe drejtësia e kalbur, janë të vetëdijshëm se nuk mundë ta arsyetojnë mospunën e tyre, me disa konfiskime qesharake , të cilat nuk e arsyetojnë as për së afërmi, as buxhetin e pagave të cilat i marrin, pothuajse kot dhe atë si në KPK, ashtu edhe në KGJK. Kështu që pikërisht bllokimi i ligjit të Vettingut, po shfrytëzohet dhe keqpërdoret hapur dhe publikisht edhe nga vet Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e të ndikuar nga nëntoka e krimit të organizuar, që të vazhdojnë me të njëjtin avaz, bashkëjetesën kriminale me krimin e korrupsionin galopant, pa u trazuar, as pa u frikësuar fare?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".